Kundërshtitë për reformën territoriale/ PD bashkon votat me PBDNJ-në në Himarë

26 Korrik 2014, 10:51Politika TEMA

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës të PD-së dhe PBDNJ-së kanë bashkuar votat dje dhe kanë bllokuar mbledhjen për shkak të reformës territoriale.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama.

Ata kanë kërkuar që në rendin e ditës të përfshihet dhe diskutimi për ndarjen territoriale, ku do të kërkonin që ky këshill të shprehej me një qëndrim.

Por kreu i këtij këshilli, i cili i përket Partisë Socialiste, nuk ka pranuar që kjo çështje të përfshihet në rendin e ditës.

Anëtarët e këtij këshilli kanë debatuar për rreth 40 minuta, ndërsa socialistët nuk e kanë pranuar këtë kërkesë, duke u shprehur se “kjo pikë nuk ka qenë në rend dite”.

Ky refuzim ka bërë që 9 anëtarë të këshillit, që i përkasin PBDNJ-së dhe PD-së, të largohen nga mbledhja duke e dështuar atë. Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja nuk ka mundur të vijojë, duke u mbyllur. Këshilltarët e PD dhe PBDNJ-së në Bashkinë e Himarës, gjithsej 9, bëjnë shumicën në këshill, duke e bllokuar mbledhjen e tij.

Në një letër dërguar kryeministrit Rama, ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, nëntë anëtarët e këtij këshilli, që i përkasin PBDNJ-së dhe PD-së, kërkojnë miratimin e variantit të 5 të hartës, që propozon Bashkinë e Himarës në një njësi me komunën e Lukovës.

“Ne, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës, duke vlerësuar kriteret e nevojave të përbashkëta të zhvillimit ekonomik, të traditës historike, të vazhdimësisë gjeografike të procesit të ndarjes së re territoriale në vend, mbështesim për njësinë tonë vendore variantin e pestë, i cili shprehet për krijimin e një njësie të re vendore duke bashkuar Bashkinë e Himarës me komunën e Lukovës dhe kundërshtojmë çdo variant tjetër”, thuhet në letrën e firmosur nga nëntë anëtarët e këtij këshilli, që përbëjnë dhe shumicën vendimmarrëse.

Ata i kanë bërë thirrje kreut të PBDNJ-së që, nëse maxhoranca parlamentare e refuzon kërkesën e tyre, të dalë nga koalicioni me Partinë Socialiste.

17 komente në “Kundërshtitë për reformën territoriale/ PD bashkon votat me PBDNJ-në në Himarë”

  1. Xeni Berishajvet says:

    cudi nuk eshte, plaku Mere eshte i njohur qe mund te beje gjithcka per pushtet

  2. Princi (Belgjikë) says:

    Mbas faljes së detit, PD nuk ndalet. Tani bashkon “forcat” me Dulen për t’i falur Himarën grekut.

  3. veterani says:

    PO te dale nga koalicioni i qeverise dhe te shkoje tek ai i salise..mendoj do jete me mire.

  4. H Malo says:

    Nuk ngopen Saliu dhe pjella e tij me tradhti.

  5. hajduti says:

    pune korrakesh pune grekesh …. jane 10 milion grek te vetquajtur grek (me ne krye venizelon e gjithe parlamentin e tij) qe banojne e ushqehen ne tokat shqiptare dhe vendin qe cliruan shqiptaret…por pune korrakesh pune copash..

  6. Basriu says:

    Sali serb berisha i bene keto ndytesir.

  7. Drejtesi says:

    Antaret e Kshillit Bashkiak te Himares nen siglen e PD-se para se te jene perfaqsues partie ,jane himariot. Kjo llooj gazetarie nuk eshte informuese por dizinformuese.

  8. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    NUK ESHTE NGJARJE ME KE BASHKON VOTAT PDja ,,,PER PUSHTET DHE PARA I BASHKON DHE ME HITLERIN ,,,,

  9. Mark says:

    Po kjo dihet se pd ka punuar vazhdimisht per interresat greke dhe serbe dhe kundra populli te vet. Fashist , hajdut dhe vrases. Ne mbeturina e keni vetin te degjeneruar.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha bashkohet dhe me E.Hoxhen,per qellimet e tij politike.
    Ka shitur pasurit kombetare,detin etj vetm per te mbajtur pushtetin.
    PS-a te largohet nga akademizmi,perballe ka nje perbindesh shkaterues,per te rivendosur vlerat demokratike.

  11. shiaksi says:

    PD e poshter bashkon votat me greket’detin ja shitet greqis,jepuni edhe token ,nuk na nel gje tjeter ne shqiptareve’vetem te kapim armet

  12. safo says:

    Bravo, vetem keshtu mund ti jipet fund arbitraritetit te individeve vecante te PS qe kujtojne se e kane Himaren cifligun e tyre, duke shire nen emrin e e PS

  13. LISI says:

    PD,tanime po deshmohet se nuk eshte e interesuar per Kombin shqiptar as per Shqiperine,por per poste dhe benefite eshte kurdohere e lidhur me antishqiptaret greke dhe sllave.

  14. Atila says:

    Ne fakt edhe per mendimin tim varianti me 47 Bashki do ishte me efikas do do mbyllte edhe orekset e disa zonave qe pas miratimit te variantit me 61 Bashki kerkojne nje copezim tjeter. Biles per mendimin tim zonat minoritare duhet te qendronin brenda Bashkive ose Rretheve te dikurshme Pogradec,Sarande,Gjirokaster dhe te kishin statusin e vecante per dygjuhesine dhe te drejtat kulturore dhe arsimore por jo edhe Bashki me vete.Te krijosh probleme edhe aty ku s’egzistojne me duket e tepert.Shqiperia nuk e ka luksin e mbajtjes kot me kot te administratave lokale ne nje kohe kur keto para mund te shkojne shume mire per sherbime dhe investime per komunitetet.

  15. Sokrates says:

    Me duket se po i vjen fundi Edi Rames,me gomarlleqet e Koco Kokedhimes do shkoj te merret me Zahon!!!!

  16. emigranti says:

    Kesaj i thone, per inat te sime reje shkoj e flej me mullixhiun.
    Kjo politike e PD tregon ose driteshkurtesine e tyre, ose jane te shitur tek greket.
    Turp per Bashen.

  17. klob says:

    Kujdes me Enverin ti serb.Kur ishte Enveri gjalle nuk guxonte himariot te thoshte se ishte grek.Enveri e dinte mire origjinen e tyre,por Enverin duhet ta lexosh,Enveri eshte nje histori me e madhe se e Egjyptit te lashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje