A mund ta përballojë NATO detyrën ruse?

1 Prill 2014, 11:12Politika TEMA

Nga Jonathan Marcus,BBC

“Le të jemi të qartë që nga fillimi. Lufta e Ftohtë nuk është kthyer. Rusia, me gjithë fuqinë ushtarake dhe pompozitetin, nuk është më Bashkimi Sovjetik. Ky nuk do jetë rikthimi i një beteje ideologjike që ndau botën përgjatë shumicës së shekullit të shkuar”.

Ky është me pak fjalë këndvështrimi i një diplomati të lartë të NATO-s, me të cilin fola së fundmi.

Megjithatë diçka ka ndryshuar pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe kërcënimit të vazhdueshëm ushtarak në lindje të Ukrainës.

Moska e ka thyer atë model sjelljeje që kishte karakterizuar diplomacinë në Europë që prej fundit të Luftës së Ftohtë dhe atë që kishte ndikuar në Europën perëndimore që prej rënies së Gjermanisë naziste.

Ideja që mosmarrëveshjet mund të zgjidhen me diplomaci dhe jo më forcë, që monedha e pushtetit është gjithnjë e më shumë ekonomike dhe jo ushtarake.

Më keq akoma, fjalimi i Putinit në Kremlin dhjetë ditë më parë sinjalizonte se kjo nuk mbaron këtu. Zëdhënësit e Rusisë mund të thonë se nuk kanë dëshirë që të dërgojnë trupat në Ukrainë, por sinjalet tregojnë të kundërtën- dhe duket se kjo është pikërisht ajo që duan të bëjnë.

Fjalimi i Putin ishte domëthënës jo vetëm pse ai e kishte seriozisht. Francezët kanë një fjalë për revanshizëm, një term që përfshin konceptin e hakmarrjes apo të rikthimit të diçkaje pas një humbje të turpshme, diçka që Franca e përjetoi nga Prusia në vitin 1870, dhe diçka që shumë rusë, sigurisht edhe ata brenda rrethit të Putin- besojnë se e kanë vuajtur nga duart e Perëndimit që pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Putin sinjalizoi se Rusia është rikthyer dhe se ka për qëllim që të imponohet në oborrin e saj, dhe për shumëkënd në Rusi, Ukraina është oborri më i madh.

Se sa larg është përgatitur për të shkuar Putin, është e paqartë. Por kërcënimi është i qartë, për Ukrainën, për Moldavinë, ku është mundësia që Rusia të marrë rajonin Trans- Dniestër. Por nëse ndërhyhet edhe në Moldavi, ku tjetër?

Prandaj vendet si tre republikat baltike janë kaq të çliruara që u anëtarësuan në NATO dhjetë vjet më parë. Dhe për këtë arsye, mbrojtja dhe garancia për anëtarët e saj është kaq lart në axhendën e NATO-s.

Aleanca e Atlantikut nuk mund të dijë qëllimet e Kremlinit. Thjesht mund të shohë mundësitë dhe të bëjë supozime nga sinjalet e dërguara deri më tani.

Por çfarë mund të bëjë NATO? Hapi i parë është që të sigurojë aleatët e shqetësuar në veri të Europës.

Hapi tjetër mund të jetë dërgimi i njësive ushtarake të vogla për të shtuar praninë në republikat baltike dhe në Poloni.

Stërvitjet te vogla ushtarake mund të japin idenë e pranisë së përhershme të NATO-s.

Po ashtu duhet të ketë më shumë mbështetje për Ukrainën. Jo për ta anëtarësuar- qeveria aktuale në Ukrainë nuk duket se ka dëshirë për t’u bashkuar me Aleancën.

Por Ukraina është një partnere e NATO-s. Që tani ka ndihmuar për të përmirësuar kontrollin civil mbi ushtrinë, me planet e mbrojtjes, etj. Pritet më shumë nga kjo lloj ndihme jo- vdekjeprurëse, për ta bërë ushtrinë e madhe të Ukrainës më efektive.

NATO po ashtu ka sinjalizuar se drejtimi i udhëtimit të saj nuk ka ndryshuar. Disa kritikë kanë sugjeruar se zgjerimi i NATO që prej Luftës së Ftohtë, në njëfarë mënyre ka sjellë reagimin e Rusisë në Ukrainë.

Diplomatët e NATO-s e refuzojnë këtë. Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, në një shkrim të publikuar në gazeta në 12 vendet e NATO-s që janë anëtarësuar pas fundit të Luftës së Ftohtë, insiston se zgjerimi ka qenë i mirë për Europën, për NATO-n, dhe për vetë anëtarët e rinj. Ai insiston se procesi do të vazhdojë dhe do jetë në dorë të vendeve individualisht për të përcaktuar aleancat e tyre.

Për koincidencë, takimi i NATO-s këtë javë do të shënojë një përvjetor të trefishtë: 15 vjet që kur Polonia, Hungaria dhe Çekia u bashkuan me Aleancën; 10 vjet që kur Bullgaria, Estonia, Letonia, Lutiania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia u bashkuan dhe pesë vjet që kur Shqipëria dhe Kroacia u bënë pjesë. Është një përvjetor që ministrat e NATO-s do e kujtojnë me një ceremoni të shkurtër dhe me një simbolikë që nuk do kalojë pa u vënë re në Moskë.

Mbi të gjitha, ministrat e NATO-s duhet të planifikojnë të ardhmen.

Pikërisht si duhet të përgjigjet Aleanca ndaj erërave të reja që po fryjnë nga Moska?

Puna do nisë për t’u finalizuar në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uells, në shtator.

Në këtë takim do të nisë hartimi i udhëzimeve dhe studimeve. Si duhet të jenë marrëdhëniet NATO- Rusi? A është kjo një ftohjë e përkohshme? Ose siç më tha një diplomat i NATO-s: a është e gjithë përpjekja për të ndërtuar një partneritet me Moskën në rrezik?

Nëse rregullt e sigurisë në Europë kanë ndryshuar, cilat do jenë implikimet ushtarake? Vendet europiane, në nevojë për para, duhet të rishikojnë sërish buxhetet për mbrojtjen, ose, të paktën, ta marrin më seriozisht çështjen e kapaciteteve mbrojtëse.

SHBA do të nënvizojë angazhimin e vazhdueshëm në Europë në disa mënyra të qarta. Do të duhet të ketë një tjetër sistem stërvitjesh. Struktura e forcës duhet rishikuar.

Nuk do jetë një takim rutinë, jo për shkak se është kthyer Lufta e Ftohtë, por sepse mbrojtja territoriale e anëtarëve të saj është bërë krejt papritur shumë më e rëndësishme se disa javë më parë.

19 komente në “A mund ta përballojë NATO detyrën ruse?”

  1. iks+ypsilon says:

    Po Ukraina, është “mbrojtje territoriale e anëtarëve të NATO-s”…??? Kur SHBA dhe Evropa, kërkojnë të jenë të pranishme në Ukrainë, qoftë dhe me mbështetjen e elementëve “të dyshimtë”, apo qeverisë të dalë nga “revolucioni”…”nuk ndërhyjnë” në Ukrainë…(???) Ndërsa rusët që kufizohen me të dhe kanë një popullsi të konsiderueshme ruse në këtë vënd, nuk duhet të afrojnë ushtrinë në kufi, sepse “ndërhyjnë në punët e brëndëshme të një shteti sovran”…(???) Dhe ministri gjerman e quan presidentin rus Putin, “Hitler”, ndërsa “hitlerët” që bënë “revolucionin” në Ukrainë dhe larguan një president, të paktën të ligjshëm, “nuk i shikon”…

    1. Tarrasi says:

      Ik more koqe ai vetem president nuk ishte e cfare pasurie kishte vene me vjedhje galopante vetem vlera e makinave qe kishte shkonte mbi 100 milion euro.

      Shko se ti do nje si puna Putankes ne krye qe te shfrytezoje deri sa te marri shpirtin

      Do kesh ndonje damar sllavi

      1. yug says:

        Ore palla te vegjel. Merruni me injorancen e realitetit shqipetar , se nuk ja keni haberin ketyre punve.

        Timoshenko eshte njeriu me i korruptuar ne Ukraine. 150 milion $ eshte humbja e faktuar nga marveshja qe kjo zonje beri me Putinin ?

      2. ALBATROS says:

        TI ORE DEBIL SE DHE KRYEMINISTRJA UKRAINASE KISHE ME SHUME LEKE NE BANKE POR PERENDIMI E MBRONTE, PO NAZISTET DHE ATA QE QELLUAN MBI TURMAT? PO SNAJPERAT E GLADIOS DHE TE NATO? PO MERCENARET E BLACK WATER CFARE DONMIN NE UKRAINE? Cfare pune ka Nato ne ukraine? Perse e hoqi me force nje qeveri se nuk in sherbente qellimeve te saj? Sa diktatore anti popullor ka vene perendimi me ne krye Pinochetin ne Peru po Luftrat NE IRAK, AFGANISTAN,LIBI,GRANADA,PANAMA,VIETNAM,KORE,KUBE,NIKARAGUA E SHUME TE TJERA MOS ISHIN TE LIGJSHME? PO VALLE MOS PERENDIMI E QUAN TE LIGJSHEM ME NE KRYA VENDET ME KOLONIZATORE TE BOTES SI ANGLIA DHE FRANCA? ANGLIA MBAN ENDE TE PUSHTUAR IRLANDEN E VERIUT TE IRLANDES, GJIBRALTARIN E SPANJES DHE ISHUJT Falkkland te Argjentines, Franca ka ende kolonite e saj ne Afrike si ne Mali dhe ne Nigeri qe u fut me force gjoja kunder terrorizmit,po nkrijimi i AL KAIDA NGA CIA? PO NDERHYRJA NE SIRI DHE FURNIMIMI ME LEKE DHE ARME APO DHE ME USBHTARE TE TERRORIZTEVE KUNDER ASAD? PEWRENDIMI DHE NATO JANE KUCEDRAT E POPUJVE BASHKE ME FMN DHE BANKEN BOTERORE TE CILEVE KETA I SHERBEJNE, NQS SE RUSI DO TE KRIJOJ BASHKIMIN SOVJETIK LE TA BEJE ASHTU SIC GJERMANIA DHE FRANCA NUK PYETEN NJERI KUR BENE BASHKIMIN EVROPIAN

      3. yug says:

        Lexo paragrafin e fundit dhe kupton se ku do dali ky anal-ist. Rrisni buxhetin e mbrojtjes thote. Po nga kush do blejne arme??? Nga eksportusi nr. 1 ne bote … SHBA , kuptohet ?

        Sot itali psh do te bleje 120 avione F-35 ___ nje idotllek i padegjuar per nje vend ne krize. Kush ja shet :)?

        Ja pse i duhet NATO…Shba. Nuk kam gje kunder, por ama mos na beni dengla kur Rusia mbron interesat baze te saj dhe popullin e saj.

    2. demokrat says:

      Gjuhe tipike e propogandisteve te FSB, qe duan te paraqesin levizjen proeuropiane te Maidait kunder nje regjimi kleptokratik si ai i Janukovicit si nje levizje ekstremiste.Fronti i Maidanit permblidhte qe nga nacionalistet ukrainas, pasues te Banderas dhe Shuhevicit, deri tek e majta progresiste dhe ajo liberale, nacionalistet qe vinin nga zona perendimore, tartaret, cifutet,pakicat rumune, bullgare, te krishtere orthodokse te kishes se pavarur ukrainase po ashtu dhe myslimane. Para se gjithash ajo levizje ishte nje revolucion shoqeror me rendesi jo vetem per kombin ukrainas por per gjithe Europen Lindore dhe per Rusine.Agresioni imoral rus ndaj Ukraines, eshte i ngjashem me ogresionin fashist italian ndaj Shqiperise ne 39, i pari u perligj nga nje referendum qesharak nen okupim, i dyti me dorezim te kurores shqiptare nga nje tufe bashibozukesh mbreteti te Italise. Shpresoj te mos jesh shqiptar filorus, qe ngaterron pasionin per kulturen ruse me admirimin e verber per cdo gje ruse ku pefshihet edhe psikopati Putin, por nje nga ata “student” rus qe kane mesuar shqip dhe jane pjese e propogandes se Kremlinit per helmimin e opinionit publik.

      1. yug says:

        Ore milet – i keni para video te youtube te levizjes pro-perendimore te Meidanit???

        Qe kur te qellosh me plumba police te paarmatosur na qenka pro-evropiane? Pa guxo te hedhesh qofte dhe 1 gur kunder policve ne SHBA – jo me molotv e plumba.

        Ato nacionalistet (ose fashisto-idotat) e sektorit te drejte … do shpallen levzje e pa-ligjshme se shpetji. Jani si bandat e 97 … shfrytezohen per politike dhe pastaj hidhen te koshi.

        Mu be qejfi kur pash sondazhin se 92% e Amerikanve ishin kunder nderhyrjes ne Siri. Bravo. Mesoni nga keta o shqiptar te pagdhendur. Nuk ha me buke propaganda luftenxitese e lobistve te armeve.

      2. ALBATROS says:

        TI DO KESH QENE PRO LUFTES NE IRAK DHE AFGANISTAN, THJESHT NJE MBETJE CIFUTO ZIONISTE NE SHQIPERI OSE NJE BYTHMUT PALARE QE DO TE NA NGOPESH ME LUGE BOSH, E PAME ATE PERENDIMIN TEND CFARE I BERI GREQISE DHE SPANJES APO TE GJITHE VENDEVE QE JANE FUT NE BE, I SKLLAVERON SEPSE JANE NEN SHERBIMIN E BANKIEREVE CIFUTE APO LOBIT HOMOSEKSUAL

    3. neda says:

      Ne lidhje me pyetjen e shtruar ne se a mund ta perballoje NATO Rusin, eshte nje pyetje jo shume e gjetur sepse NATO eshte forca Nr 1 ne tere globin dhe as qe mund te diskutohet Rusia, ajo nuk eshte asgje para NATO,
      por problemi eshte se NATO vepron brenda vendeve anetare te saj, prandaj edhe ukraina po te ishte bere antare e Natos ne kirme nuk kish shanse qe te vepronte Rusi ashtu sic veproje, por edhe jashte saj NATO mund te veproje kur shikohet se vende te ndryshme shtypin popullesine e tyre.Me kete veprim Rusi demostroi qe eshte nje vend agresor, gje qe duhet te beje qe perendimi te zgjohet nga gjumi dhe ka konsideroje Rusin si agresor, duke e perjashtuar si vezhgues ne NATO, krahas rrethimit diplomatik dhe ekonomik,me qellim qe vendet e federates ruse, shumica te bashkuar me dhune,te kene te drejten e referendumit me kushtetute per shkeputje nga rusia, simbas vullnetit te popullesise se shteteve autonome te tyre.

  2. DinPaku says:

    Problemi me kete siper eshte qe greku i ka prere pensionin.

    1. ALBATROS says:

      NDERSA ME TY ESHTE SE TE VJEN INAT QE SMERR FARE PENSION NGA BABA EDROGAN

  3. dajti says:

    Ne jemi te rrjeshtuar me Europen. Nese neser ndodh nje konflikt i armatosur Serbi-Kosove, ruset do mbeshtesin Serbine, ne Kosoven. Atehere ju drejtohem rusofileve ketu ne Shqiperi: Ne krah te kujt do luftoni?

    1. ALBATROS says:

      PERKRAH TE VENDIT TIM, NUK VETE DERDH GJAKUN UNE PER KORPORATAT DHE BANKAT E PERENDIMIT, SKEMI RREGULLUAR HALENE TONE DHE JO TE VDESIM PER TE TJERET

    2. yug says:

      Cfare po ben , gare budalleku? Po lufta Kosove-Serbi u be dhe nuk me duket se Ruset i ‘rane’ Kosoves.

      Ti bej ne mendje kete…na qenka normale qe Shba paska interea ne Kosove (mijera kilometra nga kufiri i vet – pa popullsi amerikane), kure kur Rusia mbron interesat e saj ne kufirin e vet me popullsine e vet – lakejte cirren nga indinjata ? … mendoni, mendoni pak.

  4. AP says:

    Keto që thotë Marcus janë llafe pazari!
    NATO u krijua në vitin 1949 pë tu mbrojtur nga rreziku komunist sovjetik; Traktati i Varshavës u krijua në vitin 1955 si kundërpeshë NATO- s. Sot nuk kemi as BRSS e as Traktatin e Varshavës!
    Pse nuk shkrihet NATO?! Apo duhet për të luftuar Bin Laden- ët?
    Të gjitha vëndet që dolen nga shkërmoqja e perandorisë sovjetike, Nato- ja i futi shpejt- e- shpejt në thesin e saj dhe ç’do ditë e më tepër u afrohet portave të Rusisë. Diplomatja e madhe Ollbrajt, me cinizëm të pashoq deklaron se Rusia ka shumë hapsira që s’duhet ti takojnë vetëm asaj! Këto kanë vetëm një emër- provokacion!
    Po shyqyr që Amerika ka shumë zëra, se është vend demokratik dhe atje ta perplasin surratit kur politika ecën shtrëmbër! ” Demokracia- eksporti vdekjeprurës amerikan”- keshtu e titullon librin e tij një ish punonjës i Departamentit të Shtetit. Është fjala për demokracinë si pretekst për të futur hundët kudo e për të maskuar qëllimin e vërtetë!

  5. safo says:

    pse, pantera me kocidha ka pak pasuri? apo a kandidati me i mundshem fitues?

  6. zilja says:

    te jesh sllav nuk eshte gje e keqe, te jesh i padrejte eshte problem.
    demokraci do te thote pushtet i shumices ose i popullit.i mire apo i keq produkti i nje populli nuk gjykohet, pra dhe Janukovici ishte produkt i votes se lire me vezhgimin e OSBE,po europa dhe amerika qe thone se kane votene e lire ne themel te shtetit ku jane ne kete rast? apo vota vlen vetem per sahan lepiresit kurse per ata qe nuk jane vasal nuk ekziston vota e lire, e drejte e vetevendosjes eshte e drejte universale dhe e patjetersueshme,per cdo popull te mbare botes,

    kushdo qe e interpreton sipas interesit kthehet ne diktature.

  7. Diplomati says:

    Krizat ekonomike,varferia,papunesia,korupsioni etj.,ne Kapitalizem,historikisht e kane gjetur zgjidhjen vetem
    me luftera.Prandaj mos u habitni kur se shpejti(per 2-3 vjet) do shpertheje lufta me e eger botrore.
    POPUJ JENI VIGJILENT!

  8. erjoni says:

    Rusia mund te jete kercenim vetem ne saj te arsenalit berthamor per te tjerat nato e gelltit per 2 dite ukraina eshte treg me 50 milion kerkoni me sa bie niveli I eksporteve ruse nqs I largohet tregu ukrainas ndikon ne rritje ekonomike e si pasoje ne jetesen e qytetareve pra dhe rusia spo ben ndonje gabim per veten e saj ne ket mes e ha populli ukrainas se ata qe bene revolucjonin nuk do I mushin xhepat me rubla ruse po me euro nga bizneset europjane lindore hesapi popull I lodhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje