Një gjyqtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përmbajti veten dhe i tha një të dënuare për vrasje: “Shpresoj të vdesësh”.
Ai e dënoi 31- vjeçaren Camia Gamet me burgim të përjetshëm, por nuk dukej i kënaqur.
“Nëse ky shtet do kishte dënim me vdekje, do ishe në karrige,” i tha ai.
Gjyqtari John McBain duket se u revoltua pasi Gamet vetëm përqeshte njerëzit në sallë, madje ndërpreu një dëshmi emocionale të hallës së viktimës, duke i thënë: “Vërtet ti je?”.
Gamet vrau dy vjet më parë në mënyrë brutale të dashurin e saj.
Gjyqtari tha se nuk kishte parë vrasëse më gjakftohtë ndonjëherë.
“Qepe gojën ose do ta mbyll me ngjitës,” i tha gjyqtari.
“E mbyte të dashurin si një peshk. Ishe e pamëshirshme. E there. E there. E there. E there derisa vdiq”.
Prokurorët thonë se ajo e theri viktimën 11 herë.
Gabim ka ber ky gjykatsi. Ky duhet te vij ne Shqiperi te takoj Gjin Gjonin qe te marr eksperience si te sillet ne sallen e gjyqit.
Edhe Tom Ndrecen. Duhet patjeter ti takoje keta kollosa te drejtesise. Per komentuesin me poshte, jane ne Michigan, nuk egziston denimi me vdekje.
Cili shtet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes??
Michigan
Kjo eshte ne Jackson County circuit court ne Michigan