Zhani dhe Daniela janë martuar të dielën. Pas një ceremonie në Kishën Ortodokse tek Rruga e Kavajës, ceremonia e dasmës vijoi në Sheraton.
Ceremonia ishte perfekte me rreth 300 të ftuar, shumica miq dhe të njohur të babait të tij.
Duke çelur ceremoninë, Filip Çakuli, babai i djalit, theksoi me humor se dasma nuk organizohej në kuadrin e arritjeve të 300 ditëve, duke dashur të sqaronte prezencën e madhe të politikanëve në sallë, ku ishte Presidenti i Republikës, Kryeprokurori, Kryeministri i vendit, kryetari i Parlamentit dhe disa deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Ceremonia vazhdoi nën tingujt e orkestrës së Top Channel dhe këngëve të Enida Tarifës dhe Ylli Bakës.
Por Zhani dhe Daniela duket se do ta vuajnë profesionin e babait dhe në dasëm.
Shumica e njerëzve nuk diskutojnë për të, por për të ftuarit.
Kështu është kur ke baba Filipin.