Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, do të marrë pjesë në Takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, në nivelin e Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili do të zhvillohet në Bruksel, në datat 1-2 prill 2014. Ndër temat kryesore që pritet të diskutohen gjatë këtij takimi të rëndësishëm janë kriza në Ukrainë, marrëdhëniet NATO-Rusi, NATO-Gjeorgji,operacioni ISAF i drejtuar nga NATO në Afganistan, çështje të partneriteteve, me fokus të veçantë partnerët e Iniciativës së Bashkëpunimit të Stambollit (ICI) në kuadër të 10-vjetorit të krijimit të kësaj iniciative.
Bushati, do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s. Ky Ministerial përkon me 15 vjetorin e pranimit në Aleancë të Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë me 10 vjetorin e pranimit të Bullgarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë si dhe me 5 vjetorin e pranimit ne NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë.
Aleanca dhe rendesia e ketyre aktiviteteve kuptohet ne rastet e krimese..ja askush se prek dot shqiperine sepse eshte ne NATO.
Minister njesh po ben nje pune te parae ne lidhje me politiken e jashtme te vendit.
Bravo ministrit turp per presidentin qe mbeti ushtar i Saliut per jete.
Bushati eshte nje nder ministrat me te mire,ndersa per sa i perket presidentit po demton vendin nepermjet bojkoteve