Një vogëlushe vetëm 3 vjeç mbijetoi 11 ditë e net në taigën siberiane, mes ujqërve dhe arinjve.
Karina Chikitova u shpëtua nga qenushi i saj, që e mbajti atë të ngrohtë për një javë, përpara se të kthehej në shtëpi për të kërkuar ndihmë.
Vajza mbijetoi duke pirë ujë në lumë dhe duke ngrënë manaferra.
Siberian Times shkruan se personat e angazhuar në kërkimin e saj u përballën me një ari, çka ilustron rrezikun me të cilin përballej vajza e vogël.
Ajo kishte të gërvishtura në këmbë dhe ishte pickuar nga mushkonjat.
Vajza kishte sajuar një shtrat në bar.
Ky rajon është një nga më të ftohtit në Siberi, por në këtë kohë të vitit temperaturat janë mbi zero.
Mamaja e vajzës kishte menduar se ajo ishte me babanë e saj, që u largua për një udhëtim në një fshat të afërt.
Por babai nuk e kishte vënë re se ajo po e ndiqte nga pas me qenushin.
Vajza tre vjece duket me e gjate nga polici mbi 30 vjec
si duket do behet me e gjata e rajonit
E ka meshiruar ariu;ka qene me fat qe nuk ka ndeshur kafshen e tmerrshme,njeriun.