Një miliarder kinez, Liu Lan, është dënuar me vdekje.
Han mendohej se kishte lidhje me ish- shefin e sigurisë në Kinë, Zhou Yongkang.
Sipas BBC, një gjykatë në Hubei bëri të ditur se Liu Han dhe vëllai i tij, Liu Wei janë fajtorë për organizimin dhe drejtimin e një organizate mafioze, e cila ka bërë edhe disa vrasje.
Të dy janë pjesë e grupit prej 36 personash, që akuzohen për krime të ngjashme.
Dënimi i tij besohet se është pjesë e një betejë të nisur për të zbërthyer rrjetin e Zhou.
Në vendimin e gjykatës thuhet se grupi mafioz kishte mbështetjen e punonjësve të qeverisë në aktivitetin e tyre.
Liu Han ishte një nga njerëzit më të pasur në Kinë me biznese kryesisht në fushën e minierave.
Lidhjet e tij me politikën i mundësuan atij që të bëhej edhe delegat në një trupë të rëndësishme politike në Sichuan.
Ai mendohet se ka lidhje me Zhou Yonkang, që ishte sekretar partie ne Sichuan përpara se të bëhej ministër i Sigurisë Publike në Kinë në vitin 2003.
Prej muajsh ka spekulime se Zhou Yongkang është nën hetim për korrupsion.
Familjes së tij i janë sekuestruar mbi 14 miliardë dollarë asete.
Ai mendohet si koka e një grupimi të frikshëm mafiozo- politik me ndikim në industrinë e naftës, gazit, minierave, etj.
Ka dhe intriga tek milioneret ,
eeeee!
Nje saktesim “te vogel”
Ishte MILIARDER
Sistemin gjyqësor bashkë me gjyqtarët kinezë, duhet të marrim në Shqipëri…!
Ne ate drejtim po shkojme mos ki merak. 40 shekuj! Sistem te perkryer kane.
Sa keq me vjen kur shohe qe cfare lloj idiotesh mbane kjo toke. Te denohesh me vdekje brenda nje jave, qe nuk te del as te degjosh versionin e te pandehurit jo me te shohesh provat, dhe ti do kete. Prandaj sdo behemi ndonjehere ne se kjo toke mbane idiote si puna jote
se mos mendon njeri se edhe ne shqipri ka ndonje koklop si kinezi??….
SIKUR ME NGJAN ME LILO FLORIRIN KY………………….???!
Kur të bëhet revolucioni borgjez në Kinë do jetë një masakër e hatashme dhe do fitojë ai që ka nja 2 milionë ushtarë më shumë se pala tjetër. Kush do na bëjë shapkat ndërkohë?