Një drogë e paligjshme, e quajtur ketaminë, ka dhënë rezultate fantastike në trajtimin e depresionit, thonë mjekët që kanë kryer provat e para në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, disa pacientë, që kanë dekada me depresion të pashërueshëm, thonë se u janë zhdukur simptomat brenda pak orësh pasi kanë marrë doza të vogla të kësaj droge.
Provat e para janë kryer mbi një grup me 28 persona dhe tregojnë se përfitimet nga kjo drogë mund të zgjasin për muaj.
Ekspertët janë entuziastë dhe thonë se ky zbulim hap një mundësi të madhe kërkimore.
Depresioni është shumë i përhapur dhe prek të paktën një në dhjetë persona në një pikë të jetës së tyre.
Antidepresantët si prozaku ndihmojnë disa pacientë, por një pjesë e rëndësishme e problemit mbetet.
Po a jane bere eksperimente per nje kohe te gjate. Kjo mund te jete efektive per nje kohe te shkurter, por çfare ndodh kur perdoret per nje kohe te gjate? Kete duhet te thone studiuesit para se ta rekplamojne kete sukses.
ketamina eshte ilac qe perdoret gjeresisht me efekte analgjezike dhe anestetike. eshte nje ilac qe sikur te kalohet fare pak doza e ben pacientin te thote qe eshte jezu krishti ose muhamedi, aq efekte halucinogjene ka. sdo mend qe ta largon dhe depresionin pasi cdo lloj droge te ben te lumtur.