Me ftese te Kryetarit te Parlamentit te Danimarkës Mogens Lykketoft, Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë Ilir Meta nisi sot nje vizite zyrtare ne Mbreterine e Danimarkës.
Z. Meta shoqërohet nga deputetet Gramoz Ruci, Olta Xhacka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, Musa Ulqini.
Kryetari i Kuvendit Meta u prit sot ne Aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez Lykketoft i cili i rezervoi delegacionit shqiptar nje pritje veçanërisht te ngrohte. Dy homologet shprehen kënaqësinë e realizimit te kësaj vizite dhe shprehen bindjen se kjo do ti shërbeje konkretizimit dhe forcimit te marredhenieve nder parlamentare mes dy vendeve.
Gjate vizitës zyrtare dyditore ne Danimarke, z. Meta do te pritet ne Parlament nga homologu i tij dhe Presidiumi, nga Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, nga Konfederata Daneze e Industrisë, nga Agjencia Daneze për Energjinë, nga Asambleja Parlamentare e OSBE me seli ne Kopenhagën si dhe nga Avokati i Popullit te Danimarkës.
Kryetari i Kuvendit Meta do te pritet edhe nga Madhëria e Saj Mbretëresha e Danimarkës dhe do te mbaje nje fjale te veçante mbi rolin stabilizues te Shqipërisë ne rajon ne nje Konference organizuar nga Shoqata Daneze per Politiken e Jashtme.
Comments are closed.
Ilir Meta is the best dhe vetem me te do te eci Shqiperia me shpejt ?
Ilir Meta eshte politikani shqiptar i cili me staturen e tij nderon vendin dhe kombin ne te gjitha takimet qe zhvillon me komunitetin Nderkombetar. Imazhi qe ai percjell tek nderkombetaret per Shqiperine eshte tejet pozitiv.
Kryetari i Kuvendit te Shqiperise edhe gjate drejtimit te ketij institucioni ka treguar se eshte nje lider i cili in le menjane ngercet politike dhe aktivitetin e tij politik e mbeshtet vetem tek interesi i vendit. Edhe me viziten e tij ne nje vend mik per Shqiperine jam i bindur qe do te beje te njejten gje.
Danimarka eshte nje nga shtetet me te rendesishme dhe me peshe ne arenen nderkombetare. Sigurisht pesha e vizites se Kryetarit te Kuvendit dueht pare me pozitivitet, pasi eshte nje politikan me mjaft eksperience. Ka treguar se ka qene faktor bashkues dhe kjo duket edhe ne qendrimet qe ai mbart larg konfliktualitetit
Votat e marra ne 23 qershor, jane tregues i qarte i besimit te qytetareve te Meta. Vitet qe ai ka mbi supe ne politike , te japin vecse garanci. Shteti nuk mund ti lihet Lulushit, qe ende nuk merr dot asnje vendim vete duke pritur urdhra nga babi Sala.
Levizja Socialiste per Integrim dhe lideri i saj, Ilir Meta, kane luajtur nje rol shume vendimtar per nje imazh sa me pozitiv te Shqiperise. Statura e z. Meta si nje politikan evropian e nderon Shqipertine dhe shqiptaret ne te gjitha vizitat e tij jashte vendit.
Pemes me kokrra i bie me gurre thone Dibranet. Ketu eshte bere nsorme shoqerore qe nese nuk e shan ate qe eshte me lart teje nuk behet detyra ndaj partise. Une as se njoh dhe nuk dua ta njoh Meten por shoh dhe ndjek median qe eshte i pakompleksuar.e shtrrengon doren me te gjithe. Majtaa..djathtas