Para në dorë për fermerët/ Skema e re subvencionale në bujqësi, shteti jep 15% mbi çmimin

30 Mars 2014, 14:45Politika TEMA

Të gjithë fermerët që do i shesin frutat dhe perimet e tyre në pikat e licensuara të grumbullimit, përveç çmimit të shitjes do të përfitojnë edhe një shtesë prej 15 për qind të vlerës së produktit nga buxheti i shtetit.

“Top-Channel” ka siguruar një projektvendim të qeverisë, i cili ndryshon rrënjësisht skemën e subvencioneve në bujqësi duke e lidhur atë me produktin e gatshëm.

Drafti, i cili pritet të miratohet shumë shpejt në qeveri rrit mbështetjen me para në dorë për fermerët dhe në të njëtën kohë synon formalizimin e sektorit.

Sipas tij, për frutat subvencioni do të përfitohet nga fermerët që dorëzojnë në pikat e certfifikuara të grumbullimit nga 30 deri në 400 kuintal në vit, ndërsa për perimet fasha do të jetë nga 30 në 300 kuintalë në vit.

Sipas skemës, fermerët për çdo sasi produkti që do dorëzojnë në pikat e licensuara të grumbullimit dhe përpunimit, fermerët do të marrin faturën përkatëse, përmes të cilës bëhet e mundur llogaritja dhe më pas përfitimi i subvencionit prej 15 për qind.

Përveç kësaj, e njëta faturë bën të mundur që fermerët të përfitojnë edhe një shtesë tjetër prej 6 për qind si rimbursim i tatimit mbi vlerën e shtuar.

Procedurat e detajuara do të qartësohen pas miratimit të skemës dhe udhëzimeve përkatëse.

Kjo është  hera e parë kur Shqipëria zbaton masivisht subvencionin e produkteve të gatshme bujqësore.

Deri tani, skemat e subvencionit në bujqësi kanë qenë të lidhura kryesisht me lendët e para, por edhe investimet fillestare.

Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë thonë se skema e re inkurajon formalizimin e sektorit, përmirëson cilësinë e produkteve dhe nxit eksportet bujqësore duke i bërë të mundur Shqipërisë të shesë edhe në tregjet e mëdha.

Bujqësia konsiderohet si sektori me potencialin më të lartë të rritjes ekonomike. Shifrat zyrtare tregojnë se vecanërisht dy vitet e fundit roli i saj ka qenë kritik në rritjen ekonomike, duke shmangur rënien e vendit në recesion.

Për këto arsye edhe Banka e Shqipërisë ka bërë në më shumë se një rast thirrje për mbështetje më të fortë të këtij sektori./TCH

15 komente në “Para në dorë për fermerët/ Skema e re subvencionale në bujqësi, shteti jep 15% mbi çmimin”

  1. Fermeri says:

    Ide e mire , e shkelqyer por a do zbatohet ne baze te ligjit
    Sa % do ai xhaxhi korruptuar tek shperndarja e 15% ?
    Do e ndihmoj nafta fermerin te rise prodhimin?
    Me mirre ulni naften dhe zhdukni 15% pune e paster fare
    Sidoqofte jemi dakort me cdo nisme qe behet per fermeret

    1. tema says:

      U be kjo pune si ne 48-ten.Njelloj si te filmi Perballimi.Do filloje fshatari yne patriot ta kembeje drithin me te brendeshme grash.Nuk do funksionoje.Kaq kollaj sa i bejne projektligjet keta sikur jane ne BE.Do i japin fshatarit tone fukara dhe patriot 15% dhe do i thone shko gris ..ythen tani.Po pse me 15% do e kompesojne plehun kimik dhe naften keta?Me vjen jeq per ty more Edi se je ca naiv po allaile gjene mire se pas kater vjetesh duhet ta marre Likja ne dore.

  2. . says:

    —————————————————————————————————-

    Bravo Qeveria Rama,

    Populli do ju votoje edhe 4 vjete te tjera.

    —————————————————————————————————–

  3. al, paci says:

    neqofte se ky 15 peqindeshi do vej vertet te fermeri eshte ide shum e mir, se fermeret tan nuk kan si ti konkurojn fermeret grek apo italian qe shtetet e ture suvencjonojne per cdo gje. kam frik se ne shqiperi sekseret do fitojne se deri te fshataret skan per te arritur keto lek.

  4. Agronomi pensionist says:

    Pas 23 vitesh(pasi e shkatërruan deri ne rrënjë e qelizë)po kujtohen për nxjerrjen e bujqësisaë nga vdekja klinike e deri tanishme ku e katandisi qeverisja e parë dhe e dytë e Saliut.Por dhe indiferentizmi i qeverisjes të majtë (1997-2005). Qeveritarët e sotëm duhet ti shtrëngojnë mirë vidhat e kokës dhe ta kenë të qartë se pa ringjallur bujqësinë dhe vënien e saj në rrugën e zhvillimit të plotë, nën shembullin e vendeve me bujqësi të zhvilluar, nuk mund të dali Shqipëria nga gropa e zezë dhe e thellë ekonomike e financiare ku e hodhën Saliu me Nocët e Bodet e tij. Masat e deri tanishme, si domos ato të Ministrisë Bjqësisë me ,,laborant” panaritin në krye, nuk më bindin për një ndryshim serioz e të pa ndalshëm të gjendjes të mjeruar ku ndodhet bujqësia jonë sot. Qofsha i gabuar!

  5. 15% i embel si sheqeri says:

    Ky lloj subvencionimi eshte nje menyre e mire sa te bien plotesisht fermeret ne duart e ketyre grumbulluesve te licencuar.
    Aq duhet sa te shkoje fermeri disa here ne ata pika grumbullimi e pasi ta shese prodhimin do marre dhe 15%,por sapo te futet ne ruge nje gje e tille,tretet si kripa ne uje ai subvencionimi 15% e ngadale ngadale eshte grumbulluesi i licencuar qe e mberthen pastaj fermerin,ku fermeri te punoi nate dite e fitimet ti kete grumbulluesi.
    Do thoni ju,po si?
    Sapo te mare ruge puna pra trajten e plote,eshte grumbulluesi ai qe ne 6 muajt e pare sillet si zoteri dhe perkedhel fermerin e fremeri eshte i kenaqur se pervec cmimit ka dhe 15%.
    Por pas 5-6 muaj qe cdo gje u fut ne vije e te harohet(hiqet)15% se aq kohe duhet ai,pra fermeri nuk ka ruge tjeter,por vec keto grumbullesit e licencuar fillon gallata.
    Hemooo cjane keto domate qe ke sjellur keshtu te paseleksionuar mire,e pe ate domaten qe gjeta te ajo arka atje,po ata kastravecat e shtrember te arka tjeter,po ato mollet qe kishin nje njolle?
    Jo,jo nuk me duhen ato te tuat,e fermeri pastaj e lut dhe e lut gjersa ja le per nje gjysme leku,se fermeri do te jete agai qe do punoi nate e dite,po beu grumbullues qe fillimisht ish i lehte e imebel,pastaj na behet i rende i vrazhde e me the te thash.
    Te tjerat mendoini e vazhdoini vete

    1. lupus says:

      Pershendetje or mik,

      Jam dakort qe ne nje faze te dyte keshtu do te shkoje dhe eshte e paevitueshme qe kerkesa dhe oferta eluilibrohen prej atij qe ka ne dore shpaten ne fund te fundit…

      Por deri sa te vije ajo dite, mund te ketkosh nga qeveria qe pikat e grumbullimit te jene per 5-6 vjet shteterore, kohe kjo qe so ti kape kohe fshatareve te fuqizohen duke pasur nje fare garancie qe pija e grumbullimit nuk ia fut sahere qe shkojne dorezojne mallin, nderkohe fuqizojne veten pir edhe te fuqizojne nje lloj sindikate qe nuk shitet “per pes pare spec” dhe nderkohe pastaj mund edhe te krijojne koperativa sic ne fund te fundit ben gjithe bota…

      Mos ji kaq i zymte mik sepse s’jam as me pd as me ps por varianti i vetem qe ka sot fshatari eshte ta shesi frutin te tregu ose ti kalbet…

      Kjo eshte nje inisiative, nuk mjafton per te reformuar ate qe ne quajme bujqesi por me teper eshte nje trashegimtare mese e denje e sistemit feudal.
      Te fala

  6. shqiptar says:

    per shkaterimin e bujqesise shqiptare ka punuar edhe shume maqedosni e sidomos greku qe ne mos te prodhojme po te jemi nje treg per keto shtete qe leket tona te shkojne tek ata jo te rrine te fermeret vendas po te shkojne te fermeret greke deri me sot greku e ka pasur si koloni te vet shqiperine ku e kolonzoi me bankat e saj dhe ushqime bujqesi ku cdo gje vinte nga greku a thua nuk behen ne shqiperi.per kete gje kane dore edhe servilat politikane tane qe per interesa te veta jane shitur te greku dhe kane bere cmos qe mos te zhvillohet bujqesia shqiptare duke futur deri te domaten nga greku imagjioni edhe domate kane prure ku ska toke ne shqiperi ku mos te behet domatja qe nga veriu ne jug.
    shqiperia shpeton vetem po prodhoi cdo gje ne vend dhe jo tek greku e maqedonsi edhe politikanet shqiptare fitojne me shume se leku mbetet brenda se ato marrveshje me perpara jane tardheti

    1. lupus says:

      Cdo shtet do

      Te rrisi punesimin > nderkohe mbledh me shume taksa > te rrisi prodhimin > qe dhe ky i sjell me teper taksa > e fundit pastaj eshte te pushtojz tregje te tjera (jashte shtetit te vet)

      Ne jemi te faza e pare, dhe ka shume pengesa per ta arritur, nqs si shtet fitojme telebingon dhe shkojme deri te etapa fundit atehere do te jemi shume krenare qe te eksportojme dhe ne turqi dhe ne greqi dhe ne maqedoni e lshu me rradhe sepse eshte qellimi final i cdo altiviteti fitimprures.

      Keshtuqe ne kete kuader nuk besoj eshte faji i maqedonasve ose grekeve qe ne nuk prodhojme. Ata thjesht kane pasur qeveri qe ne menyre skrupuloze kane ndjekur etapat elementare te cdo manuali ekonomik.

      Kam pershtypjen qe eshte faji yne qe nuk kemi mjaftueshem lidera dhe si kunderpeshe nje ndergjegjie kolektive per ti thy brinjet cdokujt nga shtetaret qe marrin me qera karriget ministrore.

      Me fal or mik po te besh bujqesi me emin gjanen ose genc rulin, eshte pak me keq se sabotimi sepse ne keto vite ku duhet te kishim ferma moderne akoma toka punohet me qè…

      Me t’mira

  7. Cajupi says:

    Kush e njehe bujqesine eshte i bindur se kjo seshte forma me produktive, vlen te theksohet se eshtee e mire se paraardhsja qe ishte fiktive vetem vjedhje dhe investime kote. Forma me produktive une do thoshja ujitja dhe vetem ujitja e tokave. Jemi mesdhetare dhe veta eshte shume e thate. Nqs zgjidh ujitjen qe kerkon investim kolosal bujqesia do eci me hapa galopant

  8. krenari says:

    Kush do e ndaj 15% LSI-ja?

    1. Edmont panariti says:

      Po bujqesine Lsi-ja e ka neve na takon
      Ju premtojme nuk vjedhim si me pare me 7%
      Kesaj radhe 50%-50%
      Rezuam saliun per ju kini pak respekt

  9. Treshi says:

    Hahaha! Mos harroni rilindjen me taksa. Ilir Meta deshiron parate tuaja o katundar, c’do gje qe fitone me zi do te deklarohet do te ndiqen nga Tatim-Taksat. Sa shpenzon per te fituar ate qyqe lekut s’ka rendesi, do te tatoshesh ne sa shet.

  10. 15% i embel si sheqeri says:

    Ata(shtete e tjera)kane pasur qeveri qe ne menyre skrupuloze,kane ndjekur etapat elementare te cdo manuali ekonomik thua per menyren si ka dfunksionuar bujqesia ne keto vende.
    E dyta tha dhe se te besh bujqesi me Emin Gjanen ose Genc Rulin eshte me pak me keq se sa sabotim.

    E para,nuk ka qene ceshtje qeverise por ceshtje e vazhdimesise se pasurise private,pra ishin shtet qe nuk e eleminuan kurre pronen dhe aktivitetin ekonomik privat e pastaj gjerat rodhen vete nga dekada ne dekade,50,60,70,80,90,2000 e keshtu me radhe,ku shtetin ndikoi nje perqindje jashtezakonisht te vogel,por ish vete fermeri sipermares e tregu qe orientonte anijen bujqesi ashtu sic duhet.
    E dyta eshte se bujqesia e Emin Gjanes dheGenc Rulit rezultoi nje bote jashtezakonish tjeter ne krahasim me ate te 8 vjecarit te paraardhesve te tyre,ku bujqesia ne 8 vjecarin e tyre u shderua ne motorin e ekonomise shqiptare qe pak me vone e mbeshteten dhe fasonet.

    Nuk po hyj ne ate kur grumbulluesi i licencuar ti thote,pa me thuaj sa do ti me domaten iks leke,po 15% e harove ti,pa rti heqim dhe 10% e keshtu te biem dakort.prandaj mos na beni sikur keni zbuluar avullin e ujit te ngrohte me kete llloj gjeja pasi ashtu do te rjedhe vete ne menyre naturale.

    Bujku e blektori don arzhan(para)po qendra grumbullimi mund te behen sa te duash

  11. Nolian says:

    Une jame per reforme agrare!!
    Kjo eshte ripjellje e vertete !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje