Marilyn Monroe, ikona botërore e skenës, vdiq më 4 gusht 1962.
Por ajo nuk ndërroi jetë për shkak të vetëvrasjes, por kjo ishte një vrasje e orkestruar nga Bobby Kennedy, për t’ia mbyllur asaj gojën pasi kishte frikë se ajo mund të zbulonte aferat e familjes Kennedy, që i mbante në një ditar të vogël të kuq.
Dhe Bobby nuk ishte i vetëm, por kishte ndihmës në këtë vrasje kunatin, aktorin Peter Lawford dhe psikiatrin e Marilyn, Ralph Greenson, të cilët i bënë aktores një injeksion fatal me pentobarbital në zemër.
Këto pohime eksplozive bëhen në një libër të ri, të shkruar nga një gazetar investigativ, Jay Margolis dhe një ekspert i Monroe, Richard Buskin.
Libri pretendon se hedh dritë në një nga ngjarjet më të diskutuara në planet, duke ofruar dëshmi të jashtëzakonshme.
Bobby Kennedy u përfshi në një aferë seksuale me aktoren në verën e vitit 1962, kur ai ishte dërguar në Los Angeles nga i vëllai, Jack, për të bindur aktoren që të mos i telefononte Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti nuk do divorcohej nga Jackie për t’u martuar me të.
Por Bobby u magjeps nga ylli i ekranit dhe i hyri në krevat.
Dëshmitë e forta i jep vetë kunati i Bobby, Peter Lawford.
Ai thotë se ata të dy bënë seks në dhomën e miqve të tij.
Tani ndryshuan gjërat.
Aktorja nuk merrte më në telefon Shtëpinë e Bardhë, por Departamentin e Drejtësisë, pasi donte të fliste me Prokurorin e Përgjithshëm, Bobby Kennedy.
Ajo kishte rënë në dashuri me të dhe ai i kishte premtuar se do divorcohej nga e shoqja.
Lawford thotë se është e habitshme se si Marilyn ra në dashuri me të, kur vëllezërit Kennedy e kalonin si një top futbolli.
Por kur Bobby vendosi të tërhiqej, Marilyn e kërcënoi me një konferencë për shtyp, ku do zbulonte aferat.
Të dy u zunë tek shtëpia e Lawford. Ajo ulërinte, kapi një thikë dhe nisi të kërcënonte Bobby-n.
Lawford hyri brenda dhe ndërhyri. Më pas aty mbërriti Skuadra e Gangsterëve nga policia e Los Angeles, që njiheshin për aktivitetet e tyre të paligjshme.
Ata i injektuan një qetësues dhe Bobby e plasi atë përtokë.
Këtu Bobby mori vendimin për ta zhdukur aktoren me një injeksion fatal.
Vdekjet e VIP-ave te nji nivelit te tille Boteror si simboli sexi-t M.M
jane te mbuluar ne cdo rast me mister ,qe do te thote se brenda ktij misteri ka shume vend hapsire per te spekulluar dhe lene fantazine te flas . Sot per te fituar pare ,dijme qe pasioni intriges ,nuk njeh skrupuj.
Per mendimin tim personal duket nji trillim i cili padyshim zgjon interesin e kurjozeve te ksaj Bote mashtruse ,te cilet sjan te pakte .
Sot dijme se sensacioni perben vemendjen dhe pse jo shitjen e shpejt .
Dihet qe Marilyn Monroe ishte nji nder femrat me te kerkuara ne krevatet e Figurave Amerikane te kohes ,qysh nga Presidentet e deri ke Artistet Hollivudiane . Boby ja arriti edhe vet asaj qe vllai tij me i madhe e kishte kenaqsin e vet ne krevatin e viles se vet ,pra te shijonte embelsin e frutave pran Monroe-s. Por nderkoh flitet se ajo preferonte me shume Sinatra-n(qe pas vdekjes se Kenedit dolen fjale ,si porositur nga Familia Siciliane ). Pra persa kohe misteri do jetoj ti mbuloj ,do ket edhe versione nga me fantastiket . Nga njera ane duket edhe si nji tendenc per te injoruar Familjen Kenedi kte Dinasti te vertet te politikes amerikane e cila ,duket se dikujt si paska lene aspak shije te mire . Ditari kuq tingellon bukur ? A thua qe ky te ket shqetesuar aq shume Boby-n ?! Pfffffffffffffff ..skenar i dyshimte
“Crackhead”..
Midis Sinatres dhe Kennedy ..dhe une do zgjidhja sinatren. Me ka pa Zoti qe nuk kisha lind akoma ne ate kohe hahahahaha
…sala me siguri…