Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë rënë dakord që të pezullojnë bashkëpunimin me Rusinë, qoftë civil apo ushtarak.
Sipas BBC, NATO ka dalë me një deklaratë, ku me një gjuhë të fortë, e dënon aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke e quajtur të paligjshëm.
Në deklaratë është vlerësuar edhe vetëpërmbajtja e Ukrainës.
Moska besohet se ka stacionuar dhjetëra- mijëra trupa në kufirin lindor me Ukrainën, duke alarmuar Kievin dhe Perëndimin.
Të hënën u raportua se presidenti rus, Vladimir Putin i kishte thënë kancelares Angela Merkel se ka urdhëruar një tërheqje të pjesshme të trupave ruse nga kufiri.
Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u tha gazetarëve se për fat të keq nuk e konfirmonte tërheqjen e trupave.
“Nuk është kjo ajo që po shohim,” tha Rasmussen.
Korrespondenti i BBC tha se mendohet se janë rreth 40 mijë trupa ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën.
“Rusët thonë se kjo është një stërvitje ushtarake, por më kanë thënë se ajo që po shqetëson ekspertët e inteligjencës në Perëndim është se aty nuk po bëhet stërvitje. Trupat thjesht janë dërguar dhe po presin,” tha korrespondenti i BBC.
Trupat janë të armatosura mirë, kanë tanke dhe mund të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë.
Ah propaganda e shkrete. “Trupat ushtarake nuk jane terhequr thote…”
Po ku??? Trupat Ruse ne territorin Rus ne kufi me Ukrainen? Me falni po…keni numeruar sa ushtare Amerikane ka sot neper bote, ku te ftuar dhe ku jo te ftuar?
Ore a dini sa baza te NATOS ka perreth kufirt te Rusise nga Perendimi ne Lindje. Me mendjen e pjerdhur nga propaganda keta do thonin se Rusia ka rrethuar me territorin e vet bazat e Natos ?
More Jugo,
Ne qofsh serb a grek ke te drejte te mbash anen e Rusise.
NATO nuk ka derguar trupa as ne Krime as ne kufi me Ukrainen dhe Rusia donkishoteske ka qellim te ringjalle perandorine e Carit.
L’argent fait la guerre thoshte Napoleoni. Por a e di ti se Rusia mbahet me kembe me eksportin e lendeve te para (gaz, nafte, minerale te ndryshme) dhe nga prodhimi industrial vjen pas edhe nje vendi te vogel te NATOs si Hollanda?
Rusia nuk ka nevoje per toke. Ruset kane nevoje per buke e jo per bomba atomike. Ato nuk hahen.
Ukraina nuk eshte as e NATOs as e Rusise. Ne qofte se flitet per probabilitet, ka shume me teper gjasa qe Rusia te shkoje drejt shperberjes se metejshme se sa te ringjalle perandorine cariste-komuniste.