Vjedhja e BSH/ Punonjësit e kazinosë: Ardiani linte miliona te ne

26 Korrik 2014, 09:39Politika TEMA

Ka pasur spekulime nëse punonjësi i Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, i arrestuar pas dyshimeve se ka vjedhur miliona euro nga banka, i linte paratë në kazino.

Prokuroria dyshon se ai ka investuar në pasuri të paluajtshme.

Por punonjësit e një kazinoje, ku mendohej se luante Bitraj, thonë për GSH se ai linte miliona aty.

“Kishte më shumë se dy vjet që vinte në kazinonë tonë. Ai luante shumë bixhoz, linte lekë të madh duke luajtur. Kishte raste që hidhte 10 milionë lekë të vjetra dhe i humbiste. Është futur edhe 20 milionë borxh, por i lante lojë pas loje. Ai vinte vetëm në kazinonë tonë, sepse ngaqë e njihnim, ne e linim që të luante edhe pa lekë. Sa herë që humbiste, na thoshte se do t’i sillte lekët herën tjetër. Deri tani na ka borxh afro 45 milionë lekë”, bëjnë me dije punonjësit e kazinosë ku Bitraj mendohet se ka lënë një pjesë të madhe të parave që ka vjedhur në institucionin e Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje bëhet me dije se punonjësja tjetër e bankës, Mimoza Bruzia, e cila është arrestuar para disa ditësh, deri tani nuk rezulton se ka gisht në vjedhjen e afro 600 milionë lekëve në bankë. Sipas hetuesve, i vetmi faj që bie mbi Bruzian është se ka mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë vjedhjen e parave, ndonëse ajo e kishte kuptuar.

18 komente në “Vjedhja e BSH/ Punonjësit e kazinosë: Ardiani linte miliona te ne”

  1. Z says:

    E ka mbajtur per kohe te gjate fshehjen, pa bashkepunuar ?
    Pse ?

    1. aaaaaaaaaaaaaa says:

      E ka mbajtur te fshehte e shkreta se e kishte shef nuk e kupton? Ti do ta denoncoje shefin tend te shefi i madh kur e di qe fluturon nga puna? Apo nuk jeton ne shqiperi ti…

    2. Komentues says:

      Se eshte shqiptare dhe vjedhja eshte kthyer ne mode ne Shqiperi keto 23 vitet e fundit

  2. Sokrati says:

    Po gjithe ai “super aksion” i policise “”Fundi i Marrezise””pse u trumbetua si sukses dhe ja ku doli genjeshtra tepelenase.

  3. veterani says:

    Pa tjeter llumi mbron llumin.Ky eshte nje skenar vjedhje i mir pregatitur dhe mire menduar prandaj prokuroria te punoje me seriozitet parat ti kthehen shtetit nuk ka justifikim hajduti te vuaj denimin maksimal sipas ligjit.POPULLI DO PARAT JO FJALET.

  4. pellazg 100% says:

    Ketij prokuroria duhet tja shtrydhe koqet, qe te trgoje bosat e vet, qesharak mekanizmi vidh euro dhe fut libra per peshe, ky eshte kulmi, po ku shkonin ato pako, a ka komisjon per asgjesimet ne Banken e Shqiperise?
    Absolutisht ky indivit nuk ka qene vetem.

  5. paraziti says:

    ka hy tjetri si ne baçe!

  6. I diplomuari tek plepat. says:

    Kur ky paska lene miliona ne kazino ,perse nuk dyshuan ku i
    gjeti parate ky qen biri qeni ???? Perse nuk ka njoftuar njeri ????

  7. bobi says:

    Dmth se paska ngjyere fare kjo zonja ?!! Qesharake. Nqs del paq nga kjo histori do te thote qe ka miq me te forte se Bitraj.

  8. al_man says:

    ryshfet dhe kerceninm = moskallzim

  9. leon says:

    ORE SHIKONI MIRE ….ESHTE NJE LOJE EKONOMIKE…PSE NUK KALLXOI NE POLICI KAZINOJA???? KUSH E KA KAZINONE???KUSH JANE PAS SAJ…LIGHI TE DENON PO BLEVE NJE GJE TE VJEDHUR….DHE JO TE LUASH ME PARA TE VJEDHURA..PSE SU BE INVENTARI CDO 6 MUAJ APO 1 VIT QE KA LIGJI???SHEFJA FINANCES PSE NUK NGRITI KOMISION INVENTARIZIMI??KLSH PSE NUK K AKONTROLLUAR PER INVENTARIZIMET??/ rAPORTI I cUVERNATORIT???PER BILANCET E INVENTARIZIMIT …ETJ ETJ.DEMI ESHTE EDHE ME I MADH SE KAQ,,KANE TOLERUAR VJEDHJEN E KETIJ PER TE PERFITUAR DHE TE TJERE

  10. neim says:

    Sipas prokurorise kjo e ka ndihmuar te vidhte , po vete nuk ka mare
    dhe qenka e pafajshme ! Po per punonjesit e Raifassen Bank , qe nuk e dinin se drejtor vidhte , pse ishte shperdorim detyre ???? dhe i denuan ! Do ta marim vesh se e bija. mbesa , gruaja e kujt do te jete qe do te dale e pafajshme . Kjo besa eshte tamam DREJTESI. LIGJI QENKA NDRYSHE KUR E DUAN GJYQTARET DHE PROKURORET> Po BANKA RAIFASSEN pse hesht kur ju be gjithe ky dem dhe ne gjyq a si pale nuk paraqitet se i perdhoset nderi !!!!! Te mjeret ata te vecklit qe u denuan p
    pare lek me sy . Se keta te MEDHENJTE ? Asnje gje nuk do ti gjeje

  11. eni says:

    Te kontrollohen bilancet e taksat e ketyre kazinove sepse ata genjejne
    se eshte veprim i hajduteve per te fshehur parate.Pas tyre fshehet dikush
    tjeter. Mos e leshoni kete rast te arte per tu futur ne cerdhen e hajduteve te shtetit.

  12. Albann says:

    Po keta qe mburen I kane deklaruar te ardhurat miliona dollareshe ,I kane paguar taksat ne shtet? Bie ere kjo pune.Ai ne marveshje me keta mund te kete “pastruar” parate duke e bere te pamundur sekuestrimin …
    Nga ana tjeter me vjen cudi me hetuesit,apo shish-in ne ate vend….Miliona $$$$ le nje punonjes banke ne kazino dhe askush s pyet ?Ku I gjen keto miliona ky njeri?

    Papergjegjshmeria aty fillon nga Fullani vazhdon te zyrat pergjegjese per krimin ekonomik dhe mbaron te kazinote qe s paskan rregulla per te raportuar ne polici kur dikush le milona $$$$….
    Kur dikush le miliona leke ne dite duhej te qe detyrim ligjor qe menaxheri I kazinose ta bllokoje te luaje ose te vere ne dijeni strukturat kunder krimit?Ai njeri mund te shese shtepine,mund te vetvritet…Si I lejon shteti kazinote te “vjedhin” pa limit?

  13. adri says:

    Filloi pislleku i prokurorise ketu. duan ta nxjerrin nga burgu kete hajduten. Si duket kjo ka filluar qe te vere ne levizje parate qe ka vjedhur.

  14. ela says:

    cjane keto perralla .ate e di qe nga fullani cthoni more po pse budallenj jane te gjithe .lepuri fshihet diku tjeter.

  15. ela says:

    ku ka qene shiku per keto gjera .lunante nje person punonjes banke e shiku nuk Ditka gje .lika miliona e asnje nuk di gje .cfare thoni more.- dfcxz\

  16. shqipetaret e vertete says:

    hajduteri=hajduteri=hajduteri=—-=sali=liri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje