Partia Demokratike e cilëson ngjarjen e ndodhur në Librazhd, ku si pasojë e një shpërthimi granate humbi jetën një 27 vjeçar, si pasojë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
“Partia Demokratike është e hidhëruar nga ngjarja tragjike në Librazhd, ku humbi jetën 27 vjeçari Arben Dosku dhe u plagosën dy të afërm të tij. Ne gjendemi pranë familjes së viktimës, por nga ana tjetër duam të denoncojmë paaftësinë dhe neglizhencën e autoriteteve përgjegjëse. Ngjarja e sotme është pasojë e shmangies se ushtrisë nga misioni kushtetues dhe shndërrimi i saj në ndërmarrje pastrim-gjelbërimi. Në katër vite, ushtria demontoi 90 mijë ton municione me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale, duke shmangur incidente të tilla fatale”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Sipas partisë më të madhe opozitare në vend, poligonet duhet të jenë në trajtim të vazhdueshëm, derisa të mbarojë procesi final i pastrimit të tyre.
“Ministria e ka të përgatitur planin për pastrimin e poligoneve, plan i cili nuk është zbatuar nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo ngjarje e rëndë vjen për shkak të paaftësisë dhe papergjegjshmerise në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura”, thekson Partia Demokratike.
————————————————————————————————
Ceta-Verioreve PD, si karikaturat e “BODECIT”
————————————————————————————————-
me kete deklarat te pd vertetohet fjala e urte popullore duhet te kesh dy b… nje ta cash dhe nje ta mbash,ne qofte se ketu eshte faj i M Mbrojtes por per Gerdecin ku i bie ta kete fajen morr salush dhe lulush
Keni goje e flisni pasi hodhet ne ere me dhjetra njerez dhe nuk u denua asnjeri.