Mesazhi që parashikoi rrëzimin e avionit para 1 muaji

19 Korrik 2014, 18:38Lifestyle TEMA

Një mesazh në Twitter, i shkruar përpara një muaji, ka nisur të qarkullojë në internet sërish, pasi duket se është një paralajmërim i frikshëm i asaj që ndodhi dy ditë më parë, kur një avion i Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainë.

Mesazhi u shkrua më 17 qershor dhe pak a shumë në të thuhet: “Shumë shpejt do të qëllohet një avion i mbushur me euro- turistë të pafajshëm. Ky do jetë rasti për ndërhyrjen e NATO-s. Kështu e shoh unë”.

Mesazhi është shkruar nga një llogari që identifikohet si “Urdhri i Revolucioneve Saranskoj”.

Por ky nuk është i vetmi parashikim për tragjedinë.

Një predikues nigerian, i quajtur TB Joshua, në shkurt të këtij viti u bën thirrje besimtarëve të tij që të luten për Rusinë dhe paralajmëron se ata duhet të kujdesen për hapësirën e tyre ajrore.

Më herët këtë vit, mjeshtri budist Thean Y Nang parashikoi se Malajzia do ketë fat të keq me disa katastrofa natyrore dhe njerëzore.

Ai njihet si njeriu që ka parashikuar edhe 11 Shtatorin dhe tërmetin e vitit 2008 në Sichuan.

4 komente në “Mesazhi që parashikoi rrëzimin e avionit para 1 muaji”

  1. tafili says:

    ketyre brrockullave ju thon pordhe me rigon.

  2. adem says:

    ndoshta nuk eshte ashtu si mendon ti. Eshte rasti i dyte qe nje aeroplan nga malaizija po rrezohet. I pari humbi pa nam e nishan.
    Te duket rastesi?

    1. or Taj says:

      Po qe se Malajzia kishte vetem 2 avione gjithsej atehere nuk do me dukej rastesi.
      Flota cilivle e linjave Malajziane ka me dhjetra avione qe fluturojne. keshtu qe po; rastesi eshte qe shte malajzian.

      1. i-- says:

        Jo me dhjetra por eshte nga kryesoret ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje