Në shkurt të këtij viti, një shpërthim që kishte si objektiv biznesmenin Armand Çeka, plagosi rëndë edhe juristin e firmës së tij, Julian Çela.
Historia e Julianit, që mbeti pa këmbë pa shpërthimit, preku shumëkënd.
29- vjeçari, babai i një fëmije vetëm 1 vjeç, tani mund të buzëqeshë sërish.
Siç raportojnë mediat e qytetit Dallas në SHBA, ai tani ka një palë këmbë prostetike.
Pas pesë muajsh, ai ka ecur sërish falë qendrës Scott Sabolich Prosthetics & Research.
Qendra i dhuroi këmbët, ndërkohë që një çift në Kentucky, të cilët Çela nuk i kishte takuar kurrë më parë, paguan për ushqimin dhe hotelin.
Çela dhe e shoqja, Erjola, me të cilën udhëtoi drejt SHBA, paguan vetëm fluturimin.
Dallas News shkruan se Shqipëria ka shumë persona me gjymtyrë të amputuara, por nuk ka një industri prostetike.
sa keq per te
Ne fakt sa mire per te. Edhe pse ishte kaq e rende, ai ka qendruar i forte dhe madje ka inkurajuar shume te tjere qe vuajne. Ajo qe artikulli nuk thote eshte se ishin lutjet dhe perpjekjet e miqve te tij te krishtere qe bene te mundur cfare ka arritur sot, ne Hirin e Perendise.