Një burrë në Kinë ka vendosur që të padisë zyrtarët e një spitali, pasi e gjeti gruan e tij të vdekur në sallën e operimit pas lindjes së djalit të tyre.
Liu Hsiung, 29 vjeç, i kishte kërkuar infermieres informacion për gruan e tij, Zhang Chun, 27 vjeç, pasi e kishin paralajmëruar se ajo kishte komplikacione.
“Ajo më thoshte vazhdimisht se është në sallën e operacionit, por salla dukej si e mbyllur dhe askush nuk ishte brenda”.
Pak orë më vonë, Hsiung vendosi të hyjë me forcë në sallën e lindjes, ku gjeti trupin e gruas së tij të vdekur mbi tavolinë, ndërsa një pastrues aty pranë po pinte cigare dhe po hante një arrë kokosi.
Fëmija mbijetoi.
“Kur hyra në dhomë ishte shumë vonë dhe askush nga stafi mjekësor nuk ishte aty,” tha ai.
Një zëdhënës i spitalit tha se gruaja refuzoi që të bënte operacion cezerian, pasi bebja ishte shumë e madhe.
Ai tha se pas lindjes, pacientja pati shumë gjakderdhje.
Sipas tij, spitali po negocion me familjen për një dëmshpërblim.
spitali po negocion??
idiotet…
—
Nuk i besohet askujt sot.
Vete personalisht isha prane saje qe nga fillimi deri ne fund dhe shyqyr Zotit cdo gje kaloi mir.
Ai burri qe nuk i qendron gruas se tij pran gjate lindjes nuk eshte burre.
momenti me delikat me i veshtire per nje grua eshte lindja,pikerisht atehere duhet ti qendrosh prane.
I di ti ligjet e Kines,???? Mund te jete ligji,ku nuk lejohet te asistosh ne sallen e lindjes,si ne kohen e Enverit.Apo si shqiptaret,qe shajne idiot,kur jane vete.
si erdhen keto kohe memutmoderne te vish ne shqiperi te lindesh eshte ulur numri i lindjeve eshte rrit numri abordeve dhe i vrasjeve dhe po shuhet si komb
eh sa gjynah.
po pastruesi po pinte duhan e po hante nje arre kokosi???
made in china…. ky muhabet.