Moisiu: Në drejtësi duhet revolucion, të gjithë gjyqtarët të sqarojnë pasuritë e tyre

26 Korrik 2014, 15:28Politika TEMA

Ish- presidenti i Republikës Alfred Moisiu kërkon nje revolucion ne sistemin e drejtësisë. 

Ndërsa prej javësh tema kryesore e debatit politik është bere reforma ne kete sistem; për ish-kreun e shtetit ndryshimet duhet te prekin themelet e institucioneve duke përfshire edhe ndryshime kushtetuese.

“Duhet nje revolucion, te gjithë këta gjyqtare duhet te përballen me drejtësinë e te sqarojnë pasurinë e tyre”– ka thënë Moisiu për Vizion Plus.

Reforma te nise nga KLD, por edhe presidenti duhet te luaje rolin e tij ne sistemin e drejtësisë, shprehet ai.

Ndërkohe qe ne lidhje me reformën territoriale, ish-kreu i shtetit deklaron se ajo duhet te mbyllet sa me shpejt, duke kritikuar pozicionin qe opozita mbajti ndaj kësaj çeshtje.

“Unë nuk e kuptoj as sot pse opozita nuk u be pjese e reformës, nuk dha asnjë arsye për ketë, por reforma duhet te mbyllet”.

Harta e re territoriale pritet te votohet te enjte ne 31 korrik ne seance plenare, por opozita nuk do te jete ne parlament, ndërsa ka lajmëruar prej javësh se nuk e pranon reformën e realizuar nga maxhoranca.

5 komente në “Moisiu: Në drejtësi duhet revolucion, të gjithë gjyqtarët të sqarojnë pasuritë e tyre”

  1. hjk says:

    Jo vetem gjyqtaret por gjithe populli duhet te deklaroje pasurine te luajtshme e te paluajtshme dhe te justifikoje pasurine.

  2. zamo says:

    O mojsi Ti i lejove gjyqtaret të korruptoheshin e Te pasuroheshin kur ishe president tani po jep mënd.
    ik e futi nje dor domino me Mir ate bë.

  3. Ervin says:

    këtij i thërrisnin fshesa me korrent…ashtu i merrte lekët për emërime në gjyqësor. …tani na mban leksione…

  4. drq says:

    Revolucionin e kerkojne dhe e bejne fukarenjte e jo parellinj si ju z.Fredi!Ti tashme je si avokat Pavlloja i filmit,apo si Mustafa Kruja ne pension.Dole perseri te xhaxhi,por do dalesh se nuk ka rruge tjeter shpetimi nga skllaveria.Megjithate ben mire qe nuk ri indiferent ndaj cakejve qe po shqyejne vendin.

  5. demi says:

    Per kete pensionist ,duket qe eshte monotone jeta dhe vjen te bej rolin e mendimtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje