Kina dërgon një sinjal: Arrestohet djali i Jackie Chan

19 Gusht 2014, 12:39Lifestyle TEMA

Djali i aktorit të Hollivudit, Jackie Chan, është arrestuar për posedim droge.

Sipas BBC, aktori Jaycee Chan, 31 vjeç, dhe ylli tajvanez Kai Ko, 23 vjeç, janë arrestuar të enjten e shkuar.

Policia thotë se testimet mbi dy të arrestuarit rezultuan pozitive për përdorim marijuane, ndërsa në shtëpinë e Chan u gjet edhe 100 gram marijuanë.

Arrestimi i tyre vjen në kuadër të një aksioni anti- drogë, që ka shënjestruar personazhet e njohur.

Më herët u arrestua edhe ylli i filmave, Gao Hou, 40 vjeç.

Korrespondenti i BBC thotë se duke arrestuar djalin e një prej aktorëve më të famshëm në vend, Kina po dërgon sinjale të qarta se drogërat nuk do tolerohen.

Në qershor, presidenti Xi Jinping tha se do merren masa të forta për të luftuar përdorimin e paligjshëm të drogës.

Chan, babai i të cilit është shpallur në vitin 2009 si ambasadori zyrtar në luftën kundër narkotikëve, rrezikon tre vite burg.

Një këshilltar i qeverisë në luftën kundër drogës, i tha agjencisë AP se operacioni po shënjestron personazhet e famshme për shkak të ndikimit të madh që ka sjellja e tyre tek fansat e shumtë.

3 komente në “Kina dërgon një sinjal: Arrestohet djali i Jackie Chan”

  1. elinor ' says:

    Na duhet nje Rush Hour 5!

  2. ed says:

    Shyqyr qe Lazarati nuk eshte ne Kine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje