Visho Ajazi merr certifikatën e sigurisë, i hapet rruga kontrollit të SHISH

1 Prill 2014, 15:44Politika TEMA

Visho Ajazi Lika, drejtori i Shërbimit Informative Shtetëror është pajisur me certifikatën e sigurisë, çka zyrtarisht i lejon aksesin në informacionet tepër sekrete.

Kjo i ka hapur rrugë maxhorancës t’i rikthehet idesë së kontrollit të institucionit, duke aktivizuar kërkesën për grup hetimor në shërbimin inteligjent shqiptar, raporton AS.

Nga aplikimi që ka bërë në drejtorinë përkatëse është pajisur me certifikatë, do të parashikohet që brenda ditëve që do të vijnë, të vijë të raportojë në Komisionin e Sigurisë, ashtu sikundërse komisioni ka marrë përsipër që të ushtrojë një kontroll mbi veprimtarinë e SHISH-it për vitin e kaluar. Ne nuk do të kontrollojmë makinën e drejtorit, por do të kontrollojmë zyrat dhe çka mbajnë zyrat brenda”, tha kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

Por ç’do të ndodhë nëse kontrolli parlamentar vërteton që Visho Ajzi Lika ka kyer shelje me iformacionet sekrete që kontrollon.

Është ai kompetent për të vendosur për fatin e drejtorit dhe të kësaj strukture, e cila padyshim duhet të rifreskohet dhe rigjallërohet, sepse ka kaluar një periudhë të vështrirë dhe jo shumë efiçente”, tha Braho.

Sipas ligjit, kryetari i SHISH-it emërohet dhe shkarkohet me propozim të kryeministrit, por domosdoshmërisht me vendim të presidentit. Në cilësinë e kryetarit të Komisonit të Sigurisë, Spartak Braho i bën thirje kreut të shtetit të mos mbajë anë.

Vërej që Presidenti o nuk njeh ligjin o bën qëllimisht të paditurin ose ka ceduar nga ana intelektuale. Presidenti duhet të rrijë mbi palët, të arsyetojë drejt dhe jo të merret me prononcime që nuk e ndihmojnë as atë dhe as situatën. Në këto raste, Presidenti duhet të heshtë ose të flasë sa më pak dhe ato që thotë t’i thotë saktë”, u shpreh  Braho.

Në fillim të muajit mars, kryetari i SHISH nuk mundi të raportojë në Komsionin e Sigurisë Kombëtare mbi disa përgjime të supozuara në radhët e politikanëve dhe drejtuesve të policisë e intitucioneve, për shkak se i kishte skaduar certifikata e sigurisë.

17 komente në “Visho Ajazi merr certifikatën e sigurisë, i hapet rruga kontrollit të SHISH”

  1. SSQ says:

    Ky Spartak Brahoo duhet arrestuar dhe dosja e tij te dergohet ne prokurorine e krim eve te renda me Akuzen
    Nderhyrje e paautorizuar dhe fshij je te te dhenave ne sistem in e serverave te Tatimeve Shqiptare.

    Del aty dhe derdellis .

    1. salah says:

      Spartak Brahao – Ilir Meta – Lefter / Nard Koka – Seferi Braho – Agron – Armando Duka: Seferi Braho – Djali i Spartak Braho, vrasësit e Shefit Gani Malushi, është një prokuror në Durrës me nasic Naco – Gjyqtari Mafia: Dhurata Bilo: trafik, pastrimit të parave, ndërtimin e paligjshëm, dokumente të rreme për 20 vitet e drogës-gra

    2. albi says:

      ti sikur ke qene aty dhe e pe brahon duke fshire te dhenat.po ate drejtorin pse po e mbronte saliu se ka fshire braho te dhenat te tatimet.mjer ne qe kemi kete popull si ti injorant.po jane fshire te dhenat e pislliqeve te veta.te metes dhe berishes.po sa biznese te medha ne ate kohe nuk kane paguar.

    3. ALpini says:

      E paska marre certifikaten?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!
      O bo bo cfare i paska munguar??????????????!!!!!!!!!!!!
      I fundit qe duhet te hape gojen eshte qelbaniku S Braho,nje komunist i ndyre por si njeri me i ndyre akoma.

      1. ilo says:

        Po ky i ndyri ju mbajti ne pushtet per 4 vjet….apo tani u ndy???

  2. Agron says:

    cmund te presesh nga ky kulll qe eshte ne duart e saliut

    1. Astriti says:

      nje i pa afte ne krye te sherbimit informativ ,

      1. egi says:

        pyetje me vend nga ana e redaksisese se gazetes tema cmund te presesh nga ky , asgje ne 8 muaj nuk i ka dhen asnje informacion policise.

        1. deda says:

          kukullen merre ndroji fustan prap kukull ngelet prandaj smund te presesh asgje nga ky.

          1. Tani says:

            nje president loder nje kryetar shishi loder c’siguri do presim nga kta.

  3. Kritiku says:

    Si eshte e mundur qe Ajazi e mori kaq shpejt certifikaten e sigurise? Kerkesa qe iu be Kanadase per te sjelle deshmine e pastertise, sikur donte muaj te tere qe te arrinte?! Po Rama e paska firmosur kete certifikate? Sepse Kryeministri me firmen e tij e ben te mundur marrje e kesaj certifikate. Cfare po luhet ne mbrapaskene?

  4. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Ajo certifikata e sigurise eshte per te fshire prapanicen e Brahos.

  5. Pilo Lala says:

    SHISH ka rendesi per nje shtet te forte.
    Per Shqiperine edhe pse nuk do funksionoje SHISH per 1-2 vjet, nuk behet hataja. Greqia dhe Beogradi i kane te gjitha sekretet tona.
    Prandaj vazhdoni te beni presion qe ta vini me shpatulla per muri, por me teper vazhdoni te gjeni shkeljet e Qeveritareve te Berishes ne keto 8 vjet.
    Per here te pare ne Qeverine e Edit, nuk ka Minister Grek. Kjo eshte nje fitore qe e ka nxjerre SHISH pa vlere keto 23 vjet.

  6. Kadri Spahiu says:

    Nje shtet i dhjere komplet si Shteti Shquiptar frikeson njerezit akoma me SHISH-qebaben…

    Ore kerma islamo-komuniste, jepini pronen private popullit, respektoni lirine fetare te komunitetit Grek orthodoks kristian, respektoni lirine e fjales dhe jeten e cdo individi, dhe lerini spiunlliqet o bastardet e Ballkanit.

  7. psevertete says:

    duhej te vinte daje Sami nga Amerika qe fet e fet te jepej certifikata

  8. Vetetima says:

    Eshte turp i madh qe Z.Spartak Braho, Abdurrahman Krosi (Lal Krosi) i Ilir floririt, ai qe shumezoi me zero bobinen e famshme te korrupsionit te Ilirit qe e pane gjithe shqiptaret, qe feston me 600 te ftuar, me me shume se sheiket e Arabise Saudite, “prokurori i perjetshme” sic i interson ta quaj Ilir floriri Spartakun, prokuri i hekurt i komunizmit, do kontrolloje zyrat e ShISH?

    Nuk ka asnje lidhje me interesa kombetare- i vetmi interes i prokurit ekstremist komunist Braho eshte qe te zhduke cdo gjureme te bemave dhe gjemave te Ilirit, dhe sic del nga omentet dhe te pjelles te tij.

    Do beje ato , sic beri dhe tek Taksat, te vjedhe dokumente.

  9. Siguria says:

    Pasi festoi te gjiri i ngjalave i erdhi frymezimi Spartakut?Kur do ta hapi ate canten e zeze se mezi po presim cka brenda?”Rrofte” leshelija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje