Vorpsi: Rama po fsheh tē shkuarēn e rilindasve tē tij. Reagon Qeveria

30 Mars 2014, 15:53Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po pērpiqet tē mbulojē tē shkuarēn e disa prej zyrtarēve tē emēruar dhe qē janē denoncuar nga opozita pēr shpērdorim detyre apo korrupsion. Zēdhēnēsja e PD-sē Laura Vorpsi theksoi se Rama po merr nē mbrojtje drejtuesit e dēnuar nga gjykatat, duke iu referuar drejtuesit tē CEZ nē Durrēs dhe kreut tē Zyrēs sē Punēs nē Korçē.

“Po paraqesim para publikut dy vendimet e gjykatave të Durrësit dhe asaj të Korçës, për dy funksionarë të lartë në këto rrethe, të dënuar më parë për vepra të rënda penale. Ja vendimi i Gjykatës së Durrësit që e dënon Plator Mehmetin, i caktuar nga rilindja kryeinxhinier në CEZ, me 10 muaj e 15 ditë burgim e 267 mijë lekë gjobë, për shpërdorim detyre dhe shkelje të pabarazisë në tendera. Ja vendimi i Gjykatës së Korçës që e dënon Florenc Tabakun, kreun e zyrës së punës me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë gjobë për falsifikim dokumentesh”, theksoi Vorpsi duke paraqitur vendimet respektive pēr dy zyrtarēt e emēruar.

Sipas PD-sē, Qeveria dhe Kryeministri Rama, jo vetëm nuk marrin masat e duhura, por bëjnë përpjekje të dëshpëruara, për të mbrojtur me cdo kusht këta persona dhe për të mbuluar të shkuarën e tyre.

“Partia Demokratike është e shqetësuar për kapjen e administratës nga persona me të kaluar të dyshimtë. Kjo dukuri bëhet edhe më shqetësuese, kur Edi Rama dhe Ministrat e tij, në mes të dhjetëra e ndoshta qindra socialistëve, apo të mijëra të rinjve e të rejave të vendit të arsimuar dhe pa probleme me drejtësinë në të shkuarën, zgjedhin njerëz me precedentë penalë për t’u dhënë pushtet e privilegje. Është e qartë se kjo rilindje është vetëm e Edi Ramës dhe e të dënuarve, të cilët i kanë blerë zyrat që drejtojnë, sepse sot nuk ka meritë, nuk ka garë reale, nuk ka konkurse, nuk ka shanse të barabarta për të gjithë”, theksoi Vorpsi.

Ndërkohë përmes një deklarate për  mediat Zyra e Shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se pas çdo denoncimi të dhënë nga opozita janë bërë verifikime të plota.

“S’ka dyshim se qeveria e ka treguar me fakte konkrete vëmendjen e plotë ndaj pretendimeve të opozitës. Konkretisht, në çdo rast kur opozita ka drejtuar gishtin në drejtim të personave të caktuar, me detyra administrative, është bërë verifikimi i plotë. Dhe në tre raste, verifikimi është pasuar me kërkesën për largim nga detyra për mospërmbushje të standardit etik në mbajtjen e një detyre. Por, fatkeqësisht, në rastet e tjera ka rezultuar së Partia Demokratike ka bërë thjesht politikën e saj të vjetër, denigruese, duke spekuluar me emra konkretë dhe mbi dokumentë të keqpërdorur, për manipulim të opinionit publik”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Duke hedhur poshtë çdo akuzë që është ngritur në këto raste, Qeveria rinënvizon vullnetin e vet të palëkundur, për të dëgjuar me vemëndje çdo pretendim të opozitës. Qeveria e siguron Partinë Demokratike se do të verifikojë me seriozitetin më të madh, çdo pretendim edhe në këtë drejtim dhe do të reagojë menjëherë pozitivisht për çdo rast të paraqitur me provat përkatëse. Kjo është një kulturë e re qeverisëse dhe këtë kulturë, Qeveria do ta afirmojë si shprehjen më kuptimplotë të vetëdijes se pushteti është i njerëzve e jo anasjelltas, si deri gjashtë muaj më parë.

Duke e falenderuar Partinë Demokratike për kontributin e dhënë në tre rastet e lartpërmendura dhe duke shprehur keqardhjen më të sinqertë për çdo rast tjetër, ku janë përgojuar e denigruar për qëllime thjesht politike, njerëz tërësisht të pafajshëm, Qeveria e Shqipërisë e garanton publikun për vendosmërinë e vet të palëkundur, për ta luftuar pa kompromis të keqen, kudo dhe sido ajo të shfaqet.

30 komente në “Vorpsi: Rama po fsheh tē shkuarēn e rilindasve tē tij. Reagon Qeveria”

  1. . says:

    ————————————————————————————————–

    Pas Statusit ne BE, fillojne “reforma” te

    thella te Istitucioneve dhe arrestimi i

    babes tend krimioneli s-Ali Bisha.

    —————————————————————————————————

  2. . says:

    —————————————————————————————————-

    Edhe Ti si Xhosefi Shkodres je “Viagra” e

    s-Ali Bishes, se Z.Rama nuk ka nevoje.

    —————————————————————————————————–

  3. . says:

    —————————————————————————————————

    Ti fytyre-injektuar me gjelpera dhe breke-grisur,

    je VIAGRA e Ali Bishes.

    —————————————————————————————————-

  4. anrdrea says:

    Por… nuk duken as vula e as firma, pastaj ne dokument shkruhet 6 muaj dhe jo 10 muaj.
    Laura ose eshte handikapate dhe e paafte ose eshte dembele dhe nuk mund te lezoje me vemendje nje dokument qe perbene prove ne favore te saj.
    Doemos, koha e Laures eshte shume e cmuar per ta shperdoruar duke studiuar, ka te tjera gjera ne koke.

  5. Hysni dajaku says:

    Pesimizem !!kur degjon per emerime te tilla te vjen vertet keq per batakun ku po zhytet “Rilindja”Kjo situate eshte ne gjith shqiperine!!!!!Rilindjen e bejne njerzit!!Rilindja nuk Ben njerez!!kjo eshte hipokrizi e paster!!konkusrse pa fund per nje Pune te rendomte,e drejtues pa fund me precedente penal!!!!

  6. demokrat says:

    Po e shkuara jote,moj brecke?A i ke rrefyer te gjitha te abati?

  7. Titi janine says:

    Njriu me te kaluaren me te zeze eshte Saliu juaj, pavarsisht se ai nuk ka vendim gjyqi se i dime si eshte drejtesia ne shqiperi, por ai ka gjyqin e popullit qe ja dha me 23 qershor, ai ka mi kuris gjyqet per vitin 1997, per Gerdecin dhe per 21 Janarin. Kur do jape llogari PD per keto gjyqe qe i pret gjithe populli shqiptar. Ti Laura mire ligjeron aty por kur do ligjeroni per ish ministrat e partise tuaj, qe ariten kulmin e korupsionit.Duhet te jepet llogari dhe nuk them keni te drejte te kerkoni.

  8. gertjan says:

    E vetmja gje qe Laura di te beje me mire eshte te shpifë.
    Mospasja e argumenteve sjell edhe shpifjen.

    1. bimbashi says:

      gertjan, s’e njeh lauren ti ndaj flet..ajo di te beje gje tjeter me mire, por s’eshte vendi ta zeme me goje ?

    2. adri says:

      Laura qe ofendoi shqipetaret qe kane ardhur ne Tirane pas vitit 1990, verpimi i saj ishte shume i ulet dhe fyes.

  9. Elsa says:

    Shpifjet e Opozites tanime si beson askush.

    Perbaltja eshte si pasoje e mospasjes se argumenteve

    Qeveria Rama eshte me e pastra dhe me vizionarja te cilen e kane gjykuar 1 milione vota me 23 qershor

  10. Elsa says:

    Shpifjet e Opozites tanime si beson askush.

    Perbaltja eshte si pasoje e mospasjes se argumenteve

    Qeveria Rama eshte me e pastra dhe me vizionarja te cilen e kane gjykuar 1 milione vota me 23 qershor

  11. sh.taras says:

    Per Partine Demokratike do ish me mire nje analize e thelle e shkaqeve te humbjes se thelle.Vetem keshtu mund te ringrihet PD.Nuk mund te ecet perpara nepermjet shpifjeve te Laurave,lavireve te genjeshtres.

  12. lushnjari says:

    O Laura akoma me keto ti?Jeni bere me te vertete te padurueshem edhe per ne votuesit e PD.Aman gjeni nje menyre tjeter per te bere politike.

  13. Treviso says:

    Duke qene nje opozitare, kam mendim qe partise Demokratike nga denoncimet qe ben duke i kthyer ne perqindje, nje perqind duhet me ja marre si te vertete. Me vjen shum keq, qe qeveria shqiptare nuk ka nje opozite, qe ti rrije si albiter.

  14. Anonim says:

    E verteta eshte se keto qe thone keta te PD per qeverine eshte se i kane bere vete meperpara kur ishin ne qeveri e kane nga eksperienca. po nejse nese eshte e vertete qe po vendosen njerez me probleme me ligjin ne te shkuaren eshte shume e rende per gjeverine e Rames duhet te ndryshoje drejtim se ndryshe e ka keq punen me popullin dhe jio me PD

  15. Partizani says:

    Shume komentues nuk gjykojne por vetem shajne. Per rastin konkret denoncimet jane te verteta, dhe me shume se sa te shajme me e mira do te ishte te mendojme se si keta njerez arrijne te marrin poste ne administraten publike.
    Si eshte e mundur qe moren deshmi penaliteti te paster dhe qeveria nuk ndermerr asnje veprim per te hetuar per personat pergjegjes? Keta persona dhe ata qe I ndihmuan duhet te gjykohen per falsifikim dokumentash, sepse kane falsifikuar deshmine e penalitetit.
    O njerez lereni partizanllekun menjane dhe mendoni per ate se pse njerez me precedente penale hyjne ne administrate, pse te korruptuarit dhe bisneset korruptive te regjimit te Sali Berishes vazhdojne te qendrojne ne kembe?
    Kjo nuk eshte rilindje , emrin le t’ja veje secili vete…

    1. Riindje Nepotike says:

      Kam pershtypjen se nuk jane “shume komentues”, por jane vetem nja dy-tre militante partiake, fresshista bythelepires qe duan te tregojne “besnikeri” ndaj eproreve te tyre.

      Vazhdes se degjenerimit te administrates, ku shkaktare kryesore jane nepotizmi i theksuar dhe mungesa e aftesise profesionale se individeve te papergjegjshem, duhet t’i jepet fund nje here e pergjithmone.

      Po nuk u ndermorren hapa konkrete ne kete drejtim, prapaskenave te ketij koalicioni do t’i dale boja shume shpejt.

      Deri me sot ekspertet e monitorimit te shkarkimeve dhe punesive ne administrate kane konstatuar mbi 50 katapultime te pashpjegueshme jo vetem te personave te paafte e me lidhje fisnore, por edhe te atyre me precedenca te ndryshme penale.

      Vota jone nuk ishte per “rilindjen nepotike”

  16. ARUSHA says:

    LAORA VORBSI , GORRJA TIRONCE E PARTISE ” DEMOKRATIKE” QE NUK LE QENEF PA NXJERRE NGA GOJA E SAJ E FELLIQT !

  17. lushnjari says:

    O PD-ja pse sulmoni Ramen dhe nuk shikoni se sa burgaxhinje e kriminele ka punesuar LSI-ja. Rama ka rene ngushte ndersa ju po i beni nder duke e pastruar PS-ne nga te denuarit. Shuhni njehere nga Likja dhe te punesuarit e tij e do gjeni cudira apo e keni mik

  18. denisi says:

    Mire moj zonja vorpsi ,po kaq tre pa cipe jeni .po ju jap disa raste qe ju qe flisni sot ,cfare keni bere jo shum kohe me pare.keni haruar sevgjinin ,nje vrases dhe ka punuar per 20vjet rjesht.Poagim shehun ,po vrasesit e gerdecit perse nuk i burgoset . ju lutem mos na flliqni ekranet me keto palaqolleqe.

  19. Tomorri says:

    Vorbsi: Ne kete bote njeriun e mban gjalle karakteri.
    Me vjen shume keq qe nje vajez si ti per interes se te kujt nuk dime gje ,por te ulesh veten deri ne kete grade eshte e pafalshme.
    Nuk e dime se çfar te shtun te lexoshe paçavure te Sali Berishes,ose te pranojme tjetren se je shume pa karakter dhe pranon çdo gje.
    Je shume e re dhe kete qe po ben do ta vuashe tere jeten se jeta nuk ka vetem rini por dhe pleqeri dhe pos mendove qysh tani me mire te mos jetoshe fare.
    Korigjohu Vorbsi keshtu te thote Lalaj sa nuk eshte vone ,behu objektive qe te respektojne te tjeret HIQ DORE NGA BERISHIZMI;eshte rryme e keqe dhe antishqipetrae.

  20. petrit zela says:

    Opozita e sotme,ka rene ne gjumin e thell letargjik. Megjithate dhe
    ne gjumin e rende,ata perdorin gjuhen e endrrave,qe nuk bejne gje tjeter,pervecse po cojne ne xerro PD-en.Se askerkush nuk mundet,te angazhohet, per tu antaresuar ne rradhet e saj..Sepse ajo udhehiqet,apo drejtohet nga dy -koka- Ndersa mvartesit e tyre jane te gjithe [gjenerale]….

  21. xha Braho says:

    Ne rastin e Plator Mehmetit , per fat te keq PD ka te drejte. E di gjithe Durresi qe Platori u denua per korupsion dhe beri 9 muaj burg.
    Plator jep doreheqjen se ti per zanat ke vetem kusarine e do biesh perseri brenda….

  22. Fenomeni says:

    Po kjo gje sdo shume mend edhe pse Sali talibanin e kam inot por te rrim shtremet e flasim drejte te punesuar me precedente penal ka sa te duash ne administrate sidomos ne rrradhet e Lsi kjo eshte e sigurte.

  23. Skenderbeu says:

    Zedhenesja e PD-se shpesh here ja fut kot kur del ne konference shtypi,por kesaj radhe i din mire gjerat sepse keta drejtues te vene nga PS-ja kane qene me PD-ne dhe ajo i ka futur ne burg.Edi Rama nuk e kuptoj pse ven ne poste drejtuese njerez me te kaluar te erret ,a thu nuk ka njerez te ndershem dhe te mire nga PS-ja te cilet jane pa pune prej 8-te vjetesh.
    I bej thirje Edi Rames te ktheje syte nga Socialistet,sepse keta ishin ata qe e bene kryeminister,keta jane ata qe do ta humbasin shpejt me rrugen qe ka ndjekur duke i lene ne rruge te madhe.Te mos mendoje se keta jane socialiste dhe nuk kane nga te shkojne,nuk eshte e vertete, se kot nuk eshte ajo shprehja” per inat te sime vjerre shkoj e fle me mullixhiun”.
    Sa nuk eshte vone duhet ti kthej syte nga socialistet.LSI-ja ka 20 % te elektoratit te majte,ndersa ka marre mbi 70 % te administrates ne gjithe vendin.Epo keshtu nuk shkon.Socialistet mjaft kane ngrene bar deri me sot dhe nuk munden te hane me.Baza socialiste po zien ne te gjithe Shqiperine per keto padrejtesi qe po i behen.

  24. ali says:

    Cdo kritike qe PS i bente nepunesve te Saliut, diten tjeter jo vetem qe nuk behej asnje verifikim per pislliqet
    e ketyre nenpunesve te korruptuar deri ne metastaze , por perkundrazi ,me arrogance e prepotence ”hidhe-
    shin poshte ” nga PD dhe diten tjeter ky nepunes gradohej, shkonte ne nje funksion edhe me te rendesishem .
    Keshtu ka vepruar diktatori i ardhur nga Vicidoli ne Tirane !

  25. luan says:

    E lexoi kete Gazette per te kuptuar se deri ku shkon injoranca juaj,jam I sigurt qe te gjidhe ju qe komentoni jeni pa pune dhe ngelet duke I bere elozhe ketyre hajduteve.

  26. ali says:

    Z. K/minister, socialistet kane shume te drejte te jene te pakenaqur ! Ata kane 23 vjet qe jane ndeshkuar
    ne menyren me te paturpshme nga regjimi satrap qe u permbys me 23 qershor dhe tani ndodhen po ne
    te njejten situare varferie e skamje ! Ktheni syte nga ata qe kane sakrifikuar shume per PS ! Sidomos e
    kam fjalen edhe per pensionistet qe Saliu i ka lene ne diten e zeze te hallit ! Ku Saliu fliste per rritjen e
    pensioneve mua me vinte turp , ndersa Ai mburrej , por nuk thoshte sa leke te reja u jepte por i thoshte
    me te vjetrat ! Mezatarisht cdo pensionist shqiptar merr jo me shume se 130 mije leke te vjetra qe i bie
    jo me shume se 130 dollare -USD- Me siguri bota do tallej me kete kryeminister qe deklaronte se do rriste
    pensionet me 5 dollare ne muaj ne nje kohe qe cmimen 2-3 fishoheshin ! Miqve te mij qe tashme nuk
    jane me dhe s’kishin njeri ne ”kurbet” e hanin darken me buke e sheqer te perzier me uje si dikur koope-
    rativistet e arave ?! Dikur ky dushman na nxorri ne rruge te madhe pa asnje mbrojtje ! Na la pa pension,
    pa pune, pa prone , ndersa tani per lakejt e tij ben namin ! Ulurine ne parlament , ofendon e shpif monstru-
    ozitete , shperthen ne delire skizofrenie me qellimin e vetem qe te mos kete levizje ne administraten qe
    bajraktar i Vicidolit ta kete te gateshme administraten e tij sepse mendon se se shpejti do vije ne pushtet
    duke i mbajtur me gajret langot e horrat e tij ! Kjo eshte endrra e tij dhe per kete ky ”deputet” lufton qe te
    arrije te zere perseri kolltuqe te pushtetit ,bashke me banden e tij mafioze ! Por atij cdo dite e cdo ore i
    duhet kujtuar perralla e Ezopit : ”Dhelpera dhe ‘hallatet ‘ e dashit ” ! I ben mire t’ja tregoni kete fabule
    mbase nje dite bie ne toke dhe arrine ne perfundimin se tashme Ai eshte nje ”flete e djegur ”perfundimisht ,
    se PD -n e ka shndrruar nga parti qe ishte ne fillimet e saj ,ne nje bande mafioze ne sherbim dhe mbrojtje
    te famijles se tij , sidhe te mbrojtjes se pasurise se plackitur nga pasuria e nje populli te varfer ”in extremis”

  27. ali says:

    O zoti Luan per ke e ke fjalen per Salen dhe banden e tij vicidolas ?! Sepse ata jane hajdutet me ”diplomen”
    e plepave ” te plazhit te Durresit . Dhe kjo shkolle universitare zgjaste vetem 3 muaj ! Keto ishin juristet qe
    .do te benin ”drejtesine” ne Shqiperi ?! Desha te them hajduterine ! Kafshet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje