Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin maksimal për Policinë e Shtetit dhe ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri në lidhje me operacionin e zhvilluar në Lazarat.
Në një deklaratë për mediat, Rama i drejtoi një apel të fortë Prokurorit të Përgjithshëm Ardiatik Llalla, duke i kërkuar që të angazhohet personalisht ai vetë për fazën e dytë të këtij operacioni, që është dokumentimi dhe më pas vendosja para ligjit e të gjithë atyre që kryen me vite të tëra këtë aktivitet kriminal nën emrin e Lazaratiti.
“Të angazhojë veten e tij dhe të gjithë forcat e shëndetshme t’i shkojë deri në fund fazës së dytë që është zbardhja dhe ndëshkimi për cdo provë të zbardhur të gjithë kësaj veprimtarie kriminale deri në sekuestrimin e qindarkës së fundit të gjithë pasurive që janë akumuluar në kurriz të njerëzve të kthyer në skllevër dhe Shqipërisë”, theksoi Rama.
“Sot pas 5 ditësh luftë me një hordhi kriminelësh të lidhur ngushtë me pushtetin e djeshëm, ajo republikë e turpit nuk është më. Sot pas 5 ditësh e netësh nën ankthin e madh, qytetarët e ndershëm të Lazaratit nuk janë më pengjet e një martese të shpifur e të stërgjatur të krimit me politikën”, u shpreh Rama.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shprehu vlerësimin maksimal për ministrin Tahiri, për të cilin tha se po udhëheq një transformim rrënjësor në Policinë e Shtetit.
“Dua të shpreh bindjen time të rikonfirmuar se sot ky vend ka ministër të Brendshëm që prej kohësh i ka munguar dhe pa asnjë më të voglin dyshim po udhëheq një transformim rrënjësor në polciinë e shtetit dhe në marrëdhëniet mes policisë së shtetit dhe ligjit, publikut dhe vetë misionit të çdo polici të shtetit. Mirënjohje falenderim dhe vlerësim superlative për ministrin e Brendshëm drejtorin e policisë dhe drejtuesit e lartë të policisë që u përfshinë në këtë operacion që për shumë kënd ishte i pamundur dhe që shumë kush e konsideronte test”, tha Rama.
Kreu i qeverisë teksa shprehu mirënjohjen, argumentoi se tani mund të thuhet se, policia e shtetit ka rilindur brenda 300 ditëve të para të qeverisjes, për të vënë në vend kështu, një premtim të mbajtur.
“Mirënjohje policisë, zëdhënësit e aspiratës së popullit të tyre për ti vënë të gjithë njësoj para ligjit. Na ndanë sot nga një kapitull rrënimi të policisë së shtetit. Ky operacion nuk kushtoi asnjë pikë gjak, profesionalizmi në drejtim dhe organizimi nuk mund të vihet në dyshim, edhe pse nuk e shohin vetëm ata që mbyllin sytë e sot iu duket një gjëmë e madhe. Policia është e vendosur të mos kthehet nga Lazarati pa vënë pushtetin e shtetit mbi krimin. Pas 5 ditësh e netësh mbi plumba tregoi se polica e shtetit është kthyer në krye të detyrës brenda 300 ditëve. Kjo është arritje e jashtëzakonshme, ky është vetëm fillimi”, tha Kryeministri.
Në vijim ai shtoi se krimi e kishte shpallur Lazaratin Republikë më vete dhe e kishte kthyer në një njollë turpi për policinë e Shqipërisë, pasi kriminelët kishin lidhe me politikën e vjetër.
“Nuk është më Republikë turpi, është një fshat si gjithë të tjerët. Ajo zonë ishte e pushtuar prej 20 vitesh nga krimi, qytetarët nuk janë më peng i martesës së tejzgjatur të krimit me politikën”, tha Rama.
Pyetjet gjatë konferencës
Nëse do ketë një nismë për shkarkim për z Sajmir Tahiri si ministër i Brendshëm dhe nëse këtë nismë ua kërkon LSI, aleati juaj më i ngushtë në qeveria, do ta bënit?
Rama: Këto kanë qenë ditë me shumë tym dhe unë pak kam qenë i përqendruar në tymin e Republikës që sot nuk ekziston më, pjesën tjetër ua kam lënë juve se ju në këtë tym jetoni.
Kur do keni një plan për të nxjerrë Lazaratin nga ky kaos ku është tani për të futur banorët në jetën normale. Policia është ende në aksion atje…
Rama: Unë nuk e di se ç’kanë dashur të thonë ata që e kanë konsideruar këtë një fazë shoku, por unë besoj se kjo është dita për të thënë që ne i shkojmë në një krahasim se ky është një shok 20- vjeçar. Pas një shoku 20- vjeçar nën tymin e marijuanës që shtrëngonin për fyti djem e vajza, fëmijë e familje të tëra, që për shkak të atij tymi jetonin në shok të plotë. Ne do bëjmë gjithcka për të lehtësuar këtë.
hahahahahahaa, Edvin, hahahaha, ndigjo ndigjo Edvin, shiko, se Llalla asht me mue po dergo njeri nga sakati i presidences te shikoje a mer fryme akoma apo jo.
EDI ! NE RRADH TE PAR TE UROJ SHENDET.SINQERISHT NA KENI NGRITUR MORALIN NEVE SOCIALISTAVE DHE MBAR POPULLIT,UNE I PERKAS BREZIT TENDE DHE VERTET NA LODHI KY 23 VJECAR DUKE FILLUAR TEK VJEDHJA E VOTES E DERI TEK TE KORRPTUARIT NE PUSHTET.E DI FARE MIR QE ESHTE TEPER E LODHSHME TE JESH SOT NE SHQIPERI KRYEMINISTER POR JU DO TE KUJTOHENI SI NJERIU QE SOLLI VERTET DEMOKRACINE NE SHQIPERI.URIME SHQIPTARI I VERTET QE DON POPULLIN E VET.
tani e ka radhen….drejtesia. pas kanabis te shkulet pandeshkueshmeria. se mos dalin te pafajshem gate me shok…
Qe te behet Shqiperia, duhet arrestuar Sali Berisha, ai esht dora vet baroni i droges si dhe bosi i mafjes, gjith kjo papunsi, varferi, rritja e cmimeve ne maximum, e kto ndodhen nga Saliu me vjen keq qe e katandisi Shqiperin ne kte menyr!
Bravo Z.Kryeminister,ti po na rikthen shpresen per nje Shqiperi evropiane,jemi te rinje dhe mendonim se do jetonim dhe ne si prinderit tane por me ne fund na doli nje drite per ne!Faleminderit me zemer.
Z RAMA; ke dhe një tym të madh në Parlament. Sali Kriminelit sëbashku me disa horra injorantë, rrugeçër e talebanër të tij, të tipave të nokërve, ristanërve, paloqërve, topallërve, halimërve e strazimirëve, u duhet treguar vendi se boll helm i kanë hedhur këtij Vendi e këtij Populli.
================================================
Si ….
te arrestoje krye-kriminelin Ali Bab Berishen
i lidhur me listen emerore te drogaxhinjve ?
================================================
Meqe e fllove, futi nje aksion te mire qe nga Presidenti , Prokurori, K.L.D emeradhe se vetem ne kte menyre behet ky vend. Se kta jane dhe me te keqinj se ata te Lazaratit, sepse po mos te donin kta sja mbante njeriut.
——————————————————————————-
Mos mashtro veten Z.Rama.
Vertete beson se Prokurori i emeruar nga
Ali Bab Berisha do beje punen e tij pas 2-3 vitesh ?
——————————————————————————-
Bravo Bravo! Lazarati eshte i joni,ne do te shkojme dhe do te perqafohemi me fshataret e Lazaratit.
Hapi final.Cuarja para drejtesise e Sali llapaqenit,komandantit legjendar te te gjithe horrave.Ec Ediiiiiii.
Te lumet SAJMIR.Tregove nivel,gjakeftohtesi,maturi dhe profesjonalizem se bashku me Didin.BRAVO.
Atje ne Lazarat duhet te kete forca policore per shume vite te tjera se ndryshe gjithe llumi Shqiptar qe bashkepunoi me Fashizimin do te bashkohen nga jugu ne veri per te rivendosur situaten E meparshme e nxitur dhe perkrahur nga spiuni SERB Sali Rame Berisha.
ke te kap llalla-droga u dogje,kriminelet Didi e tahiri lane te ikin shoket.tash me dhi e dele te merret prokurori.i biri i gjuvanit ja mbathi,doqi po ashtu mbeten femijet.
Te vihen para pergjegjesise ligjore te gjithe ish drejtuesit e larte te qeverise Berisha duke filluar nga ai i pari, te cilet me veprimet dhe mosveprimet e tyre lejuan kete situate kriminale ne Lazarat.
Te gjith ata polic qe jan vrar dhe plagosur ne nderyrjet me perpara ne lazarat duhet te hedhin ne gjyq saliun sepse operacionet e policis kan qen te shitura nga ai . Ai duhet te denohet qe shqiptaret te kuptojn kush shekel ligjin mer cmimin
Ministri Tahiri dhe drejtueset e tjere te policise na treguan ne shqipetarve se si duhet ndertuar nje shtet ligjor,demokratik. Na u rrite shpresa qe edhe Shqiperia jone do te behet si Europa dhe brezi i ri do ta shoi ZONJE.
Bravo SAJMIR , BRAVO RAMA !
Ta thomi une ty Edvin Rama , se UNE nuk kam dasht me i hy mrena Lazaratit ……..
URIME – URIME QEVERISE RAMA . SAIMIR TE LUMT SE DHE MESIM TE CMUAR DHE SE NJERZIT KUDO I BINDEN LIGJIT KUR SHIKOJNE SE JINI JU TE PARET TE PERGJEGJESHEM. RROFSHI NA DHAT BESIM E SHPRESE PER SHTET.
Ha ha ha…
E ka zene hashashi ‘presidentin’. I ka marre gojen. “kryeprokuroin’ e ka zene tymi. JANE TE KAPUR NGA PARATE dhe tymi i DROGES edhe ‘presidenti’ edhe ‘kryeprokurori’.
Kurse kryemafzjozin e ‘qeverise se tymit’ e ka kapur HISTERIA me simptomen SHARRJE NGA NENA DHE MOTRA.
“krenaria’ e Partise se Droges (PD) ka shkuar tatepjete ne kanalin e tualetit.
Mos u merr me llogjet e pd ,ajo e ka marre rrugen,po bejreformendhe zevendeso ato qe i kane zene frymen shqiperise.ato jane organet e pamvarura te emeruara nga saliu.po nuk hoqe llallendhe shoket e tijcdo pune e policise shkon kot.ky karshillek dhe kjo goje e qelbur e shefit te opozites don veprim.popullin e ke mevete moshezito duhet shqiperia te ricikloje plehrat qe kane 23 vjet qe mbyten shqiperine me ere te keqe.act now.je ne rruge tedrejte bota dhe populli po te perkrahin.
vetem ju lutem mos nxirrni brockulla tashi qe ne i kapem kriminelet po prokuroria nuk i burgosi, se te gjithe e dime qe kriminelet e veretet te lazaratit nuk jane kapur: http://goo.gl/6oBnQ3
Si ka mundesi qi ne të gjithe ate ushtri juristesh nuk u gjetka nji “Falcone apo nji De Pietro” ne Shqipnine tone?
==================================================
Z.Rama, kot flisni neper Televizione para popullit,
Prokuroret nuk te degjojne Ty por krye-kriminelin
Ali Babe Berishen.
==================================================