Holanda arriti fitoren e dytë në këtë Botëror, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Ata fituan 3 me 2 me Australinë, që bëri një rezistencë të fortë.
Edhe pse ekipi më i dobët në renditjen ndërkombëtare, Australia arriti të ishte edhe në avantazh në një ndeshje të bukur.
Që në fillim, Australia e bllokoi lojën e holandezëve, që vinin nga fitorja e bujshme me Spanjën me rezultatin e thellë 5 me 1.
Por cilësitë personale të Arjen Robben bënë që Holanda të kalojë në avantazh në minutën e 20-të.
Nuk zgjat shumë avantazhi dhe në minutën e 21-të, Cahill realizoi një supergol.
Në pjesën e dytë, Australia shndërron në gol një penallti.
Jedinak e çon Australinë në qiell, por Holanda nuk dorëzohet.
Në minutën e 58-të, Van Persie barazon shifrat.
Për avantazhin mendon Depay, me një goditje shumë larg zonës, në një tjetër supergol në këtë ndeshje.
Botërori vazhdon të dhurojë spektakël dhe shumë gola.
Holanda mesa duket serisht ne finale, uroj te jete finalja Hollande Gjermani: http://goo.gl/D0EEg4
PARTIZANI DHE HOLLANDA ESHTE RELIGION,KUSURI ESHTE EKZISTENT
HAHHHAAAA VERA MONTEPULCIANO E FITORES HOLLANDEZE KA BO EFEKTIN,DOJA TE THOJA INEKZISTENT
Megjithse nje fitore kunder nje Australie qe ka vetem 3 muaj bashke dhe te gjithe djem te rinj(vlera e te gjithe skuadres eshte me e vogel se e Robin) dhe duke simpatizuar Hollanden per nje kohe te gjate deri vendosa te jetoj jashte dua te jem realist e them qe Hollanda eshte akoma e papjekur per nje trofe te madh.Ujqerit e vjeter Gjermani,Itali,Brazil ,Argjentine jane ne last 4.
Australia “hiku” nga ky kampionat me pershtypje qe nuk do haroen leht ! Nje Australi qe as Brazili i madh nuk na ka falur deri tani me ndeshjet e tij ! Meritonte nje barazim te pakten ! Gjynah qe largohen skuadra te tilla !Bravo Australia ,humbe po fitove shum zemra tifozesh !Na le pa men BRAVO……