Legalizimet/ Gjermeni: Po i japim fund praktikave korruptive

29 Mars 2014, 19:44Politika TEMA

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni thekson vullnetin e Qeverisë për ti dhënë fund praktikave korruptive, sorollatjeve dhe mospërfilljes së qytetarëve përsa i takon çështjes së legalizimeve. E shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN-it Artan lame, Gjermeni shpërndau 50 çertifikatat e para të pronësisë në qytetin e Shkodrës, për aplikacione që sipas saj janë depozituar prej më shumë se 8 vitesh. Ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Drejtoritë e ALUIZN-it në këto muaj, Gjermeni tha se jo vetëm ndryshimet ligjore dhe paketa ligjore, por mbi të gjthë po rikthehet besimi i qytetarëve tek institucionet, tek shteti, tek Qeveria.

 “E them këtë pasi në këto 8 vitet e fundit, tha ajo, kemi dëgjuar shumë të flitet për legalizimet, për korrupsonin, për procedurat tej mase të zgjatura, dhe sjelljen tejet mospërfillëse ndaj interesave të qytetarit. Por, qasja që kemi tani është tërësisht e re”, u shpreh Gjermeni.

Duke iu referuar ligjit të ri të legalizimeve që u miratua në Qeveri, ministrja e Zhvillimit Urban sqaroi se punonjësit e ALUIZNIT do të shkojnë derë më derë tek qytetari, për t’ia bërë këtë proces sa më të lehtë, për të kryer procesin e legalizimeve falas dhe ju të gëzoni mundin dhe djersën tuaj përmes një dokumenti ju jep të drejtën të gëzoni pronën tuaj.

“Ne po i japim fund korrupsionin, makthit të sorrollatjeve, mospërfilljes së qytetarëve, por nga ana tjetër dua të theksoj se i gjithë ky proces që porsa ka filluar për legalizimet falas është një proces që, ne si qeveri jemi tërësisht të angazhuar dhe të përkushtuar që brenda 4-vjecarit të kryejmë masën më të madhe të legalizimeve falas për qytetarët kudo në Shqipëri”, deklaroi Gjermeni.

Duke folur për angazhimin e qeverisë shqiptare ndaj këtij procesi, Gjermeni shtoi se një nga premtimet e mbajtura është legalizimi falas, por vijoi ajo, do të jemi monitorues të vazhdueshëm të këtij procesi për t’u realizuar me sukses, pa patur probleme korrupsioni, apo probleme të tjera që ka pasur në të kaluarën.

“Për këtë kërkoj edhe angazhimin e vetë qytetarëve, që në rast se vertet ka shfaqje të tilla, ju lutem na bëni me dije, sepse jemi vertet shumë të vendosur që ky proces, të jetë sa më i hapur, sa më transparent, dhe sa më shumë në ndihmë tuaj”, tha ajo.

4 komente në “Legalizimet/ Gjermeni: Po i japim fund praktikave korruptive”

  1. jakob says:

    Po, po i jepni fund praktikave korruptive, aq
    fund po i jepni sa luftoni korrupsionin e vjeter
    me korruosionin e ri qe eshte krijuar.

    Sic thote edhe fjala urte popullore gozhda del
    me gozhde, prandaj dhe korrupsioni luftohet me
    korrupsin.

    Militantë të PS-së, intelektualë dhe profesionistë
    të mirë, që të zhgënjyer presin punë, duke i sorollatur,
    të cilët kanë thënë se në zgjedhjet e ardhshme do
    shkonin me LSI (qysh nga ato vendoret), se krerët socialistë
    nuk e mbajnë fjalën dhe nëpër zyrat dhe institucionet
    e shtetit, me tarafe, krushqi e miqësira, me “dredhje”
    apo “përdredhje”, po riemërohen militantë të PD-së,
    përveç të LSI- së, të cilët u emëruan të parët në punë, fale vendosmërisë së Metës

    ju rrofte lufta e korrupsionit

  2. nik djali says:

    te jashtezakonshem me keto legalizime! heres tjeter me kete qe bere do jesh 84 MANDATE VETEM O EDI RAMA!

  3. pervoja says:

    Nuk dyshoj qe do ti jepni fund praktikave te vjetra korruptive ,per
    ti zevendesuar ato me praktika te reja me korruptive.

  4. __________ says:

    Aq me teper qe zonja eshte bija e Sigursimit nga me te rrezikshmit politik….

    Nuk pres asgje prej saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje