Vjedhja e thesarit të shtetit/ Hetimet përqëndrohen në llogaritë e dyshimta bankare

27 Korrik 2014, 11:10Politika TEMA

Vjedhja e 6 milionë dollarëve në Thesarin e Shtetit për Prokurorinë është një nga dosjet më të mëdha të krimit ekonomik që pas vjedhjes së floririt disa vite më parë.  Sipas burimeve nga policia dhe grupi hetimor hetimi ka përfshirë një listë të gjatë personash të cilët në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen që ka për protagonist specialistin Ardian Bitraj dhe përgjegjësen e sektorit Mimoza Bruzia që janë arrestuar për vjedhjen spektakolare.

Burimet thanë se janë kryer veprime të hollësishme në ambientet ku është kryer vjedhja në Linzë, por për arsye se bëhet fjalë për sekret shtetëror detajet nuk mund të bëhen publike. Megjithatë thuhet se të paktën deri tani janë pyetur mbi 20 persona por nuk ka një veprim konkret për të vendosur nën akuzë persona të tjerë megjithëse rrethi i hetimit dalngadalë pritet të zgjerohet.

Veprimet e Prokurorisë janë duke verifikuar gjithashtu edhe rrugën që kanë ndjekur paratë pas daljes nga thesari. I arrestuari si autori kryesor i kësaj vjedhje historike Ardian Bitraj në dëshminë e tij ka thënë se paratë i kishte humbur të gjitha në bixhoz gjë që konfirmohet në fakt edhe nga kazinotë ku ai ishte klient i rregullt, por për Prokurorinë kjo duket krejtësisht e pamundur.

Një shumë e tillë parash nuk mund të shpërdorohet e gjithë në kazino dhe tashmë dyshimet janë se mos i pandehuri ka përdorur kazinotë si strategji për të humbur gjurmët e parave. Pra duke luajtur një shumë të caktuar nëpër kazino ka fshehur veprimet për sistemin e parave të tjera që nxjerrë në mënyrë mjeshtërore nga thesari i shtetit.

Për këtë hetimet janë përqëndruar për të evidentuar llogari të dyshimta bankare të Bitrajt apo të të afërmve të tij dhe të Mimoza Bruziajt. Pra dyshimet janë se mos shumë prej parave të jenë depozituar në llogari misterioze nga të pandehurit dhe pjesa e vogël luhej në kazino.

Hetimet pritet të dalin edhe jashtë Shqipërisë për të parë nëse ka transaksione në banka të huaja të thesarit 6 milion dollarësh. Hetuesit kanë në dorë tashmë skemën sesi është kryer vjedhja dhe po punojnë për të gjetur edhe bashkëpunëtorët e tjerë të mundëshëm si dhe fatin e 6 milion dollarëve që zbrsën thesarin e shtetit shqiptar.

9 komente në “Vjedhja e thesarit të shtetit/ Hetimet përqëndrohen në llogaritë e dyshimta bankare”

  1. Lili says:

    O pika ! vjedhje thot prokuroria per ato qe ka deklaruar vete hajduti – po ti cfar zbulove .

  2. ALI PASHA says:

    QEVERIA TE ARRESTOJE DHE TE SHKARKOJE MENJEHERE FULLANIN.

    Pas nje skandali te tille ne cdo vend normal te botes do te ishin marre masa te menjehershme ndaj drejtuesve te larte.

    POPULLI PRET NDESHKIMIN E HAJDUTEVE TE SALI MALOKUT QE VODHEN E SHKATERRUAN KETE VEND.

    TE SHKARKOHET DHE TE ARRESTOHET ARDIAN FULLANI!!!

  3. A mund ta dime sa eshte vlera e librave qe ka lene tek thesari Ardian Bitraj,se nuk i dihet ndoshta me vone merr pafajesine,dhe kerkon demshperblim per ditet e burgut?!

  4. Niko says:

    Fullhanin s’e gjen gje sa te kete Ilir Meten e Edi Ramen. Cdo vjedhje spektakulare apo
    Vjedhje thesari ka te perfshire Ilir Meten ose skraparlinjte e tij.
    Ja kjo eshte rilindja per shqiptaret, gazi i botes!

  5. hydajeti says:

    kapni fullanin dhe vendosni shtetin te drejtoj banken jo fullanet e sales

  6. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    PROKURORIN E PERGJITHSHEM ME COM. E PAGUAJNE TAKSAPAGUESIT SHQIPETARE ,,,,,,, POR AI ME GJITHE GJUKATAT PRESIDENTIN ETC ETC ,,,,KOMANDOHEN NGA BERISHA ,,,, SISTEMI I DREJTESISE NE SHQIPERI. ESHTE I PARALIZUAR ,,,,SI PRESIDENTI ,,,,,,, TE RROJE SA. MALET PARTIA

  7. arsen says:

    Do na rritet kompesimi.
    Meqe ne treg ka pasur mbi 6 milion, inflacioni per 4 vjet nuk eshte sa e ka deklarur Berisha… Pra pensionistet duhet te marrin edhe 1% me shume rritje si dhe administrata.
    Hajde shtet ..hajdeeeeee
    Shtet i fuqishem ballkanik

  8. Ali says:

    Kush e futi kete bixhosci te punoje te thesari i bankes?Eshte e kuptueshme qe ketu behet nje loje makabre ne kurriz te popullit shqiptar.Nuk eshte thjesht ceshtje bixhozi.

  9. shqip hesapi says:

    Ne burg Fullani,jo vetem bixhozciu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje