Në Iran është ekzekutuar një nga njerëzit më të pasur në vend.
Ai akuzohej për mashtrim dhe një ekzekutim i tillë është i pari i llojit të tij.
Mahafarid Amir Khosravi vdiq të shtunën në burgun famëkeq Wëin në veri të Teheranit.
Së bashku me Khosravi-n, përpara gjyqit dolën edhe 38 të akuzuar.
Tre prej tyre u dënuan me vdekje, të tjerët me shumë vite burg.
Sipas të dhënave të drejtësisë, ai dhe njerëzit e tij kishin përvetësuar me anë të dokumenteve të rreme bankare rreth 2 miliardë euro.
Khosravi konsiderohej si një prej njerëzve më të pasur në këtë vend.
Perandoria e tij e biznesit përfshinte rreth 35 kompani në industri të ndryshme. Ai kishte në pronësi edhe një klub futbolli.
Mediat në Iran thonë se hetimet ndaj tij nisën në vitin 2007. Në hetime u përfshi edhe ish- shefi i bankës Melli.
Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit në vend është një nga prioritetet e qeverisë së re të presidentit Hassan Rouhani.
Rasti në fjalë ka ngritur dyshimet se në aferë kanë qenë të përfshira edhe qarqe të larta të politikës nën regjimin e ish- presidentit Ahmadinejad.
Edhe ky i fundit i pati shpallur luftë korrupsionit, duke thënë se ky ishte objektivi kryesor i tij, por në fund ndaj tij dhe qeverisë që drejtonte, nisën të vërshojnë akuza për afera korruptive.
Ai pati deklaruar se këto janë shpifje.
Këta Iranianët nuk janë në vete…(???!!!) Pse nuk vinë në Shqipëri, të marrin shëmbull nga neve, që hajdutët dhe kriminelët, i bëjmë ministra, kryeministra dhe heronj, që kur vdesin i mbështjellim me flamurin kombëtar…(i shkreti “flamur” ç’po heq dhe nuk ka “gojë” të flasë…)
ja nje shembull se si duhet vepruar edhe ne shqiperi,ekzekutim per ata qe vjedhin,dhe te shohim u shkon me mendja te tjereve per te vjedhur,pra sala ne litar pike.
Nese gjykata e ka faktuar qe “pasaniku” ka qene hajdut?!!! Perse cuditeni?
Duhej me pare se ti priste koken, ti priste gishtat, duart, gjuhen, organin gjenital…e ta hidhte ta hanin qente.
Sa jane si ky qe u kane zene frymen miliona njerzve ne Bote?
Perse u duhen miliardat???
Kaq te mire jane sa mendojne nate e dite edhe per sterr..sterr nipat e mbesat?
Jane keto plehra qe varfrojne popujt. Vjedhin pasurine e perbashket qe natyra ua ka falur te gjitheve dhe jo atyre.
Lexoni Danten dhe gjeuani vendin ketyre ne Vargjet e Tij te Ferrit!!!
Keta cuditen qe i vret Irani. Madje ai burgu ku i mban na qenka famkeq. Ouuu.
Po Guantanamo cfare eshte? Te pakten Irani ja ben nje gjyq, kurse uncle-sam ne Guantama i mban per qejf, por ama ne ndryshim nga Irani i turturon ne menyre…demokratike ?
Nje shembull i mire qe duhet mare nga Irani.Ne shqiperi Saliu vjedh pa limit,me nje babezi te pakrahasueshme,por u jep mundesi ministrave,deputeteve dhe shume inteltual te pd-ke te vjedhin sa te duan,veçse kur te vij dita e gjykimit,Saliu te mbrohet nga keta hajdute.Pra hajdutet do te mbrojne hajdutet.Saliu e meriton litarin dhe eshte pak.
sa copa duhet ta kishim prere Kokedhimen ne ???
jo jo ne jemi shtet i se drejtes…
radhen e kane ne shqiperi fidel ylli,koko kokedhija,abazi,doshi ,rama,metaa,koka,dhe 35 deputet socialiste e lsi qe vodhen dhe u pasuruan me ngjala e mushkonja.
bashkim ulaj i gener2
po me vani ke shume te drejte po nhk eshte vetem ai greku po shume te tjere dhe ne qofte se do te vesh rend fillohet nga koka dhe pastaj bishti nuk leviz me
Lereni iranin por kthehemi ne shtepine tone qe quhet Shqiperi qe duhet te kthehet sa me shpejt ligji i vdekjes sa nuk eshte vone se kta horrat e politikes nuk marrin vesh me fjale por duhet ajo qe quhet diktatur
Ca e ka Njazi Kosovrastin ky?