Basha: Anëtarësimi në NATO, rezultat i reformave të qeverisë së PD

1 Prill 2014, 11:55Politika TEMA

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rezultat i suksesit të reformave që konsoliduan shtetin ligjor, liritë dhe të drejtat e qytetarëve,  që e shndërruan Shqipërinë në një nga vendet më të sigurta në rajon, demokracinë shqiptare në një demokraci funksionale që garantuan suksesin e ekonomisë së tregut, transformimin e Forcave të Armatosura, dhe kontributin domethënës të Shqipërisë në të gjitha frontet dhe zonat ku NATO kërkoi mbështetjen tone”.

Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në komentin e tij Basha shpreh mirënjohje dhe nderim për punën dhe përkushtimin e administratës dhe ushtarakëve shqiptarë që mundësuan suksesin e reformave për anëtarsimin e Shqipërisë në NATO. 

“Mirënjohje të vecantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e fuqishme që i dha Shqipërisë në procesin e anëtarsimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut si dhe për vendet anëtare te NATO qe vlerësuan 5 vjet më parë arritjet e Shqipërisë dhe e pranuan në gjirin e tyre.  Anëtarsimi i Shqipërisë në NATO është historia e një suksesi kombëtar për shkak të reformave të guximshme të ndërmarra nga shumica demokrate që mposhtën cdo kundërshtim dhe bindën cdo skeptik. Është po kështu një mësim i mirë për rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që mbetet misioni hyjnor i Partisë Demokratike”, thekson Basha.

4 komente në “Basha: Anëtarësimi në NATO, rezultat i reformave të qeverisë së PD”

  1. Argita_B says:

    Nese mbetet si misioni kryesor antaresimi i Shqiperise ne BE atehere duhet te lini llafet dhe batuat ne parlament dhe te punoni per kete, me llafe kemi 20 vjet qe ju degjojme, populli do vepra.
    Ne parlament degjojme vetem per baben e Edit, kushurinjte, farefisin dhe asgje qe ka lidhje me problemet e popullit!
    Vetem ne estraden e shtetit merret rroga per te treguar barcaleta, nese keni ndermend ti beni konkurence atehere nderroni profesion se u bete gazi i botes.

  2. ismeti says:

    po qfar reeforme o hajdut bat ju ,por amerika pat interes qe mos te kaloj sala te ruset ,te miqet e tij

  3. fatbardh says:

    Po ndertimet pa leje ne Tirane me pak leke tek Florenci a jane harritje te demokracise?Na e veshtiroset o plehra qe edhe ate qe e keni per detyre na e shisni si sakrifice.Ti veten tregoje ne administrimin e Tiranes o i korruptuar

  4. . says:

    ———————————————————————————————-

    Mashtrime dhe Genjeshtra.

    Te gjithe e dine se:

    Bushi na futi ne NATO dhe jo reformat ,
    sepse krimineli Ali Bisha ne kundershtim me boten,
    pranoi duke mare ne Shqiperi 5 kriminelet me
    te rrezikshem Isalmik te botes nga burgjet e Guatenamos.

    Tjeter, se Krimineli Sali Bisha premtoi t’i blinte
    Frances 3 elikopteret qe nuk po i shiste dot.

    —————————————————————————————————

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje