Ka pasur shumë spekulime pas publikimit të detajeve nga një libër për Shërbimin Sekret, që kujdeset për jetën e zyrtarëve të lartë amerikanë, kryesisht presidentit dhe ish- presidentëve.
Në librin e Ronald Kessler thuhet se Bill Clinton ka pasur një të dashur tjetër, pasi e la presidencën.
Ajo është një bionde, të cilin Shërbimi Sekret e quante “Energiser”.
Ajo vinte gjithmonë me fuoristradë dhe qëndronte disa orë, ose edhe me ditë të tëra, gjithmonë kur në shtëpinë e familjes Clinton nuk ishte Hillary.
Ndërsa ajo vazhdonte punën si Sekretare e Shtetit, Bill Clinton vazhdonte aferën.
Ajo përshkruhet si shumë sharmante dhe miqësore.
Por kush është biondia sekrete?
Daily Mail shkruan se ka mundësi që ajo të jetë nëna e tre fëmijëve, tashmë e divorcuar, Julie McMahon, që jeton pak minuta larg vilës së familjes Clinton.
Ajo është një bukuroshe pasanike.
Vajza e Joel Tauber, një multimilioneri, që mbështeste Partinë Demokratike dhe mike e familjes Clinton, ajo u takua për herë me Bill kur ai ishte akoma në detyrë.
Babai i saj i kishte lënë atij që të përdorte vilën 25 milionë dollarëshe të familjes në Colorado.
Thuhet se mes tyre pati menjëherë shkëndija, por marrëdhënia u bë intime pasi Clinton la Shtëpinë e Bardhë dhe u vendos pikërisht në lagjen ku jetonte ajo.
McMahon, e divorcuar nga i shoqi, një drejtor i Goldman Sachs, ishte e vetmuar, njësoj si Bill.
Ata hynin shpesh fshehurazi në shtëpitë e njëri- tjetrit, ndonjëherë edhe në mes të natës.
Por jo vetëm kaq, ata thuhet se janë takuar edhe jashtë vendit.
pushka tope ti behet, dhe po ka mundesi ndonje me te re.
eu Billo me zhgenjeve,ti thua qe kalit te falur nuk i shikohen dhembet.
I lumte pushka.Kete burre shqiptaret duhet ta nderojne dhe respektojne gjithmone.Ndaloj genocidin serb ndaj dhqiptareve te Kosoves duke mbrojtur kauzen tona.
te lumte palla o burre shteti.
Eshte pune qejfi,sepse femrat rendin pas burrave qe kane leke.
JO MER KJO ESHTE E IMJA HAHHAHHAH
Kjo eshte,ekm pare ne Sauk.
keshtu si duket ne foto merret vesh pse amerikanet s’ia kane haberin Red Bull-it….