Supervjedhja e Bankës së Shqipërisë/ Prokuroria dyshon se shuma është më e madhe

25 Korrik 2014, 18:19Politika TEMA

Shuma financiare e vjedhur në bankën e Shqipërisë mund të jetë edhe më e madhe nga sa është deklaruar nga dy të arrestuarit e deritanishem të skandalit.

Në hetimet e saj prokuroria ka ngritur dyshime se si për 4 vite nuk ka funksionuar auditi i bankës, ndërsa deklaron se do merren në pyetje punonjës të tjerë të bankës si edhe pronarë të lotove dhe kazinove, ku i arrestuari Ardian Bitraj ka deklaruar se ka shpenzuar paratë, ndërsa do të shihen edhe kamerat e sigurisë së bankës, edhe pse të regjistruara janë vetëm 20 ditët e fundit.

Sipas burimeve nga prokuroria e Tiranës, brenda javës pritet të përfundojë edhe auditi në bankë.

Për shkak se hetimet konsiderohen si sekret shtetëror tashmë, nuk ka ende një version zyrtar nga prokuroria për këtë proces, ndërkohë që një burim konfidencial u shpreh se është zgjeruar rrethi i të dyshuarve, të cilët janë punonjës në godinën e Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në Linzë, por edhe të nënpunësve të tjerë në BSH, që kishin detyrë të kryenin inventarizimin.

Prokuroria ka nxjerrë në mesditë një listë me emrat e personave që do të pyeten mes tyre, të punonjësve që kishin detyrë kontrollin e çdokujt që ishte i autorizuar për të hyrë e për të dalë në këtë objekt, si edhe një urdhër për sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të evidentuar lëvizjet e brendshme të punonjësve, mes tyre edhe të dy të arrestuarve, Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitraj.

Vetë Bitraj pretendon se shumat prej 600 milionë lekë i ka tërhequr përgjatë 4 viteve, me dijeninë e koleges së të njëjtit sektor, Bruzaj, duke ndjekur një mekanizëm për skenar filmash.

Ai thotë se hynte në këtë sektor, ku i ishin besuar çelësat nga Banka e Shqipërisë me libra, të cilat i zëvendësonte me lekë të prerjeve 5 mijëshe. Bitraj thotë se lekët i fshihte në trup dhe se ka patur ditë që ka kaluar pragun e bankës edhe me 10 milionë lekë të fshehura.

Prokuroria dyshon se paratë kanë përfunduar në investime në pasuri të patundshme.

Vjedhja e bujshme e thesarit të Bankës së Shqipërisë nga dy punonjës të saj Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia u zbardh një ditë më parë.

Dy punonjësit e bankës kanë grabitur një shumë marramendëse prej 600 miljonë lekësh ose 4.3 milionë euro.

Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit me burg për dy ekonomistët të arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi.

8 komente në “Supervjedhja e Bankës së Shqipërisë/ Prokuroria dyshon se shuma është më e madhe”

  1. turkofagos says:

    po normalisht ata vjedh se vjedh i kane ra mire…. http://bit.do/supervjedhja-e-bankes-se-shqiperise

  2. loni says:

    asgje ska fuksionua ne kohen e sali berishes t gjith institucionet e shtetit kan vjedh leke etj . kan vjedh e kan ber korrupsion me leket e penioneve emigranteve dhe leket e pronat e gjith popullitkta i kna vjedh dhe kta njerez duhen denua si ne kohen e enverit nga 50 vjet burg qe te zen mend te tjeret ky eshte shteti t tjerat jane kot vetem kshu behemi njerez ne ndryshe kete vend e ka marre lumi duhet t dali i enver tjeter pa tjeter tja boj rup sup ktyre mostrave qe vjedhin kaq shume kurse njerzit e thjeshte s kan buke te hane jetoje me 300 mije ne muaj.kurse ky merrte per i dite 10 milion .
    po t shikoni nca qeliz t shtetit ka pas abuzime e mafie t niveleve me t larta ne kohen e sali berishes tani po dalin ca gjera por ka shume e me shume.
    hiqeni urgjet guvernatorin qe i eshte trash qafa dhe jeton si mbret po ai sa mund te ket vjedhur kur ka vjedh nje ekonomist i thjeshte
    vetem nje konstruksion i bankes ka 3 vjet paguhet qira mikut te gurvenatorit 10 milion ne muaj qera se banka po rregullohet gjoja dhe punimet vazhdojne kushedi sa leke jane hedhur kot dhe aty dhe sa here me shume se vlera kane hedhur para aty per ndertim kot te investigohet dhe aty .
    sueprmafie qe ka kap per fyti cdo qeliz te atyre 8 viteteve t qeverisjes se sali berishes dhe duhen vite t pasrohen elementet kriminal hajdutet dhe t futet ligji kudo duhen vite per te zhdukur kete supermafie, kur vjedh dhe banka kombetare c doni me ju o popull ju ka plas bimba kudo e kot t boheni militant t njerit apo tjetrit se mafia mbon leket dhe si plas shume per ngjyrat partiake.

    1. dinamoviti says:

      Duhet te merret I pandehur dhe te arrestohet menjehre per shperdorim detyre, guvernatori I bankes FULANI, se nuk ka mundesi qe zoteria vidhka 3-4 vjet me radhe dhe auditi I bankes nes ka bere iventarin nuk e ka kapur, kur dihet ligjerisht se ne cdo institucion iventaret behen cdo vit
      Duhet ti sekuestrohen pasurite edhe FULLANIT bashke me familjaret e tij!

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Si ne te gjithe sektoret,ku berishjanet vodhen sa munden.
    Keta do jene peshqit e vegjel,kane marre “therime”.

  4. I diplomuari tek plepat. says:

    Mos u cuditni kaq shume more milet ,Kokat e Shqiperise kane
    Vjedhur miliarda dhe nuk i gjeti gje dhe , po kapardisen si vipat .

  5. arsen says:

    Prandaj e respektonte kaq shume Berisha Ahmet Zogollin!
    Nuk ngeli mbrapa as Ilir Meta me floririn.
    Po per cfare dreqin duhet Thesari i Shtetit?
    Po Fullani me cfare i beri vilat? Coi ne shkolle femijet jashte?
    Ky kacek i fryre duhet te arrestohet pa i lene kohe te fshije gjurmet!
    Duhet te hiqen nga qarkullimi te gjitha monedhat me ermin dhe firmen e Guvernatorit hajdut!

  6. eeee says:

    fullani duhet te japi dorheqjen dhe te futet ne burg normalisht !

  7. shqipetaret e vertete says:

    hajduteria e fashizmit te sali berishes .bashes,nishanit,topallit,palokes,nokes,nanos,islamit meidanit te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje