A janë këto FOTO prova se fluturimi MH370 ka pasur këtë fat?

28 Mars 2014, 18:43Politika TEMA
A janë këto FOTO prova se fluturimi MH370 ka pasur këtë fat?

Ndërkohë që çdo ditë vijnë lajme se në Oqeanin Indian shihen nga pamjet satelitore mbeturina të asaj që mund të jetë fluturimi MH370 i Malaysian Airlines, spekulimet për mënyrën se si është rrëzuar avioni nuk mungojnë.

Teza më e fundit është se avioni është rrëzuar pas një zjarri që ka shpërthyer në kabinë.

Një gjë e tillë i ndodhi tre vite më parë pikërisht një avioni Boeing 777 në Egjipt.

Eksperti Stewarts Law, që ka shqyrtuar një seri katastrofash ajrore, beson se avioni u përplas pas një zjarri në kabinë si në rastin e Egjiptit.

Avioni ishte gati për t’u nisur, kur në kabinë shpërtheu një zjarr, që ishte shumë i fuqishëm për t’u shuar.

Zjarrfikësit e aeroportit arritën ta shuajnë atë pas një ore.

Pasagjerët shpëtuan pa probleme.

Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende me saktësi, por mendohet se zjarri shpërtheu pranë tubit furnizues me oksigjen të pilotit dhe sistemi i oksigjenit ndihmoi në përhapjen e tij.

Pas incidentit, sistemi i shpërndarjes së oksigjenit u ndërrua në avionët Boeing me një kosto prej 2500 dollarësh.

Nuk dihet nëse avioni i Malaysia Airlines i kishte bërë këto ndryshime.

10 komente në “A janë këto FOTO prova se fluturimi MH370 ka pasur këtë fat?”

  1. arsen says:

    Kjo nuk eshte aspak e vertete. Gjeja me e paket qe mund te benin pilotet ishte te jepnin sinjal ne toke. Zjari qe ka djegur kabinen ne foton tuaj, duhet te vazhdoje me shume se 2 ore qe te beje ate kerdi.
    E dini ju se pajisjet e nje avioni jane te ndertuara nga materiale zjarrduruese?
    A e dini se edhe sediljet nuk marrin flake, po bejne vetem tym?
    Pse nuk ua lini eksperteve fjalen, por merreni me supozime?
    Avioni Mailezian eshte rrembyer nga injorante ose pilotet kane vdekur duke cuar ne katastrofe tere ato jete njerzish.
    2500 USD jane vetem shpenzimet e ushqimit dhe kafeve te pasagjereve vajtje-ardhje nga KualaLumpuri ne Pekin

    1. dkty says:

      Po sikur zjarri te kete filluar pikerisht nga sinjalizuesit?!!!

  2. arjan says:

    eshte mese e vertete. nk jemi eksperte por te mendosh kete eshte pa asnje baze.po si ka mundesi qe askush nuk ka telefonuar e cila behet ne 3 sekonda dhe perse GPS apo aparaturat sensitive jane fikur.kjo ska lidhje me zjarrin. te gjithe spekulojm nga pak por une duke para analizat e eksperteve kjo lloj situate eshte e bere nga dora e vete piloteve. arsyen pse e kane bere e dine vetem ata qe nuk jane me dhe ndoshta nuk do gjendet kurre.

  3. lupen says:

    Jo nuk jane.Nuk jane dhe pike.
    Kur te jene ato do ju them se po.
    He per he,jo.

  4. Andi shkoder says:

    Arsen, dmth Tema e trilloi gjithe kete lajm? Sa te poshter.

  5. X says:

    Avioni ka dhe ate qe quhet “Black Box” GPS; RADAR; nuk ka asnje mundesi qe nje avion te zhduket pa lene asnje gjurme!! Ne kohen e sotme jane me GPS edhe makinat.

    1. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

      Jane mo jane po ja qe ndodhi………………

  6. Danny says:

    Miq te dashur komentues… Tema ka perkthyer nje lajm. Dhe citohet mire ai eksperti… Mos na beni kompetentin….

  7. Zhakuuuu says:

    Jo nuk eshte

  8. landi says:

    E gjith kjo teknologji sot ne bote qe prosupozohet se kontrollohet cdo gje atehere eshte nje pikpytje shum e madhe per sigurine e pasagjerve me linjat ajrore,kur sot bota po i shton me shume investimet ne drejtim te pergjimeve se cfare bejne njerezit ne jeten intime,ku eshte kthyer ne nje lloj manjakrie kur4 ne nje kohe per tete ore nuk eshte mundur te idendifikohet venndollja e ketij avioni,ku mund te ishte dhene dhe ndihma e shpejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje