"Mund të ishte më keq, ajo mund të merrte drogë”

17 Prill 2014, 10:23Lifestyle TEMA

Babai krenar i një vajze vetëm 12 vjeç, që u bë nëna më e re në Britaninë e Madhe pasi lindi tre ditë më parë, tha se preferonte më mirë ta shihte shtatzënë sesa të zbulonte se ajo merr drogë.

Nxënësja, që mbeti shtatzënë me të dashurin e saj 13- vjeçar kur ishte vetëm 11 vjeç, lindi një vajzë 3.2 kilogram.

Me 12 vjet dhe tre muaj, ajo është pesë muaj më e re se nëna më e re e mëparshme në Britaninë e Madhe.

Babai i vajzës tha se ai do e mbrojë të bijën, ndërsa tha se është i lumtur.

“Për fat të keq, fëmijët në këtë moshë po rriten me të dashur apo partnerë, quajeni si të doni. Por nëse i bëjnë gjërat pas shpine, ne nuk mund ta zbulojmë kurrë se çfarë ndodh,” tha ai.

Burri, që është nga Londra, nuk jeton më me mamanë e vajzës, e cila është bërë gjyshe në moshën 27 vjeçare.

Ai tha se i dashuri i vajzës është një djalosh i mirë.

1 komente në ““Mund të ishte më keq, ajo mund të merrte drogë””

  1. filan fisteku says:

    anglezet…..white trash te Europes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje