Ndarja e re territoriale/ Shoqata për Autonomi Vendore: Kuvendi ta votojë, i jep fund diskriminimit

25 Korrik 2014, 19:44Politika TEMA

Shoqata për Autonomi Vendore përshëndet ndarjen e re vendore me 61 bashki, duke shprehur mbështetjen për këtë variant të miratuar nga Qeveria dhe Komisioni i posaçëm Parlamentar për reformën Territoriale.

“Harta e miratuar nga Komisioni, zhbën më në fund ndarjen e padrejtë, diskriminuese dhe artificial prej 23 vjetësh midis qytetit dhe fshatit, duke sjellë një model të ri të zhvillimit të integruar midis zonave urbane dhe rurale të vendit. Ky është modeli që i duhet qeverisjes vendore dhe është baza për një process efektiv të decentralizimit dhe autonomisë vendore”, thekson Artan Shkëmbi, Kryetar i Bashkisë së Pogradecit, në emër të Shoqatës për Autonomi Vendore.

Në vijim në deklaratë theksohet “Shoqata duke vlerësuar procesin si professional, transparent dhe të hapur, i drejtohet solemnisht të gjithë deputetëve të votojnë unanimisht në mbështetje të ndarjes së re territoriale”.

1 komente në “Ndarja e re territoriale/ Shoqata për Autonomi Vendore: Kuvendi ta votojë, i jep fund diskriminimit”

  1. Himarioti autokton! says:

    Zoti “Shkëmbi”!
    Shoqata dhe ti që flet në emër të saj duket se nuk është Shoqatë për Autonomi Vendore, por ti dhe Shoqata jote jeni vetëm për pushtime vendore. Mos kujton ti dhe gjithë ata që fshihen pas tij se ne nuk po kuptojmë se kjo ndarje teritoriale jo që nuk i jep fund diskriminimit por ajo diskriminimin e shton dhe atë e bën shumë më të rezikshëm?! Mos na u hiqni “ajos”, pasi kjo ndarje nuk mund të quhet e tillë porse është vetëm dhe vetëm një ndarje elektorale, me qëllim që gjysma e ish Partisë së Punës, që u konvertua me emërin e “bukur”, “Partia Socialiste”, në përjetësi të mbajë pushtetin dhe me ne pronarët autoktonë e trashëgimtarë të “lozë” si macia me miun, ashtu si bëri e luajti për gati 23 vjet me radhë gjysma tjetër e ish Partisë së Punës që edhe ajo u konvertua në Parti Demokratike. Mos ndoshta është rastësi që “opozitari” Idrizi të “shkëputet” nga “opozita e madhe”, kur në kohë të tilla në Parlament për votim duhet një “shumicë e cilësuar”, nuk u dërgua qëllimisht nga vetë “Partia Demokratike”, motra e “Prtisë Socialiste”, që këtë ndarje teritoriale ta bëjnë realitet, dhe më pas kur populli të ketë pirë “kupën e helmit” nga veprimet e çmendura të Rama-Meta-Kokëdhima e kompani, ky popull që duket se përjetësisht i mungon memorja, haron dhe pastaj si shpëtimtarë voton përsëri dinastinë Berisha, ndodhta nesër djalin ose vajzën e tij, duke i treguar kësaj turme vetëm një “karamele” pasi ata e dine se këta “njerëz” gënjehen njëlloj si dhe fëmijët??!!
    Ja, ky është gjithë qëllimi i kësaj, jo ndarje teritoriale, por kësaj çmendurie që kapitalistat e kuq në përjetësi të mbajnë pushtetin dhe një herësh të gëzojnë miliardat, dhe tokat tona të pushtuara nëpërmjet veprimeve mafioze të tyre, krimit dhe korrupsionit, gjë që një gjë e tillë nuk ndodhi në asnjë nga vendet e Evropës Lindore, por gjëra të tilla mund që të ndodhin vetëm në një Shqipëri kur në pjesën dërmuese të kësaj turme është futë ideologjia islamike dhe akoma më keq këtë çmenduri e plotëson ideologjia komuniste e cila çfaqet hapur jo vetëm tek qëndrimet e Nanos dhe Berishës dhe kompanisë së tyre për 24 vjet me radhë, por një ideologji e tillë po çfaqet edhe tek Edi Rama që dikur në shrimet e tij na hiqej antikomunist i tërbuar, ndërsa sot me veprimet e tij na del plotësisht një komunist i betuar! Si duket “dardha bie në bythë të dardhës”, dhe prandaj edhe Edi Rama nuk mund që të bëjë përjashtim, por duhet që ta dinë se ne do sensibilizojmë gjithë institucionet Evropiane dhe Botërore, dhe do ta shikojnë se jo vetëm “dardha e ka bishtin mbrapa”, por do ta kuptoni se, “qesh ai që qesh i fundit”! Faleminderit gazeta TemA, dhe si të kërkoja zbrit në Himarë dhe do shikosh djallëzitë dhe poshtërsitë e tyre, nëse vërtet je një institucion i pavarur, dhe sëshpejti ne një grup nismëtar do ju dërgojmë gjithë dokumentacionin që kompromenton shumë nga këta që sot na hidhe pak si shumë përjetë, që me dokumenta të falcifikuara kanë grabitur toka private dhe të komunitetit, toka që asnjëherë nuk kanë qenë trashëgimi e të parëve të tyre, dhe pastaj do shikoni vërtet fytyrën e tyre, dhe se sa u vlen “lëkura” këtyre “specialistave” me emërin “socialista” ! Edhe një here faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje