Zyrtarët e shtetit të Arizonës në SHBA thanë se një vrasës, i dënuar me vdekje, vdiq thuajse dy orë pasi nisi ekzekutimi i tij.
Ky është një tjetër rast i një ekzekutimi që nuk shkon siç duhet në SHBA.
Avokatët e Joseph Rudolph Wood ngritën menjëherë një apel emergjence në një gjykatë federale, gjatë kohës që po bëhej ekzekutimi, duke kërkuar ndalimin e tij.
Në apel thuhej se Wood po gulçonte dhe po rënkonte për më shumë se një orë.
Prokurori i Përgjithshëm bëri të ditur se Wood u shpall i vdekur një orë e 57 minuta pasi nisi ekzekutimi.
Wood ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Debra Dietz dhe babait të saj, Eugene Dietz, në dyqanin e familjes në vitin 1989.
Wood kishte një marrëdhënie me Debra-n, por ajo po tentonte që t’i jepte fund, pasi ai e sulmonte vazhdimisht.
Ditën e vrasjes, Wood priti jashtë dyqanit derisa Eugene mbaroi një telefonatë.
Ai nxori pistoletën dhe e qëlloi në gjoks dhe më pas nisi të buzëqeshte.
Debra tentoi të bënte një telefonatë, por ai e kapi për qafe dhe i vendosi pistoletën në gjoks.
Një punonjës tha se e dëgjonte vajzën duke kërkuar mëshirë.
“Të thashtë që do ta bëja,” tha ai dhe e qëlloi atë dy herë në gjoks.
Në dhomën e vdekjes, ai u buzëqeshi sërish familjes së viktimave, ndërkohë që mjekët i bënë injeksionin vdekjeprurës.
Pasi u deklarua se ai ishte nisur drejt vdekjes, për një sekondë në fytyrën e tij u shfaqën shenja paniku.
Ai nisi të gulçonte fort, ndërsa një administrator fiku mikrofonin që të mos dëgjohej gjë.
SHBA kanë probleme kohët e fundit me injeksionet vdekjeprurëse, për shkak të një përpjekje të BE për të mos lejuar importin e tyre drejt SHBA.
Kjo ka bërë që disa injeksione alternative të mos japin rezultatin e dëshiruar.
Disa politikanë kanë bërë thirrje për rikthimin e skuadrave të pushkatimit.
beji nenen te te thote baba
http://dielli.al/lajme.php?id=72232&k=71
Si ka mundesi qe ky fjalor ordiner vazhdon te perdoret perdite e perdite ,sa mungese te theksuar kulture dhe etike paraqet, sa banalitet percjell.Julutem Tema mos botoni komente kaq banale se na cuditet, ku qenkan rritur keta banale te pacipe dhe rinia shqiptare po merr shembullin me te keq, per te mos thene qe ne te rriturve na perzihen zorret ne bark sa here lexojme ndonje “bukuri” te tille.
Po kur gulçonte Deborah….si i vinte atij plehres?!!
Mori ate qe meritonte si kriminel.
Paska vrare dy vete, edhe ate pak e paska pasur, ai duhet te gulconte 3 dite rresht duke pritur vdekjen.
Sduhet te kete meshire per vrasesit me paramendim.
un uroj qi EU. mos te exportoj materjale per ne U.S.A. ne menyr qi kriminelet te vuajn sa me shum.
VDEKJE PER KETA MORRA!
Edhe Shqiperia duhet ta kthejë denimin me vdekje…
Vrasjet me paramendim = nuk do t’ja dish per ligjin.. Te trajtohen me te njejten monedhe..Perfundimi i viktimave ashtu fillimi dhe fundi i tentatorit..
duhet ta heqin ekzekutimin me vdekje http://bit.do/rafael-nadal-girlfriend-photo
Amerika ka mbetur akoma ne kohen e barbarizmit. Denimi me vdekje duhet hequr.
Ah po ju jeni greker dhe i mbani parasysh te drejtat e te burgosurve, prandaj ata shoket tuaj vrane ate te burgosurin shqiptar. Krimineli qe vret duhet vrare, vetem frika ben qe te kufizohen disa instikte primitive. Ketij i erdhi keq kur vrau dy persona qe kishin te drejte te jetonin sepse nuk ishte dhurate qe u beri ky krimb, por zoti.
I plotfuqishmi ashtu si ai ja mori jeten te tjereve ashtu ta shperblen, duke gulcuar.