Kanceri në prostatë është seksualisht i transmetueshëm?

20 Maj 2014, 11:42Lifestyle TEMA

Kanceri në prostatë mund të jetë një sëmundje seksualisht e transmetueshme, e shkaktuar nga një infeksion, që kalon tek partneri gjatë aktit seksual.

Ky është përfundimi i disa shkencëtarëve.

Por sipas BBC, ekspertët thonë se akoma mungojnë prova bindëse për këtë.

Edhe pse disa kancere shkaktohen nga infeksionet, Qendra Kërkimore për Kancerin në Britani vlerëson se është akoma herët për të futur edhe kancerin e prostatës në këtë listë.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë thonë se kanë testuar qelizat njerëzore të prostatës në laborator.

Ata zbuluan se një infeksion seksual, i quajtur trichomoniasis ndihmoi në rritjen e kancerit.

Mendohet se rreth 275 milionë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me trichomoniasis, që është edhe infeksioni më i transmetuar seksualisht.

Shpesh, një person nuk ka asnjë simptomë dhe nuk ka dijeni që është infektuar.

Ky studim i fundit nuk është i pari që sugjeron një lidhje mes trichomoniasis dhe kancerit të prostatës.

Një studim i vitit 2009 zbuloi se një e katërta e meshkujve me kancer në prostatë kishin shenja të trichomoniasis dhe ata kishin më shumë gjasa të kishin kancer të avancuar.

1 komente në “Kanceri në prostatë është seksualisht i transmetueshëm?”

  1. elona says:

    Keto jane studime shume dashakeqe.Perhapin panik dhe kane synime tregjesh bilion $ me farmaceutike.
    C’dmth ,eshte provuar,po nuk eshte vertetuar,o ta ngjit o s’ta ngjit.PiKE.”La via di mezzo e cazzata “thote populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje