E gjithë Britania, por jo vetëm, po flet për atë.
Quhet Nigel Farage dhe drejton UKIP, partinë euroskeptike të ekstremit të djathtë, që shënoi rezultat bombastik në zgjedhjet europiane, duke fituar 24 nga 73 vende të Britanisë në Parlamentin Europian.
Gruaja e drejtuesit të Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe, ka folur për herë të parë për të shoqin.
Ajo ka pranuar se është e shqetësuar për stilin e jetesës së tij, pasi është i fiksuar pas pijes dhe cigareve.
Në një intervistë të rrallë, Kirsten Farage, e lindur në Gjermani, mohon që lideri i UKIP është racist, duke insistuar se ai nuk ka asnjë kockë të keqe në trupin e tij.
“Ai nuk është racist. Po të ishte kështu, nuk do isha me të. Ai thjesht do që gjërat të bëhen siç duhen”.
“Akuzat për racizëm e lëndojnë atë, por unë nuk ndjehem shumë keq pasi e di se ai nuk është racist”.
Ajo thotë se rezultati në zgjedhje ka pasur ndikim në jetën e çiftit, që ka 15 vjet martuar.
Tani ata nuk shkojnë dot për pushime dhe as në restorante, sepse i shoqi tërheq shumë vëmendjen.
Ajo është një tip që nuk i pëlqen që të ekspozohet dhe zakonisht në konferencat për shtyp, ulet diku mos audiencës, që të mos e shohë kush.
Punon nga shtëpia dhe shumë rrallë shkon në zyrat qendrore të partisë, të cilat i përshkruan si një “shfaqje e çuditshme”.
Para disa kohësh, i shoqi u akuzua se kishte një aferë me një ndihmëse në parti.
Por Kirsten, 49 vjeç, nuk i beson akuzat.
Ajo u takua me Farage në Frankfurt në vitin 1996, kur ai po udhëtonte për qëllime pune.
Në atë kohë ai ishte akoma i martuar me të shoqen, me të cilën kishte dy fëmijë.
Çifti u divorcua në vitin 1997 dhe ai u martua me gjermanen në vitin 1999.
Ajo hoqi dorë nga karriera e saj si përkthyese në një bankë gjermane dhe kujdeset për fëmijët. Çifti ka dy fëmijë dhe ajo kujdeset për korrespondencën e të shoqit.
Ajo i shkruan të gjithë email-et, pasi ai nuk pëlqen që të përdorë kompjuterin.
Parlamenti Europian i paguan asaj një rrogë prej më shumë se 27 mijë sterlina në vit si sekretare e të shoqit.
Që kur nisi të punojë për të, ajo ka fituar më shumë se 200 mijë sterlina.
Ajo e mbron faktin që merr nga paratë e taksapaguesve për të qenë sekretarja e të shoqit.
Mediat kanë raportuar vazhdimisht për jetën seksuale të Nigel, duke thënë se ai ka pasur disa lidhje, por ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.
Ish- kolegu i tij në UKIP, me të cilin ndanin një apartament në Bruksel, Godfrey Bloom pati deklaruar se dobësia e Nigel janë femrat.
Vetë Kirsten thotë se ka ndikuar në përjashtimin e Bloom nga partia.
Ajo thotë se ishte vetë e pranishme në një konferencë të UKIP për gratë, kur Bloom i quajti të pranishmet “kurva”.
Po xhaxhi berisha a eshte pijanec,duhanxhi dhe kurvar??? apo do vdese i shendetshem si xhaxhi enver.
o Frank salesh berisha eshte pijanec haloperidoli i pa-pare fare eshte …
Racist e bejne partite e tjera nga frika se mos ju merr voten ne zgjedhjet parlamentare te 2015. Arsyeja pse njerezit e votojne eshte se i thote gjerat sic jane pa doreza. Shkoni ne Youtube dhe shiheni cfare i ka bere ne parlamentin europian ‘presidentit’ van rompuy kur u zgjodh. Per politikane te tille ka nevoje Europa.
Mjere anglezet kush do i qeverise ne te ardhmen… :p
Mjere anglezet????? Do te thuash lum shqiptaret. Hajde palle hajde,po i qan hallin anglezve.