I riu vdes duke mbledhur skrap në Librazhd/ Balla: Pasojë e keqqeverisjes së Berishës dhe Imamit

29 Mars 2014, 14:11Politika TEMA

Një 27- vjeçar humbi jetën, ndërsa vëllai dhe xhaxhai i tij u plagosën si pasojë e shpërthimit të një granate.

Ngjarja ka ndodhur në malin Zgarë, pranë fshatit Tokëz në Librazhd, ku tre personat kishin shkuar për të mbledhur skrap.

Nga shpërthimi ka mbetur i vdekur Arben Dosku, 27 vjeç, ndërsa dy të plagosurit lehtë janë, vëllai i viktimës, Alfred Dosku, 21 vjeç dhe xhaxhai Lavdrim Dosku, 45 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe deputeti socialist i kësaj zone, Taulant Balla.

Sipas deputetit të PS-së, aksidenti i rëndë ndodhi në një zonë ku deri para një viti ushtria bënte demontim predhash me shpërthim.

“Si deputet i Librazhdit, i kërkoj Policisë dhe Prokurorisë të fillojë një hetim të plotë për këtë ngjarje, sepse ky ka qenë një aksident që mund të parandalohej nëse ushtria do ta kishte pastruar zonen.

I kërkoj gjithashtu Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të bëjnë menjëherë pastrimin e pikave të tjera të demontimit që Arben Imami dhe shpura e tij e korruptuar në Ministrinë e Mbrojtjes ngriti kudo nëpër Shqipëri.

Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes kishte urdhëruar ndalimin e demontimit në shumë reparte deri në plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të sigurisë, këto janë pasojat e keqqeverisjes së Berishes dhe Imamit, duke minuar deri edhe jetët e njerëzve të pafajshëm.

Sali Berisha dhe Arben Imami, tetë vite në pushtet bënë gjithçka deshën me ushtrinë.

Privatizuan me procedura korruptive pronat e saj, trafikuan armë, demontuan municione jashtë të gjitha kritereve dhe ligjeve me qëllime fitimi personal, ndërsa shqiptarët vuajnë pasojat e regjimit të korruptuar dhe të kalbur të kryeplakut të PD, që sot mori jetën e një të riu,” thotë Balla.

32 komente në “I riu vdes duke mbledhur skrap në Librazhd/ Balla: Pasojë e keqqeverisjes së Berishës dhe Imamit”

  1. Uji i ftohte says:

    Mimi Kodheli ku je,apo ja mban fenerin Imamit,ai me shoket moret denimin me 23 qershor.

    1. nik djali says:

      po ca flet more se eshte e tmerrshme qe e ka lene ne kete gjendje ushtrine..sdihet nga tja nisesh..

      1. ari says:

        nik djali-i dale prej nje kokepalari.berisha te futi ne NATO dhe be.kurse letra higjenike e rames kodheli beri ushtrine pastrues rrugeshe dhe mbeturina-pse nuk i pastroi poligonet kjo por deshen te marrin edhe armet kimike.koqot e koqes dijne keta te pastrojne,droge dhe tritole-

    2. keno says:

      pasojat e qeverisje se me parshme ku cdo gje ishte me lek ne duar , tashi beni ate stilin qe saliu di ta bej me se miri : shkak pasoje!! bej rremuja qe te dali saliu i mire !! po harron ai qe tere keto jan mese te kuptueshme qe i bejn kriminelet e saliut

    3. maksi says:

      i ka funizu kriminelet sali barisha per ket dit !! me bo krime sot !! po ju kalbi mren ai saimiri ta mbani mend

    4. mario says:

      Ja duken qarte pasojat e veverisjes se atij matufit!! Duhen bere patjeter ndryshime por nuk eshte e mundur te behen ndryshime te menjehershme se ne kete gjendje qe e ka lene ky plehra vendin duhen ndryshime nga e para kudo!!!

    5. Andi says:

      Ne kete gjendje qe e ka lene ai mavriu vendin duhen bere me patjeter ndryshime, por kjo do pak kohe qe te behet ashtu sic duhet se vendi ishte ne nje katastrofe!!

    6. Vlonjati says:

      A more Arben Imami mos te mbifte fara more fare e keqe, po e shkaterruat kete vend more ushtrine e kishit katandisur simos me keq s beni asnje pune te dobishme!! Shteti duhet te veproje sa me shpejt qe te jete e mundur per pastrimin e te gjitha vendeve ku qeveria e mostrave i perdorte si vend demontimi e fitonin si te pangopur per veten e tyre e shkaterronin kete vend c do fite e me shume!

    7. Anxhela says:

      Keta e shkaterruan kete vend me aferat e tyre korruptive, ju lutem merrni masa e beni ata qe ata plehra s bene per 8 vjet se vetem shkaterrim sollen!! Vazhdoni te punoni fort sic keni nisur qe te behet ky vend!!

  2. L M says:

    Akoma ju me qeverisjen e Berishes? Na thoni edhe sa kohe do ta degjojme kete .
    Prandaj dhame 1 milion vota per te degjuar keto qe thua ti Balla. Apo i moret votat per te festuar Ditelindjen e Ilir Floririt sikur eshte sheik nafte. Turp , dhe harram do tu behet dhe juve mos u merzisni

  3. Saliu, aliu, liu, iu, iu, iu… says:

    Se mos na thoni dhe pas kater vitesh qe e kishte fajin Saliu, aliu, liu, iu, iu, iu…

    1. the Punisher says:

      Jo mo jo, nuk i ka Saliu fajet, i ka Enveri. Apo Hitleri?! Jo me duket sulltan Mehmeti.

  4. Gezimi says:

    Me duket se keta te PS harruan se u votuan kryesisht per te vendosur drejtesi, qe do te thote t’i dergonin ne burg zuzaret dhe zullumqaret Berishiste! Kane kaluar kaq muaj, ku i keni premtimet? Nuk besoj se duhet kohe e gjate per te realizuar kete premtim, ndryshe nga problemet ekonomike qe duan kohen e vet. Cudirat ne kete vend nuk paskan te mbaruar!

    1. Drejtesi alla Sali. says:

      Perse nuk pyet prokurorine e cila po fle gjume mbi dosjet e Imamit me shoke?

      1. Shqiptari says:

        Po 84 vota prandaj i moren qe te bejne shtet e reforma e jo te na tregojne perralla nga e kaluara. Me 84 vota shkarkon zotin e jo me Jarin, Tikun e ata lepurushat e vegjel. Po ku fle lepuri thuaj presim te na e thote piktori ne zgjedhjet e ardhshme

  5. Mendje e kokes ben hatane. says:

    Kur i hyn me gur fresibel Granates, eshte normale qe do te shpertheje. Granatat dhe predhat nuk jane prodhuar per skrap, por per lufte.

  6. HILLBILLY says:

    Keta “Rilindasit” kane pjerdhur fare, me gjasë!
    Ka nje vit qe jane ne pushtet dhe bejne sikur jane ne opozite e nuk marrin asnje pergjegjesi.
    Sali Ram Gerdecin e largoi populli dhe jo surrati i ketyre. Ndejten 8 vite ne opozite dhe ne perfundim moren te njejtat vota.
    wtf

  7. Zigur Qarri says:

    Ky esht Taulant Palla,tipik provincial,asnjehere nuk e merr fajin mbi vete.
    Ndrysho mor injorant,ndrysho,se je bere i neveritshem.

    1. Egjeu says:

      A ta dhjefsha metropolizmin e Berishes.

      1. Zigur Qarri says:

        O toç,kujt i plasi per Berishen,por a ka logjike te akuzohet qeveria e meparshme per nje aksident?
        Na mbyten milatantet!

        1. Egjeu says:

          Ahhhh…qypi i gjizes qe je!

          Po po te mbillen bombat funksionale neper fusha si patate,normal qe do ndodhin aksidente.

          Aksidenta me bomba dhe tritola midis civilave ne Palestine ndodhin, dhe ne ato zona ku kane bombarduar gjate Luftes se Dytedhe e nuk jane pastruar akoma.

  8. melisa says:

    kjo eshte pasoje e qeverisjes se Berishes!!i shkreti popull

  9. geno says:

    Pa ngushellimit per familjen dhe thirrjen per te cuar ne pranga ata qe e kane lene poligonin te minuar, nje pyetje duhet bere ne kete fatqkeqesi: Si eshte e mundur qe ky skrap i ka shpetuar pa mbledhur LSI se Likes, mbasi me sa kemi degjuar te drejten per te mbledhur skrap e ka vetem kjo parti?!!!!!!!!!!!!!!

  10. OSKEOLA INDIAN says:

    Balla bertit fort… Me fort akoma… Qe te degjoje shefi, se flitet se do kete ndryshime ne qeveri. Mbase te hedh nje kocke. Kur do filloje qeveria e rilindjes ti dale zot qeverisjes dhe te marre persiper pergjegjesite? Apo do shtyje kater vjet duke bere krahasime me qeverine e meparshme, sic behej ne kohen e Dulles ku ne cdo gje krahasimi behej me kohen e Zogut?

  11. fredi says:

    me fal per edukaten e perdorur por nuk vihen ne gjum femijet duke treguar lugatin

  12. coli says:

    Ushtria ne vend qe te merret me pastrimin e ketyre zonave te pa pastruara nga mbetjet e municioneve, del e merret me pastrimin e rrugeve dhe kanaleve…eh pike e zez!

  13. hitleri says:

    Ku jeni o Rilindje ? Nuk jeni me ne oposite, ku Jane premtimet?

  14. denis says:

    sa injorante eshte ky Palla ju po beni vitin qe po qeverisni vendin dhe tash fajin e paskan ata ik ore idiot ju premtuat vende pune ju premtuat mirqenie njerzit po vdesin duke mbledhur skrap per buken e gojes ti nuk ke turp del e thua fajin e paska imami fajin e ka qeveria qe qeveris ata ishin dhe iken me te vdekurin nuk merret askush ti Balla-palla merru me te vdekurit mashtruat dhe nuk jeni ne gjendje te beni asgje kjo eshte e gjitha

  15. tironci says:

    rrasi nai pastrrim kanali KODHELI dhe mos bo zhurm shum…se e keni bo ushtrri se vullnetaret e eenverit…po vjen vera KODHELI merri ushtaret dhe dilni me prashit tashi…

  16. Agimi says:

    E tmerrshme eshte teksa shikon te vegjetojne ne politike tipa e si Taulant Balla, akoma thone fajin e ka Saliu edhe për nje shperthim granate. Futeni ne burg pra nese ka faj, ose qeverisni tani se nuk shtyhet më me propogantë. Ah harrova se ky ka qene keshilltar i Nanos dhe e ka katapultuar ne politike MAMAJA!!!

  17. Fotaq says:

    Shume mire Shoku Mimi,fain e ka qeverisja e PD-se.

    1. hitleri says:

      Futni pra ne burg, apo i doni thjesht per alibi…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje