Lufta ndaj korrupsionit duhet të përfshijë institucionet e drejtësisë dhe jo institucionet politike. Kështu u shpreh Drejtori për Europën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit Jonathan Moore gjatë takimit që zhvilloi me Presidentin Bujar Nishani, që çeli edhe serinë e takimeve zyrtare të Moore me drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të forcave politike. Bashkëbiseduesit ranë dakord se lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe reforma territoriale janë sfida shumë të rëndësishme që duhen fituar në interes të qytetarëve dhe ambicies evropiane.
Sipas një njoftimi zyrtar të Presidencës, Drejtori për Europën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit u shpreh se kontributi dhe sakrificat shqiptare për paqen dhe sigurinë çmohen lart nga administrata amerikane dhe vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë për zhvillimet e fundit në Ukrainë, duke e cilësuar aneksimin e Krimesë si të papranueshëm dhe një precedent kërcënues për vende të tjera në rajon.
Më tej, diplomati i lartë amerikan tha se SHBA-të e konsiderojnë Shqipërinë si një aleat të fortë dhe janë shumë të interesuara për integrimin e saj në Bashkimin Evropian, ndërsa shprehu shpresën se partitë politike shqiptare do të bashkëpunojnë në Parlament dhe institucione të tjera për arritjen e këtij qëllimi. Në këtë kuadër, Moore vuri në dukje se, për shkak të diferencave të krahëve politikë, Presidenti mund të luajë një rol të rëndësishëm për afrimin e tyre.
Nga ana e tij, Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë koinçidon me 5 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një arritje me përmasa historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, për realizimin e së cilës mbështetja amerikane ka qenë e një rëndësie të veçantë dhe shprehu bindjen se Shqipëria, nëpërmjet kontributit të saj për sigurinë dhe paqen në rajon dhe në shkallë globale ka qenë e aftë të përligjë besimin dhe pritshmëritë e aleatëve dhe partnerëve tanë.
Në lidhje me zhvillimet në Krime, Presidenti solli në vëmendjen e bashkëbiseduesit se aneksimi i saj nga Rusia tërheq vëmendjen tonë se siguria dhe liria nuk duhet të merren si të garantuara, duke shtuar se krahasimi i rastit të Krimesë me atë të Kosovës është një alibi e dobët, ndërsa garantoi që Shqipëria do të jetë përkrah SHBA-ve dhe partnerëve tanë në qëndrimet ndaj Rusisë.
Kreu i Shtetit, duke u ndalur në ecurinë e procesit të integrimit, theksoi se arritjet e deritashme, ambiciet e qeverisë dhe mbështetja e partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara janë bazë për suksesin tonë, duke shtuar, gjithashtu, se ka besim që Shqipëria do të bindë me fakte partnerët evropianë për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor.
Dmth nqs andej nga amerika ktij do kishte korrupsion nga institucionet politike keta sdo benin gje… jo mer shok ne problemin kryesor te korrupsioni politik e kemi.
Amerika i vuri drurin Berishes.
Kur vjen nje Amerikan ne Shqiperi, dijeni qe e ka sjelle Arvizu, ai i di pikat ku calon Shqiperia.
Zv Sekretari takon Nishanin ta shkundi qe te marri masa per te pezulluar funderrinat Gjyqtare dhe Prokurore qe solli Berisha per 8 vjet.
Ka 6 muaj qe kane vajtur akuzat per Imamin, dhe Prokuroria heziton.
Nuk mund te fusesh ne burg Berishen pa garantuar qe Gjykatesi dhe Prokuroret do bejne drejtesi. Nuk gjykohet dhe denohet Berisha nga Fatmira Hajdari, se e nxjerr nga salla pa faj.
Mire mor zoti JONATAN,por a je i informuar se po flet dhe ke takuar nje President LOLO,NJE IDIOT qe ashte i paafte te komunikoje me Ju dhe nuk mund te beje reforma sepse eshte i PAAFTE ,MILITANT I SEMURE DHE SKA KAPACITETE INTELEKTI.ESHTE NJE MBETURINE NGA TE FUNDIT QE SALI BERISHA NA LA SI DHURATE NE FUNDIN E TIJ.DUHET LARGUAR I SEMURI I PRESIDENCES QE KY VEND TE BEJE HAPA PERPARA,TROC Bujar mehmeti Nishani eshte Idiot i paafte.
po edi me koklopen kane ikur sot , ke do takoje ai apo te takoje nikun,
Eh more z President te erdhi koha te japesh produktin tend ose te dorezosh shefin tend ose te dorezosh postin qe te dha shefi yte . Ashtu me kete gjendje qe ke ti nuk ngre dot nje barre e jo me ti ngresh te dyja GOD BLESS AMERICA e ZOTI e BEKOFTE Shqiperine se e keqja eshte kaq e madhe ne kete vend sa vec AMERICES askush nuk mund ta shpetoje kete nend
Vidhni deputete,vidhni ministra,vidhni politikane se ka thene Morri nga Amerika.Ky eshte kapitalizmi,qe politikanet te grabisin popujt e tyre dhesuperfuqia i thote JU LUMTE.
yea yea, sduhet prekur sali baba me 40 hajdut se jan politik. Ky eshte presidenti me katastrofe qe ka pare shqiperia, nje ofendim per kombin shqiptar.
Ne nje vend normal ky ” diplomat “, do te perzihej me shqelma dhe do ti ndalohej rikthimi ketu.
Ky eshte nje turp i paprecedent.
Te mos prekesh korrupsionin e politikes do te thote qe jo vetem mos luftosh korrupsionin, por ta ringjallesh ate me tej.
Neqoftese Rama degjon kete palo diplomat, Shqiperine e mori lumi.
Nje deklarate shume e cuditeshme qe vjen nga nje perfaqesues i shtetit me demokratik te botes! Realisht, nuk kemi nevoje per njerez te tille, qe mbase nuk e dine se c’flasin; ne na duhen njerez qe te na perkrahin ne luften e eger dhe te pa kompromis ndaj kesaj plage qe po na mban peng si komb e si shtet dhe po mbyt popullin duke e zhytur ne fukarallek e mizerabilitet! Le te ngelet kjo vizite nje enderr e keqe ne diten e shenuar te “1 Prillit!
MOORE …. Ik or pirdhu !!!
Korrupsioni duhet luftuar deri në fund kudo dhe kurdo, pa asnjë përjashtim. Në Shqipëri korrupsioni përkundet në djepin e politikës, rritet në truallin e politikës dhe aty duhet të vdesë. Jasht politikës korrupsioni është një xhuxh në krahasim me korrupsionin politik, dmth me “madhështinë” e korrupsionit të politikanëve tanë të të gjitha ngjyrave. Nëse zoti Moor mendon se mjafton të luftohet korrupsioni në drejtësi dhe kjo do ndikojë që gjithshka të vihet në vend, ai nuk e njeh realitetin shqiptar. Por, ka edhe një mundësi tjetër. Mundet që ai të mos e ketë bërë fare një deklaratë të tillë ose ajo të jetë kerqservirur për opinionin shqiptar nga presidenca.Në Shqipëri ndodh gjithshka!
Nuk mund ta besoj qe kjo shprehje ka dale nga goja e nje diplomati te rangut te larte qe perfaqeson SH.B.A. Bile do te thosha qe edhe Fahri Balliu nuk do mund te shprehej keshtu. Them se eshte ndonje “lajthitje” e zedhendesave te presidences qe shquhen per xhonglime te tilla.
Pak koh me pare pat nje korrupsjon ne presidence,
Nuk eshte bere mediatike.
Kujdes! Ka shume deformim te te vertetes nga menyra se si mundohen keta te Presidences, me ane te deklaratave per shtypin. Nuk duhet te jete e vertete ajo qe ka thene Moore. Jane shtremberuar fjalet e te huajit, ashtu sic ndodh gjithnje kur behet fjale per propagande e tipik Berisha.
Amerika mbron vetem komunizmin ne shqiperi.
https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww