Nëse femrat kanë “penisë”, po meshkujt çfarë kanë?

18 Prill 2014, 10:04Lifestyle TEMA

Në Brazil janë zbuluar disa insekte femra, që kanë “penisë”.

Sipas BBC, ky është rasti i parë në botë i krijesave me organe të këmbyera.

Insektet femra Netrogla e fusin organin e tyre të ngritur në vrimat e meshkujve, që ngjajnë si vagina.

Më pas kjo strukturë, që është quajtur “gynosome”, thith prej aty spermën dhe lëngjet ushqyese embrionale.

I gjithë procesi i çiftëzimit zgjat nga 40 deri në 70 orë.

Shkencëtarët japonezë, që kanë bërë zbulimin, thonë se më parë është hasur në këmbimin e roleve në seks, por kjo është hera e parë kur edhe organet janë këmbyer.

Insektet janë zbuluar në një shpelle në Brazil dhe mendohet se arsyeja e këtij këmbimi rolesh është ambienti shumë i varfër me burime brenda shpellës.

1 komente në “Nëse femrat kanë “penisë”, po meshkujt çfarë kanë?”

  1. tourkofagos says:

    pergjigjen e japin gyzelet: meshkujt kane marmide……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje