Obama: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën/ Malevany: SHBA po bëhet histerike

28 Mars 2014, 18:55Politika TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën dhe të ulë tensionet.

Sipas BBC, Rusia besohet se ka sjellë dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit lindor me Ukrainën.

Obama i tha CBS se kjo mund të jetë një përpjekje për të frikësuar Ukrainën, ose Rusia ka plane të tjera.

“Mendoj se ka një ndjenjë të fortë nacionalizmi rus dhe një ndjesi sikur Perëndimi ka marrë avantazh ndaj Rusisë në të shkuarën,” tha Obama. “Ajo që kam thënë shpesh është se Putin po e keqlexon Perëndimin dhe politikën e jashtme amerikane”.

“SHBA nuk ka asnjë interes që të rrethojë Rusinë dhe asnjë interes në Ukrainë,” shtoi ai.

Më herët, ish- Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych bëri thirrje për një referendum kombëtar për të përcaktuar statusin e çdo rajoni.

Ndërkohë, nënkryetari i shërbimit sekret rus, Alexander Malevany tha se Rusia po përballet me një rritje të fortë të kërcënimeve të jashtme.

“Dëshira e ligjshme e popullit në Krime dhe në rajone të tjera lindore të Ukrainës po shkakton histeri në SHBA dhe tek aleatët e saj,” tha ai.

Malevany tha se Moska po ndërmerr masa të forta në fushën e inteligjencës, për t’iu përgjigjur përpjekjeve të Perëndimit për të dobësuar ndikimin e Rusisë në një rajon me rëndësi vitale.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha personelit ushtarak të mbledhur në Kremlin të premten se ngjarjet e fundit në Krime janë një test serioz për ushtrinë ruse.

Ai tha se profesionalizmi i ushtrisë ruse ndihmoi në zhvillimin paqësor të referendumit në Krime.

Kurse ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se i gjithë personeli ushtarak ukrainas, besnik ndaj Kievit, është larguar nga Krimea.

13 komente në “Obama: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën/ Malevany: SHBA po bëhet histerike”

  1. UROSH LESHI says:

    Gjer ne vitin 1950-1 “Krime i takonte rusis.Krushkovi pa referendum e shperbelej Ukrainen me “KRIME”.
    Ja arsyja ishte qe ne ate koh rusija per ti pas repubelikat tjera nen konteroll,rusis ju dashke nje aleat i besushem.
    Pasi Ukrainasit ishine me te besushmit po dhe ishin pro rus.Krushkovi e shperbleu Ukrainen me “Krimene”.
    Pasi Ukraina ja kthehu shpinen rusis.rusija ksaje radhe e mer Krimene Me nje referendum.
    Rusija sa i perkete Krimes,eshte e drejta saj.Po sa i perkete Ukraines lindore,
    Rusija ksaje radhe ska drejte se Ukraina lindore ishte dhe eshte pron e Ukraines.
    Sa i perkete te drejtave ruse ne Ukraine,ata i gezojne te gjitha drejta si njerzore po dhe kulturore.
    Kupetohet ne Shqipetarte prap se prap duhete te jemi aleate me perendimin,sidomos me SHBA.

    1. Grigor says:

      Lugina e Presheves me akt administrativ i eshte shkeputur Kosoves. Me logjiken e shkeputjes se Krimese, po te pyes ty si njohes i thelle i histories, a i takon lugines te beje referendum per bashkim me Kosoven? Dhe me qe Krimese Rusia ja quajti legjitim shkeputjen nga Ukraina a duhet te njohe shkeputjen e lugines nga Serbia nqs do te ndodhte?

  2. Atila says:

    Pas kandidimit te Julia Timoshenkos per presidente te Ukraines dhe deklaratve te saj kunder Rusise dua te bej nje parashikim. Dhe mendoj se Ukraina do shkoje drejt ndarjes dhe rajonet lindore me shumice rusofone do kalojne me Rusine nepermjet referendumesh te ngjashme me Krimene. Do kete perpjekje te parendesishme te Ukraines per te kundershtuar vullnetin e rusofoneve gje qe do jete e pamundur me nje Rusi dhe Putin te vendosur per ti mbrojtur ata dhe interesat e veta ne rajon. Perndimi do vazhdoje te beje presion por vetem kaq pasi sic duket eshte vendosur qe Ukraina te fitoje nje qendrueshmeri relative duke u ndare.Jo me shume si deshire e Rusise por si gabim fatal i opozites ukrainase qe vuri pushtetin imediat mbi unitetin dhe teresine territoriale te vendit. Me nje politike nacionaliste dhe gjoja ne emer te “demokracise” opozita qe ka marre nje pushtet jo legjitim po i con rajonet lindore me shumice rusofone ne krahet e Rusise.

  3. Uji i ftohte says:

    Ukraina 100 perqind e tera do perfundoje brenda kufijve te Federates Ruse.

  4. walter W says:

    Bjeri njehere atyre ruseve se shune acarues jan.

  5. Klimax says:

    Ja pra qe Krimea ishte vetem fillimi. Ajo ishte nje prove e forces dhe e rritjes se ndjenjes nacionaliste ne te gjitha territoret ruso-folese ne Ukraine dhe jo vetem.
    Prova e dyte eshte lufta e propagandes me shtimin e forcave ruse ne afersi te kufirit ukrainas te gatshme jo vetem per te mbrojtur “te drejtat” e ruseve ne Ukraine, por edhe “popullin vella ukrainas” nga nje qeveri “naziste dhe e paligjshme”.
    Prova e trete eshte lufta diplomatike dhe psikologjike e ruseve ndaj Perendimit, duke kercenuar kete te fundit se nje nderhyrje e tyre ne Ukraine do te jete kercenim dhe rrezik per interesat ruse.
    Nje situate e ngjashme ka kohe qe po pergatitet ne Moldavi, ndersa ne Bjellorusi pritet vetem nje marveshje dy-paleshe tipike per ribashkimin me Rusine duke krijuar nje izolim akoma me te madh Ukraines.
    Por orekset dhe endrrat e presidentit Putin nuk perfundojne aty. Ai kerkon edhe vendet e Baltikut, pa perjashtuar sigurisht edhe territore polake.
    Eshte kjo nje ndarrje e re e “vijes se kuqe” te Luftes se Ftohte apo fillim i Luftes III Boterore? Koha do e tregoj, por historia na ka treguar se mbas krizave te renda ekonomike kan shperthyer luftra boterore.

    1. yug says:

      Ja dhe prova e katert:

      https://www.youtube.com/watch?v=dkamZg68jpk

      Hajde shqiptare hajde ?

      Shiko o i mjere vetem fillimin e videos me siper se cfare thote “Jo nje Rus” por heroi i luftes ne Kosove – gjenerali Wesly Clarc….

      Shikoni pak fillimin e videos me siper, se nuk do zhgenjeheni….

  6. yug says:

    Keta qe kishin mbi 100.000 trupa ne Irak dhe Afganistan vec e vec, i thone Rusise mos mbaj ti trupa ne territorin tend ne kufi me Ukrainen … ta thone ne at menyre qe duket kerkese normale dhe madje padrejtesi e rende qe po ben Rusia.

    Zoti na ruajt nga fuqia propagandes!

    1. aliu says:

      sigurisht qe superfuqia do i thote mos i afro trupat afer teritorit te ukraines sepse perndryshe do perballesh me Naton dhe do perfundosh sic kane perfunduar diktatoret ne pergjithesi, por qellimi superfuqise eshte qe rusia te demokratizohet,prandaj edhe ka investuar ne kete fushe,duke e futur edhe rusin ne organizmat me te larte te tregetise,Shume firma te fuqishme amerikane kane investuar ne rusi,por rusia nuk mund te beje si te doje,bota ka rregulla se si funksionon,ne se eshte duke ndjekur shembullin e Milloshevicit, ashtu do perfundoi edhe putini, ku sote ne federaten ruse jane shume krahina e shtete autonome qe nuk kane lidhje fare me rusin,por i jane bashkuar asaj me force. Per mendimin tim shperberja e metejshme e rusise eshte e nevojshme, keta banor te kesaj zone te botes u duhet dhene shansi te jetojne ne liri dhe lirin nuk mund ta sjell nje putin i ardhur nga radhet e KGB

    2. safo says:

      zot na ruaj nga dipllomacia idote-thuaj me mire

  7. Agushi says:

    Kjo eshte njelloj sikurse Rusi ti kerkonte SHBAve te hiqte trupat nga kufiri i Meksikes apo te braktiste bazen Guantanamo qe ju a ka rrembyer padrejtesisht Kubes. Nuk dua te mbroj Putin ketu por te theksoj hipokrizine e te dyja paleve.

  8. Boston says:

    ruset I bene te flasin me vete ca afganistanas pa kepuce jo te jene ne gjendje te bejne lufte..keto jane Aventura qesharake te nje kllouni te KGB qe e genjen pasqyra,,USA te jep disa keshilla por kur tregohesh kokforte ..cmimi eshte shume I madh..dhe keta koklakrat e rusise e kane mbush kupen,,,

  9. Kadafi says:

    Nuk e di nga vjen ti, @aliu, por “analiza” jote, është përkufizimi i idiotësisë dhe injorancës…Rusia nuk është ndonjë “shtet i vogël i frikësuar”, por është superfuqi ushtarake dhe ekonomike “i dashur”, që po të “kollitet” njëherë, “i shpëton shurra” gjithë “obamave” të Perëndimit me hipokrizinë e tyre, krijues, mbështetës të diktatorëve dhe pastaj “mbështetës” të “revolucioneve” që vendosin “demokracinë”…(kujto para ca muajsh, rastin e “ndërhyrjes” në Siri nga SHBA…)P.s. Ky shkrim vlen edhe për @Boston (shqiptarin “prej Amerike”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje