PD akuza Ramës/ Turku: Ka sjellë krimin në Kuvend

25 Korrik 2014, 14:04Politika TEMA

Partia Demokratike vijon t’i  kërkojë Kryeministrit Edi Rama të reagojë për incidentin mes deputetëve Arben Ndoka dhe Genti Strazimiri. 

“Prej 15 ditësh, opinioni publik pret një reagim nga Edi Rama, pasi është vërtetuar botërisht lidhja e tij me elementët kriminalë të cilët i ka sjellë në aulën e Parlamentit, në radhët e institucionit më të rëndësishëm në vend. Kur provohet publikisht, me dokumente dhe me dosjen e plotë penale, dënimi i deputetit Ndoka për Trafik Prostitucioni dhe Rrëmbim Personi, kryeministri i një vendi anëtar në Nato dhe që ka marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, minimalisht duhet të reagojë më një fjali. Aq më tepër, kur Edi Rama ishte vetë që provokoi opozitën duke thënë, a keni emër, a keni prova”, tha deputeti demokrat Ardian Turku.

Ai akuzoi kryeministrin se i përket botës së errët të aleancës me krimin.

“E vërtetë, Shqipëria është në NATO e ka fituar statusin e vendit kandidat, por Edi Rama i përket një bote tjetër. I përket botës së errët të aleancës me krimin, të përpjekjes për të krijuar një shoqëri të mbyllur, që dhunon opozitën, që kërkon të përgjojë cdo shqiptar në jetën e tij private, për të shantazhuar pastaj këdo që nuk mendon si ai. Prandaj Edi Rama hesht. Hesht duke dashur të tregojë se ai e ka futur vetë me firmën e vullnetin e tij në kuvend, një të dënuar me krime të rënda. Ai dëboi nga lista dy kandidate gra për ti hapur rrugën të dënuarit drejt parlamentit. Ai e urdhëron atë të sulmojë e të kërcënojë me jetë opozitën, sa herë që Edi Rama sikletoset nga denoncimet e Partisë Demokratike”,  u shpreh Turku. 

Ai theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë çdo ditë të denoncojë lidhjet kriminale të Edi Ramës.

“Do të denoncojmë e do të bëjmë transparencë para qytetarëve.Ne nuk lejojmë që ky vend të bëhet vilajet privat i Edi Ramës dhe bandave të tij”, u shpreh  Turku. 

3 komente në “PD akuza Ramës/ Turku: Ka sjellë krimin në Kuvend”

  1. emigranti says:

    ORE KETA ATO QE BENIN VETE PO U THONE KUNDERSHTAREVE SE PO I BEJNE ATA ATO GJERA.PORDHI SALIU PORDHEN EDHE KETA CERAT E SALIUT.PO KU KENI BYTH JU TE FLISNI.LERE TE FLASE SALIU I ZGJUARI JUAJ TE THOJ BUDALLALLEKUN E RADHES.U NGOPEM ME KETA KARAGJOZA DUHET PUNE NE BURG SPO SHOHIM NJERI.

  2. nase labi says:

    strazimiri duhet të kerkojë masa sigurie se aqë është muhabeti sa të rrahë një pastaj të rrahin të gjithë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje