Kush i ka vjedhur dokumentet mjekësore të Shumit?

24 Qershor 2014, 21:12Lifestyle TEMA

Një lajm u përhap me shpejtësi mbrëmjen e së hënës: Dosja mjekësore e Michael Schumacher është vjedhur.

Menaxherja e kampionit gjerman tha se dosja iu është ofruar mediave për shitje nga persona ende të paidentifikuar.

Ajo u bëri thirrje mediave që të mos publikojnë detaje nga dosja.

Por si është e vërteta?

Bild dyshon se dosja mjekësore e kampionit të F1, të aksidentuar më 29 dhjetor të vitit të shkuar, është vjedhur nga hakersat.

Megjithatë, AFP raportoi mbrëmjen e të martës se në fakt nuk është vjedhur dosja mjekësore e tij, por vetëm një letër nga një mjek.

Nuk dihet nëse kjo letër është pjesë e dosjes së plotë mjekësore apo jo.

Prokuroria ka nisur hetimet.

Letra është e gjatë rreth 10 faqe dhe personi që e ka në dispozicion ka kërkuar nga mediat rreth 49 mijë euro.

Ai që e shet ka ofruar një pjesë të letrës për të bindur mediat se zotëron edhe pjesën e plotë.

4 komente në “Kush i ka vjedhur dokumentet mjekësore të Shumit?”

  1. dulla says:

    ca do hajme neser,,,po mire dosja e shumit

    ku jane dosjet e fuksave shqiptare,,,apo i vodhen hakersat ????

  2. rrrr says:

    leri letrat Shumo, thuj shyqyr qe u ngrite….http://goo.gl/FlSKPg

  3. Fidel says:

    …interesant,na plasi trapi

  4. tafili says:

    dulles i paska vajtur per dollman e saliut,shko shko ha dollman e saliut pastai ta trgon saliu dosje o dulle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje