Rama nis negociatat me “të pabindurit”/ Pjerin Ndreu: Unë i them gjërat në sy

26 Korrik 2014, 09:58Politika TEMA

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, ka komentuar mungesën e tij në Kuvend, duke thënë se të gjitha interpretimet për kulisa e politikë tavolinash janë dashakeqe.

“Jam i detyruar të prononcohem publikisht në lidhje me disa interpretime lakejsh dashakeqe për mospjesëmarrjen time të djeshme në votim:

1- Asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe nuk do ta vë gjatë mandatit tim të deputetit. Por kam preferuar si pak kush t’ja them gjërat në sy e jo kulisave e tavolinave si shumë servilë e të pazotë që flasin dhe hedhin helm pas dhe e fërkojnë në sy. Unë nuk jam e s’kam për të bërë pjesë në këtë llum asnjëherë !

2- Në jetën time nuk kam shantazhuar e as vënë kushte askujt. Dje askush nuk ka dëgjuar nga unë kushte për poste, për para apo privilegje. Kam kërkuar vetëm vëmendjen e duhur ndaj zonës sime elektorale si ndër më të varfrat, më të lënat pas dore dhe më pak të trajtuara gjatë kësaj kohe. Në asnjë rast gjatë kohës time në PS nuk kam kërkuar asnjëherë asgjë të vetme as për vete e as për familjen time, kurrë. Por për zonën time elektorale s’më ndalon njeri të “ulëras” kur disa vemje politike i fyejnë me zhargonin e shëmtuar “malokë’ dhe i përbuzin çdo dite..!

3- Ka shumë njerëz që s’më duan, janë xheloz, janë intrigante, por ky nuk është problemi im! Unë jam ky që jam, dhe nuk ndryshoj, nuk fle në këmbë e nuk bëj kompromise të pista me askënd, flas hapur e nuk më ndalon njeri e s’ka për të më ndaluar kurrë me çdo lloj kosto. Shume kujt i vras sytë e veshët por unë ndjehem komod me veten se nuk jam hipokrit. Unë respektoj por nuk bëhem ushtar i verbër i askujt.

Prandaj stop abuzimit me emrin tim e veprimet e mia. Janë të pastra si kristali dhe me qëllime parimore e të drejta ! Askush nuk mundet t’i ndotë, askush..!”, shkruan deputeti Pjerin Ndreu në reagimin e tij.

Ndërkohë kryeministri Rama ka nxjerrë në terren të besuarit e tij për të bërë tratativa me deputetët që kanë dalë kundër rrjedhës politike të koalicionit. Pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridjan Salijani ka zhvilluar një takim me dy nga deputetët që kanë dalë kundër mazhorancëns, Armando Prengan dhe Parid Carën.

30 komente në “Rama nis negociatat me “të pabindurit”/ Pjerin Ndreu: Unë i them gjërat në sy”

  1. emilio says:

    Ndreu, Doshi, Prenga. Si djathtas dhe majtas rremuje do bejne keta maloksoret.

    1. gogo says:

      Turp e faqja e zeze.

      Nje mashtrues ordiner.

      Edhe thote e asnjehere nuk e kam vene ne ndyshim mbeshtetjen ndaj Edi Rames.

      Pse ia ngule pas shpine thiken bashke me ato “zagaret” e tjere qe “llapin shume”.

      Mos kini merak se ju “zbut” Rama.

  2. templari says:

    ah mor Pjerin… kesaj i thone kurvni e jo burrni! mendon per popullin dhe shko dhe ben qejf ne restorant… pa sens fare!!

    1. Vladimir Putin says:

      JEPI NJE COPE KLD ATIJ BURRIT (Tom Doshit)!

    2. leksi says:

      Mos ngaterro Pjerin Ndreun me halabake si Tom Doshin, Arben Frrokun, Armando Prengen apo Arben Ndoken.

      Sikur te luanin “hajdute-police” pjerin ndreu 1 milion here do zgjidhte te bente “policin” ndersa ato te tjeret “hajdutin”.

      Pjerini madje as nuk ishte ne restorant me halabakerit e siperpermendur.

  3. Xhim ziza says:

    Tension i akumuluar nga javet e fundit qe Ju permend emri si trafikant nga ish koleget.nqs beson qe eshte cun qe mban llafin ,malsor dhe jo malok le te votoj ligjet per reformimin e KLD

  4. Treviso says:

    Kur ka shume qe s’te duan, ka nje gje qe s’shkon. Ti do jeshe me i miri i shoqerise, dhe te tjeret jane xheloze.! Une kam mendimin se do jeshe plehu i shoqerise, se eshte shoqeria qe te vlerson.

  5. Titi says:

    Me kaq egoizem te shfrenuar ..?..? I bie te jesh pandreqshem!!..!..!!

  6. Emigranti Bruksel says:

    Kemi degjuar e per ç’fare nuk kemi degjuar ne Shqiperi, mirepo keta Armando Prenga e Parid Cara kush jane keta?

  7. Muhamed Veliu, Top Channel, London says:

    Rrespekt per keta njerez qe kur kane kundershtime i thone gjerat ne sy, ndryshe PS do te katandisej si PD, diktature.

  8. tom doshi deputet says:

    mor pjerini i policise
    ke gjet tom doshin e shkerdhatise
    me qa hall per zonen tande
    kush ta han kte rrene te madhe
    je ba bashke me trafikant
    kurre mos e gzofsh at mandat
    neper tavolina ty pi raki
    per ceshtje te medha po diskuton ti
    si me e kap njat polici
    e bashke me ta rendit ne kry me i dhi

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Fatkeqsisht nuk e paske kuptuar,je viktime !

  10. Mobi says:

    Nderrojani emrin gazetes nga TEMA ne TYMI, te gjitha lajmet politike po kalojne NO COMMENT. Filloi CENSURA?

  11. Kozeta says:

    Meriton te dekoroheni nga zona e juaj ,si qytetar nderi!!!!

  12. themi says:

    jam dakort qe problematikat te ngrihen, te trajtohen ne parlament kur mendimet jane ndryshe, por ne fund me shumicen duhet te votoni, per ate detyre qe keni marre persiper.nese fillohet njeri gozhdes dhe tjetri patkoit, keshtu do te mbetemi perjete.

  13. al says:

    Grupi parlamentar i nje partie ka si parim kryesor kolegjialitetin e veprimeve por dhe percon inisiativa ligjvenese nepermjet votes se deputeteve.Pjerin Ndreu eshte nje deputet serioz dhe mbi te gjitha joplanprishes ,por kerkues i zgjidhjes se problemeve te zones e cila i ka dhene besimin.Kur deputet ngrejne probleme prane qeveritareve te tyre dhe nuk perfillen, eshte logjike qe do te kete reagime,por keto kurrsesi te behen pengese per reformat ,me te cilat i jane premtuar elektoratit.Mos pranimi i deputetit per tu kthyer ne robot eshte arritje e madhe e demokracise shqiptare,kjo tregon edhe shkallen seriozitetit dhe personalitetit te tij,perjashtojme rastet kur deputet te caktuar mund te bejne preesion per te arritur qellime te mbrapshta dhe perfitime te tyre personale bile dhe antiligjore.

  14. iliria shqiptare says:

    Ti mund te jesh dhe njeri i ndershem por te marresh trut e tom doshit dhe ndokes do te thote qe nuk je njeri i mencur dhe shkon e njollosesh kot.

  15. Naimi says:

    O Pjerin ,ti ke shume te drejte mor vella ,por ne kemi te njejtin hall dhe sic ia thua hapur ti Edi Rames duhet tia thone edhe ata te tjeret qe ke ne krah,mirepo jane pa karakter e servila.Semundja nuk sherohet me nje e dy por me te tere.Nje fjale popullore thote : “O balo te hengert tenja e ke te keqen perbrenda”Pra e keqja jone ka qene e eshte tek vetvetja,sepse nuk jane vleresuar dhe nuk vleresohen njerzit me kontribute brenda P Socialiste,por syte jane hedhur te te paaftet,tek ata qe po blejne diploma te shkolles se larte pe mbaruar shkollen tetevjecare.I dashur Pjerin une te mbeshtes ne mendimet e tua qe duhet te degjojne zerin e bazes e per rrjedhim edhe zerin e elektoratit qe te ka zgjedhur ty,por mor mik ne na kane zene syte PedeisteLeseistet qe nuk u ka shkuar kurre nder mend qe te votojne per te majten .Keta sahanlepiresa cfar nuk bejne qe ndrojne partite e lepijne lloj lloj kockash vetem per te mos lene vendin e punes.Dhe pse e bjene kete se jane te paafte,se nje njeri te afte nuk e trazon njeri. Partia jone mor i dashur Pjerin eshte katandisur si mos me keq,por kur te kujtohet Edi Rama e Gramoz Ruci per PS-ne ka fluturuar zogu dhe ajde gjeje pastaj.Kete gje do ta kuptojne ne zgjedhjet lokale kur te katandiset kokoshi nje thele. Ps-ja do te marre goditjen me te rende,sepse nuk vene njerzit per te votuar,jane shume te zhgenjyer.Te propagandosh qe administrata e Saliut eshte klienteliste,e paafte dhe ti mbash ate kjo eshte cudia me e madhe.Nese Saliu apo PD-ja do te ishte ne kushtet e qe jemi ne tani brenda 24 oreve kishte mare fund cdo gje. Nese ata jane te afte atehere pse na cucurisni ne vesh kot se koti ?? I dashur Pjerin ,do te bej edhe nje lutje,sebashku dhe me te tjeret ju duhet te votoni reformen teritoriale se do te behet nje katrahure per vendin pastaj dhe ne shtator i thoni Edi Rames ” Ndalu geg se ka hendek ” Mos i beni asnje aprovim ligji nese nuk ju degjon. Te pereshendesPjerin! Te fala NAIMI

  16. veliu says:

    Po mor zotni, ke te drejte qe thua qe disa ta kane lakmi dhe inat.
    Kane te drejte se te moren nga te papune dhe te bene deputet qe…te hedhesh shurren perpjete tani.

  17. agimi says:

    O zoti deputet! Pse le punimet e parlamentit dhe shkove e drekove duke lene punimet e parlamentit pikerisht ne momentin e votimit? Te tjerat jane fjale boshe.

    1. Argita_B says:

      Shume e drejete, nese do te ishte kurajoz si pretendon ne deklaratata qe ben, atehere nuk ka pse te iki per dreke, mjafton te votoj kunder apo te mari fjalen dhe ti flasi elelkroratit te tij nga foltorja e parlamentit.
      Ti degjosh keta, te gjitha jane duke dhene jeten e tyre, po zihen, shahen nga nenat, motrat, po rrine pa gjume vetem per hallet e popullit..
      Nuk e di nese ka akoma budallenj qe besojne se keta qe me ane te qindra intrigash, lidhjesh mùe kriminele, bandite, per te fituar zgjedhjet beken gjithe keto saktifica per te permirsuar jeten e fshatareve qe i shohin nje here ne 4 vjet.

  18. loni says:

    Iken dhe keta se i ka blere Saliu me parate e Gerdecit. Keshtu eshte kur ve deputete te tille qe duan te pine gjak Shqipteresh. Fare e keqe!!!!!

  19. Sokrates says:

    Edi Rama gjithe qeverisjen e ka lidh me tre mostra:
    1-Erion Veliaj
    2-Arben Ahmetaj
    3- Sajmir Tahiri
    Beqja vjedh per vetene vet

    Gjiknuri po keshtu, anullon koncesione qe e kane mbyll aktivitetin
    Gjithe deputetet e tjere ngrohen ne diell se bashku me elctoratin pa pune qe u ka vajt ne maje te hundes nga Edi Rama. Nje llogari e thjeshte cdo simpatizant qe priste te punosohej sipas ligjit ka humbur nga buxhti familjar 12 muajx 500000=6000000 leke( nje rroge mesatare).
    Te gjithe ministrat se bashku me stafin e tyre te ngushte qe nuk jane me te miret kane futur miliona ne buxhetin e tyre pa llogaritur korrupsionin

  20. Antispiuni says:

    Ky eshte grupi qe organizoi 21 janarin. Mercenaret katolikë te veriut. ?

  21. Ajet Delaj says:

    July 26, 2014

    SHQIPTARET I PERKASIN PERENDIMIT E DUHET TE KENE VENDIN E TYRE TE NATYRSHEM NE PERENDIM.

    Fakti qe grupi Pro-Perendimor po behet tema e dites e tregon vete rendesine e kesaje levizje brenda mazhorances gjithsesi edhe ashtu te brishte megjithse e fryre si tullumbace.
    Shqiperia per 68vjet ka udhtuar ne erresiren e lindjes megjithse me kohe Naimi i madh ka the o diell qe lind andej nga perendon per kombin shqiptar.
    Disa e kane vene re por dalja e pakices bllokuese me nje grup deputetesh Pro-Peendimore eshte shume me teper se pakice bllokuese, shte vizion i ri per Shqiperine e shqiptaret. Shpreh bindjen se grupi Pro-Perendimor eshte ne unison me projektet e miqve perendimore per Shqiperine e shqiptaret.
    Nese i shtojme kesaje situate shqetesimin e diplomacise amerikane per pengesat e investitorve Amerikan ne Shqiperi dhe fjalimin e hapur e pa dorashka te zv/sekretares se Shtetit Nuland atehere mendoj se panorama behet edhe me e qarte.
    Madje pa frike mundem te them se panorama eshte jo vetem me e qarte por edhe mjaft shpresedhense per ndryshime pozitive ne Shqiperi.
    Pushtetit komunist te Zones se Pare Operative ju hoq kopertura perendimore me largimin e deputeteve katolike.
    Realisht feja nuk ka ndikuar dhe nuk ndikon ne politiken shqiptare por jam i bindur se per arsye shpirterore e historike grupi i deputeteve katolike jane me afer Perendimit e Kishes ashtu si Rama eshte afer Athines e Moskes.
    Nuk mendoj dhe nuk dua te besoj se ne vendimin e ketij grupi deputetesh nuk eshte ndikuar edhe nga cermonia e hapjes se Kishes Orthodokse ne qender te Tiranes me “miqe” te ftuar Ruse, Greke e Serbe duke perjashtuar malazezet qe jane Ilire si ne , Maqedonsit e Kishen Ukrainase.
    Historia na meson se rilindjen shqiptare e kane udhehequr kleriket katolik e shkruajme shqip prej te madhit Gjergj Fishta qe komunistet sllavo ortodoks i treten edhe eshtrit dhe bijte e tyre akoma nuk ja kane hequr nishanet Enverit qe i ka pas dhene vetes.
    Kjo eshte po aq e vertete sa edhe kisha ortodokse Greke me sherbetoret e tyre ne Shqiperi kane qene po aq antishqiptar sa edhe pushtuesi turkq.Une mendoj se grupit Pro-Perendimor do ti bashkohen edhe te tjere properendimore mbase ne te “majte” e ne te “djathte te politikes shqiptare.
    Madje do i beja thirrje grupit Pro-Perendimor po e quajme per lehtesi identifikimi qe t’ju beje thirrje inteltualve shqiptar qe e ndiejne veten afer filozofise e frymes perendimore ti bashkohen perpjekjeve te tyre per liri e demokraci
    . Nuk do ishte keq qe figura te spikatura te shoqerise shqiptare t’ju behet ftese nominale.
    Shqiperia dhe shqiptaret jane popull properendimore edhe pse dhunshem i kane mbajtur ne lindje qe 500 vjet kjo mendoj se eshte nje favor i kesaje levizje Pro-Perendimore do e quaja me plot goje. Emertimin grupi Pro-Perendimor duhet ta marrin nga filozofia e politikes se hapur e mbrojtjen e interesave te elektoratit respektivisht mbrojtjen e interesit shqiptar te shprehur dje nga deputeti Ndreu.
    Do ju sugjeroja qe te mos lejojne ti identifikojne si grupi katolik pasi politika e mbrapshte kerkon qe t’ju izolojne pasi ka akoma shqiptare e shume interesa antishqiptare qe nuk duan ta kuptojne se te jeshe katolik apo te dishe se gjeneza jote eshte katolike eshte krenari dhe fat qe i perket civilizimit, e perparimit e duhet te kujtojme se dikur kemi qene ne krye te ketij civilizimi.
    E perdorin e mundohen ta identifikojne si grup katolik megjithse jane te bindur se nuk eshte grupim me motive fetare por eshte fryma perendimore e shprehur ne menyren me te qarte e natyrshem ne unison me projektet perendimore per shqiperine e shqiptaret qe Shqiperia te kete vendin e saje natyral ne gjirin e kombeve te perendimit.
    Shtatori qe po vjen do ishte mire ta gjente Shqiperine me qeveri teknike me tekniciene perendimore si respekt i shqiptarve per viziten e Papa Franceskut ne Shqiperi si viziten e pare ne Europe. Nese shton se viziten e dyte ne perendim Papa do ta zhvilloje ne Amerike atehere pergjigjsia e shqiptarve rritet ndjeshem per ta pritur Papen ashtu si shqiptarent dine te presin e respektojne nje mik te madh e te nderuar si Papa Franceskun qe vuri flamurin e shqiptarve rreth qafe faqe tere botes.
    Per hir te se vertetes ne shqiptaret i kemi dhene shume qytetrimit perendimor qe me Shen Palin , te madhin Gjergj Kastriotin e nene Terezen si nenen e botes e jemi me fat qe megjithse te vegjel kemi pasur miq te medhenj qe nga Shenjti Gjon Pali II, Presidentet Bush Clinton e Obama e na pranoje ne NATO e deri te Papa Francesku qe jo pa qellim viziten e pare ne Europe po e ben ne Shqiperi.
    Ne shqiptarve nuk na kerkohet qe te ndryshojme boten por thjesht te hedh tej demagogjine kriminale sllavo komuniste.Let see

    Ajet Delaj
    New York

  22. Edmond says:

    E ka fajin Rama qe nuk beri edhe Mond Kosenin deputet, se ky do rrifte Pjerinin dhe Asllan Dogjani do i ndante…….::PP

  23. Lissus says:

    Pjerin a te kujtohet kur harxhuam ne Lezhe nje arke me fisheke duke qitur ne shenje gezimi kur fitoi PD ne 1996??

    Pjerin a te kujtohet kur kandidove per LSI ne Puke dhe nuk fitove ??

    Pjerin a te kujtohet???……..se ke sa te duash por te ka lene kujtesa me duket

  24. Majmuni says:

    Po mor kokrra e katnarit, ne sy ti thush gjonat!! O Zot kur do shpetojm nga kjo rrac debilash!!

  25. andrea says:

    Ke shume te drejte Pjerin, ke folur tamam si burrat e zamanit.

    Keshtu e ka pushteti.

    Sa hyp ne karrige, harron si hype, kush te mbeshteti, mundi, sakrifica zhduken te gjitha.

    Fillojne e te hyjne ne qef lolo e kllouna qe te bejne fresk gjithe diten, dhe ta bejne mendjen dhalle a thua se je qendra e botes.

    Rrethohesh nga servila qe me mashtrimet e tyre te turbullojne dhe e humb sensin e realitetit fatkeqesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje