Fshirja e borxheve ndaj CEZ/ Financat: Janë shuar 31 milionë euro

5 Prill 2014, 13:05Politika TEMA

Ministria e Financave publikon vendimin e Këshillit të Ministrave për njohjen dhe pastrimin e detyrimeve mes institucioneve për faturat e borxhit të energjisë.   Vendimi është në vijim të strategjisë së qeverisë për të shlyer detyrimet e prapambetura të institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore të faturave ndaj kompanive të sektorit publik të energjisë, duke përfshirë një mekanizëm të shlyerjes me kompensim të detyrimeve te prapambetura të sektorit publik deri në 10 miliardë lekë ndaj pjesëmarrësve të sektorit publik të energjisë që kanë detyrime të prapambetura dhe masat që do të kërkohen për të parandaluar krijimin e detyrimeve të mëtejshme financiare.

Vendimi ka në thelb përcaktimin e shumave të shuarjes me kompensim të detyrimeve ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore që financohen nga buxheti, KESH.sh.a, CEZ Shpërndarje sha. dhe ministrisë së Financave.  Sipas vendimit, janë shuar rreth 4.4 miliardë lekë (31 milionë euro) borxhe të ndërsjella që institucionet buxhetore të financuara nga Ministria e Financave i kishin borxh CEZ-it; CEZ-i i kishte borxh KESH-it dhe KESH-it i detyrohej ministrisë së Financave për garancitë e dhëna.

Konkretisht,  institucionet buxhetore dhe institucionet që financohen nga buxheti, kryesisht detyrime të bashkive, komunave, ujësjellësave, kanë rakorduar detyrimet e energjisë elektrike në kolonën total debi e pranuar, të krijuara deri më datë 31.12.2013. Këto detyrime ndaj shoqërisë CEZ Shpërndarje të shuhen në deri në vlerën 4.4 miliardë lekë. CEZ Shpërndarje, në cilësinë e kreditorit, jep pëlqimin për këtë shuarje. Detyrimet e krijuara deri më datë 31.12.2013 të CEZ Shpërndarje ndaj KESH sh.a, për energjinë e lëvruar nga KESH sh.a, për furnizimin e konsumatorëve tariforë, , të shuhen deri në vlerën 4.4 miliardë lekë. Detyrimet e krijuara deri më datë 31.12.2013, të KESH sh.a ndaj ministrisë së Financave, për huatë e marra nga KESH sh.a., për të cilat ministria e Financave ka hyrë në marrëdhënie nënhuazimi, garancie shtetërore apo kredidhënie, të shuhen deri në vlerën 4.4 miliardë lekë. CEZ-i i detyrohet KESH-it 5.8 miliardë lekë (41 milionë euro).

Lista e faturave të pashlyera detyrime brenda periudhës 31.12.2013 që CEZ Shpërndarje ka kundrejt KESH-it është 5.8 miliardë lekë.

10 komente në “Fshirja e borxheve ndaj CEZ/ Financat: Janë shuar 31 milionë euro”

  1. nik says:

    duhet te filloj nje politike ekologjike dhe kursimtare me dritat neper institucione.

    1. Erlind says:

      Fshirja e borxhit eshte dicka e mire per popullin e thjeshte. Ne kete rast kjo ndikon direkt ne uljen e humbjeve ne rrjet, gje qe vitet e fundit ne vendin tone jane shtuar jashte mase shume. Po perseri ne rastin ne fjale nga e gjithe humbja ne rrjet ulen dhe 4.4 mld Lek gje qe sjell ulje te cmimit te energjise ne nje te ardhme shume te shkurter.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Te shlyesh borxhet eshte nje veprimtari normale.
    Shume vjedhje behen ne bashkepunim me shtetare,enrgjia vidhet nga subjektet private,nga linjat e ndriçimit rrugor,faturat ne shume raste vendosen ne shuma te medha,ne menyre fiktive.
    Shteti duhet te beje trsparente faturen e konsumit te energjise elektrike.
    Megjithse borxhet ndaj CEZ-it jane astronomike,institucionet shtetrore ngrohen dhe freskohen me kondicioner,si ne mall te xhaxhait.Ngritja e çmimit nuk duhet te vije nga shperdorimi i energjise elektrike ne institucionet shtetrore.
    Institucionet shtetrore duhet te kene norma konsumi te energjise elektrike,per te kontrolluar shperdorimet dhe faturimet fiktive ne favor te ÇEZ-it.

  3. plaku says:

    Une bera nje skeme funksjonale te kesa, “fshirja borxhexh” dhe sipas skemes del se :
    Institucjonet buxhetore dhe jo buxhetore, qe financohen nga shteti nuk i lajne CEZ-it 4,4mld.leke pra nuk merr nga buxheti i shtetit ( Ministria e financave) 4,4mld leke, CEZi nuk merr nga Institucjonet buxhetore dhe jo buxhetore qe financohen nga shteti 4,4mld.leke dhe nuk i jep CEZ-it 4,4mld leke dhe CEZi-vete nuk i jep KESH-it 4,4miljarde leke dhe KESH nuk i jep Ministrise se financave 4,4 mld.leke. Pra ketu behte fjale per vetem 4,4miljarde leke qe do te silleshn verdalle midis : Ministrise se financave, Institucjoneve buxhetore dhe jo buxhetore qe financohen nga shteti, CEZ-it dhe KESh-it. Pra ne kete rast FSHIHET ASNJE BORXH por shkrtohen vetem faturat dhe veprimet financjare. Pra edhe nje here ketu nuk kemi ASNJE FSHIRJE BORXHESH NDAJ CEZIT. CEZi i fal institucjoneve 4,4miljarde leke qe i mkane borxh dhe nuk i jep 4,4miljarde leke KESHIt dhe keshtu me radhe.
    Pra ne kete vendim te ministrise se financave SPEKULLOHET me fjalet fshirje dhe falje.

  4. gjergji says:

    Shume bukur zoto Minister i Financave. Borxhin e institucioneve shteterore ju me nje te rene te lapsit i beni Zero dhe CEZ bie dakort me ju, nders konsumatoret familjare duhet te paguaje edhe penalitetet qe bart kontrata e CEZ Shperndarjen.
    Qeveria nuk eshte mandatuar per te lehtesuar qeverisjen, por per te lehtesuar jeten e te qeverisurve, te qytetareve nga buron delegimi i autoritetit te qevereise.
    Veprimi juaj eshte abuzimi e thelbin mbi te cilin eshte ngritur institucioni i besimit ndrmjet te qeverisurve dhe qeverise, qe ndonjehere ju e quani i qeverise se sherbimit ndaj qytetareve.
    Edhe ju si gjithe te tjeret, nuk mundet dot te Rilindni asgj, sigurishjt eshte e pamundur se ajo ndiesi tashme ka vdekur dhe ju nuk mund ta ngjallni.
    Vazhdoni deri sa te baroje edhe misjoni tuaj/

  5. leonard says:

    shume shqiptar e presin nje gje te tille prej vitesh sepse pamundesia per ti shlyer detyrimet e prapambetura , por duke marre nje nisem te tille ku te gjithve shqiptarve ti shlyhen keto borxhe ku edhe ai qe nuk e ka mundesine apo se ka patur mundesine do filloj edhe te reduktoj konsumimin e energjis elektrike duke e arritur qellimin qe te ket mundesin te paguaj kete qe konsumon ,shum prej nesh kan qen ne emigrim apo edhe jemi por problemi i faturave vazhdon ku per konsumatorin ato vazhdojne edhe rritet debia por duke patur kete mundesi te faljes se debis cdo njeri behet i ndergjegjshem dhe mundohet te paguaj ate qe konsumon .

  6. arsen says:

    Ah hhhh..une i ziu!
    Ta kisha ditur, do ja shisnja me gjys cmimi dritat e mija komshiut tim ne Diber te Madhe.
    Do isha ngrof me elektrik dhe Edi Rama do ma falte siç ma ka fal Saliu gjithe keto vite.
    Sa budallenj??!!!
    Ju bjerini sopates se un do bej…ah…ahhhhhhhh????!!!!!!!!!!!
    SHTET IDIOT!
    KUJTUAM SE RILINDJA ISHTE MALL QE AHET..!!!!!!! NA PASKA QENE LETER PER TE FSHIRE BYTHEN!

  7. Naim Sami Abdyli says:

    Ça mashtrimi i madh kjo pune. Institucionet shteterore ne kete menyre “lajne duart” me energjine elektrike qe kane vjedhur. Ku eshte pare fshirje e detyrimeve me “kompesim”. Ça morali ka ti kerkosh pagimin e faturave te papaguara qytetareve kur amnistohen institucionet ???

  8. ver says:

    Te falen borxhet edhe per konsumatoret e tjere dhe te fillohet nga nje pike 0 pa toleruar asnje konsumatore , familjare , privat apo shteterore se ndryshe nuk ka moral qe shteti shtetit ja fal ndersa qytetareve te vet jo.

  9. soto says:

    Fshirja e debitimeve nuk mendoj se eshte me vlere pasi ne rradhe te pare demton barazine,nenkuptoj ata te cilet kane qene korekte ne shlyerje,demton ekonomine e kompanise apo te shtetit dhe nuk normalizon demtimet ne rrjet apo cmimin e energjise.Forma te tjera ka per rregullimin e cmimit dhe duhet bere edukate te paguhen detyrimet.Per ata qe kane veshtiresi ekonomike shteti le te nderhyje me mundesite e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje