Harta e re territoriale, PD drejt Kushtetueses/ Shpresë tek ‘rebelët’ brenda së majtës dhe Presidenti

26 Korrik 2014, 11:22Politika TEMA

Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendor, kryetarë komunash apo bashkish do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ndarjen e re territoriale, nëse ajo do të miratohet nga Kuvendi.

Në një kohë kur tashmë është përcaktuar data 31 Korrik, si dita kur do të votohet reforma territoriale që ndan vendin në 61 njësi vendore, demokratët shpresojnë në mos arritjen e numrit 84 të votave nga mazhoranca për miratimin e dokumentit. Kontestimet nga disa prej deputetëve të majtë duket se janë shpresa e vetme e opozitës për mosmiratimin e hartës së re territoriale.

Në anën tjetër mësohet se Partia Demokratike ka nisur negocimet me deputetët e PDIU-së për të mos qenë të pranishëm në këtë seancë, ndërsa ka kontaktimet është përjashtuar kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi.

Nëse ligji do të miratohet javën e ardhshme nga Kuvendi, ai i kalon për dekretim Presidentit të Republikës, çka është një tjetër mundësi për të fituar kohë nga opozita në përgatitjen e saj për të kundërshtuar këtë reformë. Me shumë gjasa, Kreu i Shtetit pritet të rikthejë për shqyrtim në Kuvendin draftin, çka do të bëjë që Kuvendi duhet të rishprehet sërisht me votë për dekretin e Presidentit, gjë që do të mund të bëhet vetëm në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Paralelisht me këtë, PD po përgatitet ti drejtohet Kushtetueses me një kërkesë për shfuqizimin e ligjit të cilin e konsideron në kundërshtim me Kushtetutën. Referuar  shkrirjes së shumë njësive të qeverisjes vendore, komunave, nga nadrja e re, demokratët i referohen Kushtetutës në nenin 108 pika 3, e cila përcakton se “Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore dhe si njësi të qeverisjes vendore kryejne te gjitha detyrat veteqeverisese vendore…”.

Kushtetueses gjithashtu pritet t’i  drejtohen edhe shoqata e kryekomunarëve dhe ajo e kryetarëve të bashkive, si dhe ajo e qarqeve, të cilat drejtohet nga përfaqësues të Partisë Demokratike dhe gjatë gjithë procesit të diskutimit dhe debatit mbi reformën territoriale kanë shfaqur kundërshtimet e tyre, por pa u bërë pjesë e procesit.

Burime nga PD gjithashtu konfirmojnë se degët e PD në rrethe në bazë të një udhëzimi të selisë qendrore, si dhe deputetët sipas qarqeve, do të organizojnë protesta për të kundërshtuar hartën e re territoriale. Mësohet se mbështetësit e opozitës dhe ligjvënësit e kësaj partie do të përdorin çdo mjet demokrat për të shfaqur kundërshtimet e tyre, sikundër një ftesë i është drejtuar edhe të zgjedhurve të tjerë vendor, të cilët kanë shfaqur apo kanë kundërshti mbi ndarjen e re.

6 komente në “Harta e re territoriale, PD drejt Kushtetueses/ Shpresë tek ‘rebelët’ brenda së majtës dhe Presidenti”

  1. tom doshi deputet says:

    une tom uk doshi jam kuner ksajt ndarje se mduket e rrezekshme per tu tan tarafin ton kriminal. Na dalim jashte loje me tu tan fiset tona shpellare. kuptohet ktu bashkona me salen na se jena isoj. falemners per vemenjen t,d,

  2. hajduti says:

    bukeshkelur korrak …

  3. tom doshi deputet says:

    ah harrova edhe dicka: po s bam na ligjin, ska me pas mafje, noshta as korrupsion. pytja jeme madhore a: ca do han shqiptart? falemners per vemenjen! t,d,

  4. Kjo tregon qe partia Demokratike eshte parti kriminale dhe varrmihese e demokracise,Nese vepron ne kete menyre ajo tregon se ka vepruar dhe vepron kunder interesave te popullit shqiptar dhe mban pergjegjesi per te gjitha te keqijat qe i kane ardhe ketij populli.Ta dini pra se reforma territoriale eshte çlirimi i dyte i Shqiperise nga kriminelet me shumice qe jane ne pushtetin vendor me 200-300 vota.Prandaj i bej thirje PS-se dhe kryemnistrit qe te mos terhiqet, pasi popullin e ka me vehte kunder kryetareve te komunave qe jane zgjedhe me 200 vota dhe nuk kane lene gje pa bere ne pushtetin rrumpalle te klikes se Sali Berishes.

  5. lani says:

    Po po pirdh o Bashe se lirohesh . Pse mor idiot per 8 vjet ne pushtet pse nuk e beri reformen ai Sali lugati ..apo tani qe e bene nuk doni . Ju vetem te miret nuk ja doni ketij populli .Ju ngelshin ne fyt parete qe keni vjedhur.

  6. toni says:

    Kesaj i thone te cosh vendin drejt falimentimit, sepse keshtu udhezon gjenerali i UDB, Sali Berisha dhe kapteri Lul Basha.Shpresoj te mos bashkohet grupi i rebeleve te PS qe te krijojne nje cete si ajo e Komitetit te Maleve dikur, qe lane kockat per kete Pseudodemokraci qe solli pasardhesi i tyre nda Vicidoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje