Nikollë Lesi kundër Lubonjës: Meta nuk është shtylla e sistemit. Sistemin e kemi bërë vetë, të gjithë

30 Mars 2014, 13:35Politika TEMA

Në një analizë të publikuar nje ditë më parë në gazetën “Panorama”, analisti Fatos Lubonja e cilësoi kreun e LSI-së dhe të Parlamentit Ilir Meta si “njeriun më të fuqishëm i Shqipërisë”. Kjo fuqi e Metës, sipas Lubonjës vjen për shkak të sistemit të ngritur, që nëse bie, rrezikon ta kthejë atë në njeriun më të urryer të tij. Duke iu referuar festës së 45 vjetorit të kryeparlamentarit që u cilësua edhe si festë “faraonike”, Lubonja shkruan se “ditëlindja e tij për mua tregoi se ai është shtylla e sistemit që kemi ngritur, ku, siç e kam shkruar edhe herë tjetër, me “sistemin” kam parasysh dy anë të së njëjtës medalje: mënyrën se si funksionon oktapodi shumëkëmbësh i pushtetit politik, ekonomik, mediatik, gjyqësor në Shqipëri, dhe elitën që lëviz tentakulat e këtij oktapodi”.

Pasi analizon ‘forcën e Metës’, Lubonja shton se, “paradoksalisht, Ilir Meta është edhe njeriu më i dobët i Shqipërisë pikërisht pasi është njeriu më i fortë”. Në fund të shkrimit të tij, Lubonja e mbyll duke thënë se, “as Edi Rama, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, sikurse as Ilir Meta e festexhinjtë e ditëlindjes së tij nuk kanë interes të bjerë sistemi”, por “ky sistem nuk mund të qëndrojë dot gjatë më këmbë kështu siç është ndërtuar, pasi këta e kanë ndërtuar shumë, shumë keq, edhe kundër interesave të tyre afatgjata. E në momentin që do të bjerë, të gjithë do të turren, me të drejtë apo pa të drejtë, kundër Ilir Metës si shtylla e urryer e sistemit. Ja kjo është hija e dobësisë që e ndjek hap pas hapi Ilirin në maratonën e tij drejt Presidencës”. (http://www.panorama.com.al/2014/03/29/ilir-meta-si-shtylle-e-sistemit/). Analiza e Lubonjës ka tërhequr vëmendjen e botuesit të gazetës “Koha Jonë” Nikoll Lesi. Në një shkrim të botuar në të përditshmen e tij, Lesi shfaq një mendim ndryshe; se “Meta nuk është shtyllë e sistemit” por një barazpeshë e tij.

“Fatos Lubonja mbetet një flamurtar i lirisë së mendimit dhe për këtë duhet respektuar. Por jo gjithnjë ka të drejtë! Në shkrimin e djeshëm, ai kapej me faktin se Ilir Meta është shtylla e sistemit politik që gëzojnë sot shqiptarët, pasi as Edi Rama e as Lulzim Basha (pa harruar Berishën), nuk bëjnë dot pa Ilir Metën… në këto vite të demokracisë sonë të brishtë dhe që po kulturohet nga pak e përditë, kemi ecur jo pak. Por prapë ende larg asaj që duhet. Vijmë nga një sistem i mbyllur totalitar, të cilin Lubonja e njeh më mirë dhe e ka vuajtur deri në ekstrem. Ndaj, në këtë sistem politik ku palët politike janë gati që të kacafyten me njëra- tjetrën, me thonj, me hanxharë, me armë e me gjithçka, vetëm që të marrin pushtetin duke vjedhur vota dhe duke vrarë, ka nevojë për një njeri që balancon “të krisurit” e politikës.

Ilir Meta nuk është shtylla e sistemit, siç thotë Lubonja. Sistemin e kemi bërë vetë, të gjithë, bile edhe Lubonja. Ai, pra Meta, është një politikan i sprovuar që ka kaluar të gjitha ngjyrat e ylberit dhe duke patur përballë e anash, ujqërit e politikës të cilëtjanë gati të shqyhen mu në sallën e Parlamentit e ku vetëm populli i thjeshtë e pëson. Ilir Meta, është politikani baraz-peshues dhe qetësues që i duhet këtij sistemi i cili po evoluon, por me ngadalësi. Ai nuk përfiton nga sistemi. Ilir Meta vetëm e balancon këtë sistem, por falë eksperiencës shumëvjeçare, mbetet politikani që i shërben më mirë vendit, për momentin. Nëse a është krejtësisht demokraci perfekte ky sistem që kemi, mund t’i them mikut Lubonja se “JO”, ndaj luftojmë për brezin tjetër, që të jetë ajo demokraci të cilën ëndërrojmë” shkruan Lesi në analizën e tij,së cilës nuk i mungojnë as dy histori “pikante” në mbështetje të tezës që parashtron.

http://respublica.al/artikuj/2014/03/30/nikolle-lesi-kunder-lubonjes-meta-nuk-eshte-shtylla-e-sistemit-por-balanca-e-tij

21 komente në “Nikollë Lesi kundër Lubonjës: Meta nuk është shtylla e sistemit. Sistemin e kemi bërë vetë, të gjithë”

  1. amanti says:

    Politikanet shqiptare te cdokrahu qofshin jane bere rezil.tE gjithe hajduter qe synojne politiken vetem per t’u pasuruar.Po ku i mori gjithe kete pasuri Ilir Meta qe nga Gjiri i LALEZIT ,LLIGJAT E Peshkopise,guroret e Skraparit,dhjetra ndertesa ne Tirane,Gadafi i Shqiperise.Dhe flet per korrupsionin.Turp,fusin ne burg njerez hajduter xhepash,nje fukara qe nuk ka te paguaj energjine,nepunes te vegjel dhe lene peshqit e mbedhenj.Miliona ka shperndare Ilir Meta dhe bleu votat ne zgjedhjet e 23 Qeshorit.Eh shqiptar,nuk po u ndahet diktatura.

    1. Velo partizani says:

      Ilir Meta, kryeministri nentedhjete-e-nentesh, eshte nje goxha burre qe nuk i ka dale as nje gjysme llafi per keq, sidomos per korrupsion. Kur ishte nevoja piu nje shishe vere me Saliun dhe ja hodhi gjyqit 700,000 EURO. Me vone hengri ngjalen me Edi Ramen dhe futen se bashku kollodokun Saliut dhe shqiptareve. Ka copyright te pakontestueshem per shpikjen e korrupsionit bashkekohor ne politiken shqiptare. Politikaneve hajdute te para 1999 (vitit kur erdhi Meta ne pushtet) i vinte zor nga njerezit kur flisnin me pas per zullumet qe kishin bere. Edhe nje roje dere i Ilir Metes kryeminister vidhte me shume se nje minister i Berishes apo Nanos. Pra Meta eshte tamam sic e ka thene Lubonja – shpikesi i sistemit te korruptuar qe kemi ngritur ne keto 25 vjet!

      1. Dielli mbi KORAB says:

        Tos Lubonja ka shume te drejte,Ilir Meta nuk eshte shtylla e sistemit,por bishti i qenit qe leviz sipas interesit personal.
        Ditlindja e Ilirit ne vitin 2014 ishte si Dasma e Malos ne kohen e komunizmit.

        http://youtu.be/3njn-DLzWt4

      2. Besiana Gushi says:

        @ NIKOLL LESIN

        Je vetem nje hipokrit, sahanlepires i te plotfuqishmit te radhes. E kupton edhe ti vete, si lezhjan i zgjuar qe je. Balancimin e politikave ekstreme ti ja atribuon Ilir Metes! Pa tjeter ke te drejte sepse ne 50 % te vendeve te punes te uzurpuara pas 23 qershorit, mund te jete edhe ndonje mik apo kushuri i yti. Edhe rimarrjen e gazetes kam ndjesine e ke si dhurate nga ilirmetistet qe adhuron ne kete biçim eseje politikeze pa ngjyre dhe te pershtire.
        Ti nuk me njeh, por une te njoh mire kush je, ke perfaqeson e, besome, do jete fundi i zymte qe ti vete i ke pergatitur te ardhmes tende.

  2. lili says:

    Ilir méta sot per sot eshte gurrthemeli i ketij sistemi edhe eshte garancia se katovica vazhdon’njehere tek njeri njehere tek tjetrit e pushteti ne Duarte tona,sipas porosise te Ramiz alise…
    Déri sa te behet definitivisht shqiperia,qe sot ka râ ne d’y gjunjte,fable ketyre politikaneve grabitqare.

  3. Akoma ne nuk po heqim dore nga mentalitet I I vjeter me te cilin vlersoje sistemet.
    JO.Nuk jane personat apo individet qe personifikojne pushtetin ,qofshin ata politikane me prirje ne fushen e tyre .
    Ka ardhur momenti qe politikat zhvillimet ne demokraci te mos vleresohen me individe te vecante.
    Sitetem demokratike per rrjedhoje edhe pushteti ne kete sistem ka bilancin pozitiv apo negativ nga realizimi I programeve qe mud te quhen te pershtateshme me realizimin e deshirave dhe vullnetit te popullit,gjere te cilat realizohen me te gjithe aktoret politik dhe me gjitheperfshireje te te gjithe popullit dhe organizatave te pavarura.
    Pra qe cilesosh nje politikane apo nje tjeter se ky apo ai eshte shume I afte jashte atyreve gjerave qe permend a me lart pa dashke mund te biesh vleresime apo mbivleresime te karakterit diktatorial ose me troc te vleresimit te UNIT ose te njeshit.Ne gjitha vendet demokratike vlersohen realizimet eprogrameve qe ballafoqohen midis partive politike.
    Prandaj mendimet qe shprehje zLubonja dhe qe pak a shume duken edhe ne komentin e z Lesi duken si tejkaluar kohe.
    Ato mund te konsideroheshin ne periudhen diktatoriale kur ne shqiptaret I thurnim hymne njeshit.Kjo kohe kambaruar perfundimisht.
    Me te miret udheheqes sot ne demokraci jane Ata qe dijne te realizohen gjera te mira bashke me popullin

  4. realiteti says:

    Ilir Meta kryehajduti.E pane te gjithe me figure dhe me ze.Edhe ai i gjati nuk rri pas.Se per aferat e Ilir Metes dolen njerzit ne bulevard dhe u vrane.Dhe tani hapet bythesh me Ilir Meten.Ku eshte ceshtja e 21 janarit mer Edo?Se sikur keshtu the.Si ke fytyre ti dalesh para te afermeve te te vrareve?Me thuaj me cilin rri,te te them se cili je.Mashtrues!

  5. 4999 qelbesira + skypion says:

    Kush e hedh vallen I pari
    Ilir meta nga skrapari
    O sali tu befsha ferre
    Lidh gomarin dhe nje here

  6. shqip says:

    Sikurse plaka lidhur mbas rrepkes edhe Iliri prapa Saliut,Salushi mbas Ramushit,preshi,tosi,llosi=mafia albaneze

  7. emigranti says:

    Po Iliri eshte e do te mbetet bishti i qenit deri sa te vdese, por modelin e keq te tij e aplikojne te gjithe politikanet shqiptare ,te vetquajtur keshtu, luftojne me mish e me shpirt te behen te tille per xhepat e tyre e per femijet e tyre pa ai qe quhet popull te beje c’te doje. Kemi ca shprese te vizioni jo shqiptar i EDI RAMES po nuk e lene ujqerit . O ZOT NDIHMOJE SHQIPERINE E SHQIPTARET.Artikujt e gazetave pervec se demagogji sjellin trishtim ndersa artikujshkruesit marrin ndonje pare qyqaret. Prite Zot rrezikun thone shkodranet.

  8. tarrasi says:

    pirdh o nikoll pirdh ik edhe ti tek kontrata e spartak ngjeles me kuq e zit hhhhhhhhhh

  9. Nikolle Lesi gazetar,
    Nikolle Lesi dhe pronar.
    Nuk e di a ishte ne feste,
    Se s`mbajta listen,
    e s`mora pjese.
    Por,sic shkruan,me siguri,
    ka mare pjese ne gosti.
    Dhe jo vetem ne ate Gjirit,
    por ne te gjitha te Ilirit.
    Te “suksesshem” jane te dy,
    njeri eshte ne politike,
    tjetri eshte ne gazetari.

    Kete sistem politik,
    ku ligji vendoset me thike,
    ta them pa pasur frike,
    e bete ju,populli jo.
    E beri Fatosi,e beri Saliu,
    e beri Iliri,e beri Fazlliu,
    me ju mbeshtetes,gazetare,
    qe ky sistem ju beri pronare,
    se pislleqet u keni lare.
    I keni lare me fjalen e shkruar,
    njehere njerin duke share,
    heren tjeter lavderuar,
    sipas parase qe ju hedhin,
    ose frikes mos ju tredhin.

    1. amerikan says:

      Tamam per te thire ne skene Migjenin Po me ngjyrat e kohes modern …Ah si skam nje grusht te rende ti bile malit mu ne zmer……….
      POR POR POR KOHA PER TU SHKERMOQUR DO TE VIJE KJO ESHTE E SIGURT DHE PASTAJ PIU LENGUN SALLTANETEVE E VILAVE …. ME GJITHE SUNDIMIN E TIJ GADAFIN E VRAU NE FUND NJE JEVG…. Ju bej thirrje sharlataneve te politikes te pakten … e theksoj te pakten te kene frike pasi ndergjegje e dime se skane

  10. skrapari says:

    Lubonja ka ikur per lesh

  11. gasiu says:

    Kurre nu e kuptuat o Shqipetare qe Ilir meta eshte i fuqishem sepse njeriu i dyte per nga rendesia ishte Sulo Gradeci. Ai e vuri Ilir Meten, ai i tregoi si te vidhte florinjte, si te merrte pushtetin politik, gjera qe i kishte mesuar nga Enver Hoxha.

  12. dhembeli says:

    Nikoll Lesi ka te drejte qe e mbron: Kur gazeta “Koha jone” ishte ne falimentim,ishte Ilir Meta qe e mbajti me parate e popullit.

  13. astrit gora says:

    te gjithe kete sistem e ngriti medja me ne krye nikoll lesin te gjithe keta jane bashkepuntore te sigurimit me 97 dogjen shqiperine tani do shkatrroje shqiperine duke vene tritol ne cdo vend ne emer te popullit

  14. Viktor Hoti says:

    Ilir Meta nuk eshte shtylle por pjelle dhe nje nga argumentet me te forte per maskarallekun e sistemit te sotem qe Demokracine e beri han .Manovrat e tij tregojne se nuk jane parimet,ne kuptimin e mire ideollogjik por ve tem synimet instiktive per te vegjetuar ne nje ambient”han pa porta”.

    Ai eshte nje i zgjuar vetem per bithen e vet.Nga e shoqia mesoi “Dibran cen” kurse nga Skrapari, nxjerrjen e arit nga skrapi. Monika nuk u mendua shume.Si Kryemadhe nuk mund te mos merrte nja kryemadh.Viktor Hoti

  15. colombi says:

    nuk eshte se ilir meta nuk eshte po aq cakall per pushtet sa edi me salen, kjo eshte e vertetuar. iliri ne konjukturat e reja thjesht ka ndryshuar pozicin,eshte bere ekuilibrist.

  16. Siguria says:

    Kane te drejte te gjithe keta kanalistet tane qe shkruajne e flasin vetem per Meten.Ka merita per floririn,per kafen 700 mijeshe,per precedentin me te rrezikshem te blerjes se votes ne menyren me te shemtuar etj.PD-ne e coi ne humbje,PS-ne po e rregullon ne vazhdim.Pashe nje konference per shtyp te Taulant Balles pas skandalit te Priftit ku i kerkonte ministrit te drejtesise dhe atij te ekonomise qe te hetonin pasurite e Metes,qe nga vila e Lalezit e me radhe.Po sot qe Balla ka pushtetin pse nuk e ben?Rrofte leshelija!

  17. fix says:

    xFix fare or teeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje