PD: Drejtori i kovaleshencës në Durrës po gjykohet për shpërdorim detyre. MB: Akuza qesharake

1 Prill 2014, 12:31Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama për presione ndaj drejtësisë, duke emëruar në funksione drejtuese të administratës persona me precedentë penalë, apo që janë në gjykim e sipër për shpërdorim detyre.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, përmes një konference për mediat theksoi se në krye të kovalishencës është emëruar një person që është në gjykim për shpërdorim detyre.

“Edi Rama e nisi detyrën duke hartuar një kod etike për funksionimin e qeverisë, por ai vetë është në praktikë një shkelës i përsëritur i etikës. Cili është kodi etik që ka përdorur Edi Rama me emërimin e Roni Shqiopës, në detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ose siç njihet ndryshe Kavalishenca e Durrësit, kur ky i fundit është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është nën proces gjyqësor. Teksa pritet seanca e radhës e gjyqit, që është vendosur me datën 9 të këtij muaji, qeveria e Edi Ramës i ka dërguar një sinjal të fortë edhe gjykatës duke e emëruar të pandehurin, drejtor në Ministrinë e Brendshme”, theksoi Vorpsi.

Në vijim ajo u shpreh se ky është një skandal i rëndë dhe një shkelje me të dy këmbët e standardeve më minimale të një shteti. “Edi Rama jo vetëm nuk pret fjalën e drejtësisë, por i bën asaj presion duke i imponuar mbështetjen e hapur kryeministrit për një ta pandehur. Me Edi Ramën ka rënë në fakt çdo lloj standardi etik dhe moral në qeverisjen e vendit”, theksoi zëdhënësja e PD.

Ministria e Brendshme: Nuk është dënuar asnjëherë, s’ka arsye të paragjykohet

Ministria e Brendshme ka emëruar menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike.

Sipas saj, Roni Shqiopa nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe përsa kohë ai nuk është shpallur fajtor për çfarëdo akuze, nuk ka asnjë arsye që të mos punësohet. .

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë shkelje ligjore në emërimin e drejtuesve të institucioneve të saj të varësisë, përfshirë Shtëpinë e Pushimit në qytetin e Durrësit.

Z. Roni Shqiopa, i emëruar në detyrën e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit, rezulton i padënuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, çka vërtetohet lehtësisht edhe nga Vërtetimi i Gjendjes gjyqësore të tij. 

Përsa kohë që ndaj tij nuk ka asnjë dënim të dhënë me vendim gjyqësor të formës së prerë, bazuar mbi parimin e prezumimit të pafajësisë, asnjë shkelje ligjore, apo edhe morale nuk është kryer në emërimin e tij në detyrën e lartpërmendur.

Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sigurojë opinionin se të gjitha emërimet e bëra në këtë dikaster, duke nisur që nga specialisti më i thjeshtë e deri te drejtuesit e institucioneve të varësisë janë kryer në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Është për të ardhur keq që sot po synohet të hidhet baltë mbi drejtuesit e rinj nga ata që deri dje në pushtet, e kishin kthyer administratën publike në strehë personash të inkriminuar e të dënuar me vendimet formës së prerë të gjykatave, apo të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësitë e vendeve fqinje”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

24 komente në “PD: Drejtori i kovaleshencës në Durrës po gjykohet për shpërdorim detyre. MB: Akuza qesharake”

  1. Shqiptari says:

    Rilindje e piset…

    1. poli says:

      Po 8 vjet a e keni pasur shtetin ne dor me prokurori e me gjykata e me te gjitha pse si keni futur ne burg qe atehere.

      1. bimi says:

        Edhe keta nuk gjejne dot ndonje hajdut pak me te ndershem per te emeruar drejtor???!!!

  2. Tironsi says:

    Nje shok me tha: – pse nuk i publikoi PD-ja keto emra para emerimeve?
    Edhe per kete fajin ja faturonte PD. Ju luta qe mos te me hapte me muhabet politike edhe pse rastet flisnin per hajdute qe Edi syleshi po i bente drejtore dhe nuk kishte lidhje me politiken

  3. denisi says:

    O vorpsi ,po sefgjinin ,koliqin shehun mediun,bashen.e shume e shume te tjere qe u akuzuan gjate qeverisjes suaj perse vijuan punen per gjat 8 vjeteve dhe sot jane te lire ,kur dihet se shume prej tyre kane vrare. po turp nuk kini?jeni bere te neveritshem. nuk perjashtoj edhe gabime ne emerime ,por kursesi ju nuk kenite drejte morale te hapni gojen. mjaft me,

    1. Shqiptari says:

      Prandaj e votuam rilindjen o Denis, qe te fuste kta ne burg. Kta mire qe si futi po ata qe dolen po i ben drejtora. Skeme 4-4-2 e piktorit.

    2. ALpini says:

      O Toç kur u vendosen ata qe permend pse si kundershtuat.Kaq eshte problemi,ne i kundershtojme se i njohim se cfare muterish keni gjetur si titullare,e ku keni me te mire mbasi jeni kokpalaret qe ju thirri Meta.
      Jeni kokpisa me pordh koti qe do ja u qijme robt e shpis duke filluar nga me i madhi e deri ke legeni fundit,nje fare denis loqja.

  4. Kominats says:

    Me mitingjet e zgjedhjet merret Doktorri, kjo ishte filozofia hajduteve para 2013. Me te vetmin ndryshim qe si pepara edhe pas 23 qershorit, Mero Baze meret me “kunatin”. Vejini drynin gazetes o Mero se je bere per gjynah. Te urrenin njerzit kur e mbaje Saliun siper kokes, dole me lezet kundrra. Sikur s’ka kuptim qe per te rritur audiencen te shkosh te Saliu prape. Vetem mos me thuj qe e ben per buken e kalamajve se asnje lexues ktu nuk ka shkuar dy here ne nje vend pune kur eshte share me pronarin

  5. veterani says:

    Ajde gremisu senuk judegjojm dot me.Nuk merret Rama me shefa guzhine.Jeni bere per te qare hallin nuk harrohen bemat tuaja.Mos ja u degjofshim me zeri band kriminelesh,hajdut,vrases,tradhtar,percares te kombit,llumi i ketij kombi.

  6. Pilo Lala says:

    Une me te vertete e vleresoj kete pune te Opozites per figurat qe emerohen.
    Kjo gje po ndihmon Edi Ramen te filtroje te gjithe minjte e Ilir Metes.

  7. . says:

    ————————————————————————————————-

    Jeni bere si ato Grate vetem shathetheme

    dhe sajesa.

    Kur do punoni si Parti o Ceta-Verioreve

    e Sali Viagre-s.

    ————————————————————————————————–

    1. Tironsi says:

      Po si punon opozita mor analfabet??? Na e trego njehere apo mos je nga ata qe kalamjte i bleu gruja, se qenke mendje ndritur

  8. ari says:

    po nuk kane te tjer-te tjeret jane vllezer te frrokut,doshit e abazit edhe me kokepalare.ku kane hajnat shok jo hajna.

  9. geno says:

    O njerez, gjithe poushtetet me kriminel ndertohen, Saliu kriminel i akuzuar per vrasje, Gramozi i akuzuar per vrasje, Iliri i akuzuar per vjedhje, Tosi i denuar per vjedhje, cfare flisni kot per kelyshet e tyre, sic jane bucet jane dhe kelyshet

  10. PYETJA says:

    U injoruam,ne qe mbeshtetem,Edvinin.Jo vetem se la 80% te socialisteve pa pune,por po puneson drejtora,njerezit qe ishin me PD,dhe sot vetem per tradhetine qe i kane bere PD,keta persona po nxiren si kerpudha pas shiut,si diversantet ne 47.
    Saliu ka kerkuar qe te gjithe drejtusit,tradhetare te demaskohen dhe kete po ben perdite.Prisni kur te filloje me rrethet e vogla sa store do degjoni,dhe Edvinin ne resme me gisht ne goje,si tek portokallia.
    Rofte “Ringjallja” e korupsionit nga PS.

  11. bato says:

    Laura, nuk eshte turp per ty se ti nje lexuese e atyre qe dikton plaku i rrjedhur je, por turpi u takon ish qeverise dhe ish ministrave e ish kryeministrit qe per vete mbante Sefgjinin e Lulken e qindra te tjere kriminele ne detyra, mes te cileve Ristanin e denuar me nje vit burg per korrupsion, madje e beri edhe Kryetar te KQZ qe t’i jepte karrigen e bashkise se Tiranes se me 2011 i humbi te gjitha bashkite. Turpi rendon mbi ju dhe historia juve do ju denoje si me 23 qershor.

  12. andrea says:

    Qellove si kalama o.. MANE…

  13. luan says:

    O injotantet nuk merren me fenomenin por merren se kush e thote.

  14. tutu says:

    ps mbrohet me llogjiken e Pd ,ne nje kohe kur premtoi meritokraci,trasparence dhe lufte kunder korrupsionit…nuk keni pse te krahasoni cdo gje me 8 vjet PD si Enveri me kohen e Zogut,,krahasohuni me programin tuaj fitues, se vetem Rilindje seshte kjo….

  15. ismeti says:

    krejt familja e fashistit salih ram berisha asht nen akuz per vjedhej ,shperdorim ,plaqkitje tradhti dhe vrasje ,e ku je moj mjerane ti qe se denocon

  16. pordenone says:

    TEMA: Mundohuni ti zevendesoni fjalet e huaja me fjalet qe egzistojn ne shqip?

    shkruhet; konvaleshenc= convalescenza.(pushim……)

    Pershendetje.

  17. . says:

    ————————————————————————————————-

    Po “fugonat” qe ju perkrahet nuk jane jashte “Ligjit” ?

    ————————————————————————————————-

  18. Adil Ajeti says:

    Tashme u doli boja ju PD-s,shume mire do u shkonte ajo thenja e vjeter popullore:”Qente lehin karvani ecen” sepse vertet jeni bere shume te poshter aq sa as serbia nuk gjente akuza e fyerje per shqiptaret sa ju e kete e beni vetem per te ardhur ne pushtet,kjo ska asnje falje dhe vallja e juaj vazhdon pasi qeveria Rama nuk e bene ate qe duhet,futjen aty ku e keni vendin per te gjitha krimet e gjynahet qe i bete keti vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje