VIDEO/ A po e shfrytëzojnë ‘njeriun më me fat në botë’?

15 Maj 2014, 10:23Lifestyle TEMA

Nga Guy Delauney, BBC

Përse ky person nga Kroacia, që i ka shpëtuar vdekjes shtatë herë dhe më pas fitoi lotarinë, është i mërzitur? Për shkak të një filmi vizatimor për të, që është kthyer në hit në internet

 

Fran Selak ka një histori të jetës, unike, për të cilën është lutur që të bëhet film. Por tani që kjo gjë ka ndodhur, ai duket i pakënaqur me mënyrën se si është portretizuar.

Selak, një mësues muzike 80- vjeçar nga Kroacia, sipas intervistave në gazeta, ka nisur t’i dredhojë vdekjes që në vitin 1962, kur një tren i linjës Sarajevë- Dubrovnik doli nga shinat dhe ra në lumë- por ai arriti të shpëtojë gjyshen dhe veten.

Më pas kanë pasuar gjashtë raste të tjera. Në një rast autobusi i tij ra në lumë, ai arriti të shpëtojë nga dy makina që shpërthyen, i mbijetoi rrëzimit të një avioni, duke rënë mbi një mullar me bar. Një pemë e shpëtoi nga rënia me makinë në greminë dhe arriti të mbijetojë nga goditja e një autobusi. Më pas, për të provuar tamam se ishte me shumë fat, dhe jo pa fat, ai fitoi rreth 1 milion dollarë në një lotari, duke e dhënë shumicën për miqtë dhe familjen.

Historia e tij është përhapur në shumë media dhe kjo frymëzoi një animator nga Nju Jorku, David Ransom, që të bënte një film.

Ai e ka hedhur atë në YouTube dhe që tani është parë më shumë se 1.2 milionë herë.

Por sipas raportimeve nga Kroacia, subjekti i filmit nuk është i kënaqur. Jutarnji List ka kërkuar reagimin e tij, por ai nuk dukej si njeriu më i lumtur në botë.

“Amerikanët nuk ia kanë idenë,” u ankua ai. “Ata më kanë bërë me mustaqe dhe i kanë bërë lëmsh të gjitha aksidentet e mia. Ndoshta do fitojnë shumë para, ndërkohë që unë jetoj me pension. Të paktën të më kishin dërguar nja 1 mijë dollarë”.

BBC nuk arriti të kontaktojë me Selak. Por gazetat raportojnë se ai do ngrejë padi. David Ransom shpreson që gjërat të mos shkojnë kaq larg.

“Më vjen keq që është mërzitur nga portretizimi. Nëse ai do që të bëhen gjërat siç duhen, do të isha i lumtur që ta ndryshoja videon, për të paraqitur sa më mirë imazhin e tij, duke hequr apo shtuar hollësitë që ai dëshiron”.

1 komente në “VIDEO/ A po e shfrytëzojnë ‘njeriun më me fat në botë’?”

  1. daku says:

    Super super super. …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje