Vizita në Danimarkë/ Lykketoft-Meta: Avancimi i axhendës europiane, inkurajon reformat (VIDEO)

1 Prill 2014, 12:12Politika TEMA

Avancimi i axhendës evropiane të Shqipërisë do t’a inkurajojë dhe përshpejtojë procesin e reformave dhe progresit në Shqipëri dhe në rajon. Kështu u shpreh Kryetari i Parlamentit të  Danimarkës Mogens Lykketoft gjatë takimit me homologun shqiptar Ilir Meta, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kopenhagën. Në këtë takim, Meta shoqërohej nga një delegacion parlamentar i përbërë nga Gramoz Ruci, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, Olta Xhaçka, Musa Ulqini, Ambasadori i Shqipërisë në  Danimarke Arben Cici, si dhe anëtarë të kabinetit.

Gjatë takimit, Meta dhe Lykketoft ndan bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare mes Shqipërisë dhe Danimarkës do të hyjnë në një fazë me dinamikë të shkëmbimeve reciproke. Në këtë kuadër, Meta shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Danimarkë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të drejtohet nga deputetja Olta Xhaçka. Në vijim kryeparlamentari shqiptare e njohu homologun danez mbi axhendën ambicioze të reformave që janë ndërmarrë në Shqipëri në funksion të forcimit të institucioneve dhe rimëkëmbjes ekonomike të  vendit  dhe theksoi se investitorët daneze janë të mirëpritur në Shqipëri kryesisht në fushat e energjisë, agro-përpunimit, bujqësisë dhe turizmit.

Dy homologet biseduan gjithashtu edhe mbi zhvillimet ne rajon ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe u theksua rëndësia e perspektivës evropiane të të gjithëve vendeve te rajonit te Ballkanit në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. Ne këtë drejtim Meta bëri një vlerësim te veçantë për kontributin pozitiv që Danimarka ka dhënë ne rajon dhe në  mënyrë të veçantë në  Kosovë.

Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje se pavarësisht vendimit në dhjetor, Qeveria shqiptare është e vendosur në avancimin e reformave qe kërkon vendi dhe Kuvendi po adreson të  gjitha prioritetet e Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit në  Kopenhagën Delegacioni Parlamentar shqiptar kryesuar nga Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u përshëndet zyrtarisht nga deputetet daneze gjate seancës  plenare në  Parlamentin e Danimarkës.

11 komente në “Vizita në Danimarkë/ Lykketoft-Meta: Avancimi i axhendës europiane, inkurajon reformat (VIDEO)”

  1. Ardit says:

    Meta i shoqeru nga supermafiozet.

  2. adrian says:

    Vleresoj viziten e Metes,pasi po punon per integrimin e vendit

  3. bledi says:

    je rob zoti lale, se ajo bregu na cau koken

  4. ornela says:

    bregu e kishte mendjen te canta, jo te integirmi, sa here udhetonte jasht shihte neper dyqane

  5. marku says:

    je rob zoti lale

  6. kliti says:

    je i vetmi lider me vizion nga politikanet tan

  7. fani says:

    Shqiperia perfaqesohet nga nje krye hajdut!?

  8. Fatjoni says:

    je rob zoti, ajo qe ben mbetet jo si te tjeret qe kane vetem fjale

  9. Fani_2 says:

    Keta e kane mendjen te shajnë o zotri, hallall o burre, jane se eshte çmendur Ngjela nuk jemi çmendur te gjithe ne shqiptaret. Ngjela,,Avokati qe nuk ka fituar nje gjyq..

  10. Teuta says:

    cbehet keshtu o zotrinj, a ka mundesi qe mos te fyejme por cilido te shpreh pikepamjet e veta dhe pa ofendime. Nese Meta, Rama nuk do bejne ate per te cilen jane zotuar shume shpejt shqiptaret do e tregojne me vote ashtu sic i treguam vendin Berishes

  11. ervini says:

    mafioz eshte vetem berisha qe ne keto 20 vite vetem ka vjedhur. si ka mudnesi qe berisha e paguan zyren ne qender te tiranes ku vlera eshte mbi 30 euro metri katrore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje