Nga Prof.Asoc. Jorgo Mandili
Materiali i paraqitur si bazë për reformimin e arsimit të lartë në Shqipëri paraqet pa asnjë dyshim një punë të përgjegjshme dhe mjaft cilësore për ta nxjerrë arsimin e lartë nga gjendja katastrofike në të cilën ai ndodhet.
Mbas publikimit të këtij materiali janë bërë vërejtje të shumëllojshme nga faktorë të ndryshëm të interesuar për zhvillimin e arsimit të lërtë në vendin tonë.
Ndërmjet tyre pati edhe vërejtje që e mohojnë tërësisht këtë punë, duke e quajtur atë si të pavlerë dhe si një dështim të plotë.
Këto gjykime nuk janë aspak të sakta, sepse nuk i qëndrojnë asnjë analize të mirëfilltë dhe serioze.
Bie në sy fakti se politikanët e grupimit opozitar u shprehën me tone të larta duke e mohuar tërësisht punën e gupit që hartoi materialin për reformimin e arsimit të lartë dhe e gjithë kjo zhurmë u botua në një numër të gazetës RD të disa ditëve më parë. Me fjalorin e një demagogjie të dalë boje, kjo punë u quajt nga ish- kryeministri i Shqipërisë si “një mashtrim i radhës që u bëhet studentëve shqiptarë apo punonjësve të arsimit të lartë dhe që i ndëshkon ata”.
Jo vetëm kaq, por jo shumë kohe më parë, në një dalje në media më rastin e 7 Marsit, Pollo deklaroi me mburrje për “një revolucion në arsim gjatë qeverisjes Berisha” duke nënkuptuar me këtë rritjen e rrogës së mësuesve.
Kaq mjafton për të kuptuar se ç’vizion kanë patur për reformat “dunbabistët” e “Saliqamilit”.
Dhe me të drejtë të nesërmen në gazetën “Dita”, gazetari i rubrikës “Pikante”, Ermir Hoxha, këtë deklaratë të Pollos do ta ironizonte me fjalët: “E tha me gojën plot dhe kokën bosh”!
Por akoma më cinike dhe fyese është ajo çka shkruante në Facebook “Dunbaba” i z.Pollo, Saliqamili se “Drafti i Arsimit të Lartë vdiq pa lindur”.
Akoma më revoltuese është kur dëgjon këtë, G. Pollo, (i cili ishte i pari që i vuri kazmën sistemit të arsimit tonë të lartë), që e cilëson këtë reformë “si monopoliste, si një reformë pa vizion, që po e kthen arsimin e lartë te e shkuara, te kufizimi i së drejtës së studimit dhe te minimizimi i treguesve arsimorë, të cilët duhet të rriten shumë më tej”.
Me papërgjegjëshmërinë e tij të njohur, ai deklaron se: “rritja e treguesve cilësorë të arsimit të lartë ka qenë plani strategjik i mëparshëm, i duartrokitur jo vetëm brenda vendit, por edhe nga ekspertët ndërkombëtarë me reputacion”.
Ky ish- ministër nuk e ka kuptuar akoma se shqiptarët nuk mund të gënjehen me deklarata të tilla të budallepsura. Mjafton t’i kujtojmë këtij ish- ministri “arritjet në qeverisjen e tij demokratike”.
Le të numërojmë disa:
Indoktrinimin e shkollës si një e keqe e madhe, indoktrinimin politik të saj, të infiltruar deri tek nxënësit nëpërmjet drejtuesve partiakë e militantë më shumë se të zellshëm dhe mësuesve që ndodheshin në presionin e tyre.
Reformat për strukturën e provimeve për altertekstin, për kurrikulën, metodologjitë, kulturën dhe administrimin e shkollës që nuk funksiononin pothuajse fare.
Cilësinë e ulët të përgatitjes së mësuesve të çdo cikli. Mësimdhënësit e sotëm në shumicën e tyre janë mediokër, të paaftë t’i dalin zot punës për të përballuar sfidat e mësimit dhe edukimit. Dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe, përderisa për mësues shkojnë ata maturantë që sigurojnë meritë- preferencën me 1500-2000 pikë. Më keq s’ka ku të shkojë!
Paqëndrueshmërinë e modeleve të studimit, i cili i ka sjellë dëme kolosale arsimit tonë, sidomos atij parauniversitar. Kaloi arsimi bazë nga (4+3) në sistemin (4+4) e më pas (5+4), pastaj (6+3) e tashmë flitet përsëri (5+4).
Mirë, por kush i paguan pasojat? Sigurisht nxënësit, brezat, prindërit. Kjo papërgjegjshmëri kriminale çon jo vetëm në deformimin e zhvillimit mendor e psikollogjik të fëmijëve, të cilët duhet të ndryshojnë shumë shpejt gjatë kalimit nga një cikël në tjetrin, por do të duhen të paktën mijëra e mijëra tekste (tituj), librash të botohen rishtaz, nga e para ku do të fitojnë ndërrmarjet botuese.
Po shkolla, nxënësit çfarë përfitimesh do të kenë?
Por mbi të gjitha, qeveria “demokratike” i la “dhuratë” shoqërisë një “njollë murtaje”- universitete të rrënuara duke i hapur asaj një plagë sociale të pashërueshme me “renzobossët” dhe “xhelalmzinjtë” – produkte humane këto të imoralitetit politik të asaj qeverie, e cila goditi moralin universitar, vetë ekzistencën e universiteteve, duke i kthyer ato nga “tempuj të dijes, kulturës dhe zhvillimit” në qendra të kaosit, korrupsionit e abuzivizmit e marrëzisë.
I kujtojmë këtyre zotërinjve se si u tall Europa dhe bota mbarë me diplomat e shitura në “universitetet” që u hapën nën kujdesin e G. Pollos dhe M. Tafaj, kur një djalë italian që kishte ngelë dy herë në provimet e maturës në vendin e tij, merr një diplomë universitare në Shqipëri, pa qenë asnjë ditë në këtë vend dhe çudia më e madhe është se notat në lëndët që ai paska dhënë provim në gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë të kësaj gjuhe, kanë qenë të mira dhe shumë të mira.
Etika më elementare na bën të mendojmë se “politikanë” të tillë duhet të ndjehen jo vetëm të turpëruar, për çfarë kanë bërë për arsimin e lartë shqiptarë, por edhe të inkriminuar.
Natyrisht ky degradim i skajshëm i arsimit të lartë shqiptar nuk ka ardhë nga pakujdesia e drejtuesve kryesor të tij, por ka ardhur nga fakti se sistemi i ngritur prej tyre i universiteteve private u ka siguruar atyre dhe familjarëve të tyre të ardhura monetare të jashtëzakonshme, që tashmë dihen shumë mirë nga shqiptarët.
Rasti i një pedagoge që ka siguruar 30 milionë lekë të reja të ardhura vetëm nga mësimdhënia për një vit akademik (siç ka deklaruar deputeti T.Balla në parlament) e dëshmon fare qartë këtë gjë.
Dhe më e shëmtuara është se këto para janë marrë nga xhepat e familjeve shqiptare në këmbim të një kartoni, që quhet diplomë universitare, e cila nuk paraqet asnjë lloj kualifikimi universitar të atij që e ka blerë.
Ja pra ky është mashtrimi i vërtetë që u është bërë të rinjve shqiptarë, të cilëve me sistemin arsimor të Pollos dhe Tafajt u janë marrë paratë e familjeve të tyre dhe në këmbim u është dhënë një karton që nuk i vlen askujt.
Në një shtet të kulturuar, që drejtohet nga politikanë të përgjegjshëm, nuk mund të ndodhin të tilla gjëra, sepse shteti i mbron qytetarët e vet nga çdo lloj mashtrimi; ky është funksioni parësor i një shteti dhe jo ai i shtetit me ministra të tipit Pollo.
Diploma të tilla janë përdorur edhe nga deputetë të pashkolluar për t’u futur në fushata elektorale, sepse ligji e kërkon që kandidati për deputet të ketë arsim të lartë të dokumentuar me diplomë universitare.
Dhe sot dihet sa është numri i deputetëve në parlamentin shqiptar me diploma të tilla, të cilët duhen larguar që andej sa më shpejt. Njeri prej këtyre deputetëve me diplomë të blerë ka dëshmuar se: “ta dija se merret kaq thjeshtë një diplomë universitare do të kisha marrë edhe diplomën e shkollës së mesme”.
“Specialistë” me diploma të tilla që futen në administratën shtetrore dhe që marrin detyra të përgjegjshme në një shoqëri moderne ku në çdo qelizë të saj zbatohen teknologjitë moderne të shekullit 21, jo vetëm që nuk do të jenë të suksesshëm, por bëjnë një dëm shumë të madh duke e lënë shoqërinë shqiptare në një gjendje kulturore dhe teknike krejtësisht të padëshiruar.
Jo më kot thuhet se “si është arsimi i një vendi sot ashtu do të jetë e ardhmja e tij pak më vonë”.
Gangrena e arsimit të lartë shqiptar filloi atëherë kur ai u la në duart e menaxherëve (të ashtuquajtur president kompanish tregtare), të cilët nuk kishin asnjë lidhje me arsimin universitar, por që e përdorën atë si një institucion fitimprurës. Kjo solli si pasojë që sistemi ynë universitar nuk mundi të kryejë detyrën e tij parësore për formimin e specialistëve dhe intelektualëve të mirëfilltë, po ai u shndërrua në një sistem tregtar që u siguronte të ardhura shumë të mëdha dhe abuzive vetëm drejtuesve të këtyre kompanive.
Kjo gjë duhet të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri në qoftë se duam që arsimi i lartë të kryejë misionin e vet madhor: të përgatisë specialistë të lartë me njohuri të plota universitare dhe shkencore.
Këtij qëllimi i shërben materiali i përgatitur nga grupi i specialistëve, i ngritur me nismën e kryeministrit të Shqipërisë, E. Rama dhe që do të shërbejë si bazë për realizimin e reformimit të arsimit të lartë shqiptar.
Është shumë shpresëdhënës fakti se në programin e tij qeveritar, kryeministri Rama ka deklaruar se sistemi i lartë arsimor i reformuar nuk do të mund të shërbejë si një sistem tregtar fitimprurës, por do të jetë një e mirë publike që do t’i japë shoqërisë shqiptare specialistë të aftë dhe të zot për të përballuar sfidat e shekullit të 21.
Le të shpresojmë dhe të urojmë që kjo gjë do të realizohet në mënyrën sa më të plotë dhe sa më mirë.
O Prof. Asoc., jam plotesisht dakort me shkrimin tuaj, por edhe kjo reforme qe po ben Ministria e tanishme e Arsimit eshte gjysmake.
Si mund te vesh si kriter noten mesatare 6.0 per pranime ne sistemin universitar?!
Ne kohen tone, kur arsimi ishte arsim dhe na nxorri te jemi te afte te konkurojme e te cajme kudo neper bote, me noten mesatare 6.0 nuk te linin as ti afroheshe tek kangjellat Universiteteve, e jo me te beheshe student.
Qe tek nota mesatare 6.0 fillon abuzimi ne arsim. Jo te gjithe femijet kane aftesi akademike dhe duhet te shkojne ne Universitete per te studiuar. Vetem me te aftet dhe te zgjuarit e meritojne te shperblehen per punen, perkushtimin dhe aftesite e tyre, dhe nje mesatare mbi noten 7 ose 7.5 do te ishte zgjidhja me e drejte dhe me korrekte per tu dhene gjithe perkushtimit dhe sakrificave te nxenesve ate qe u takon!
Shume te drejte ke sh.Jorgo po dega e matematik-fizikes ne gjirokaster per tu mbajtur hapur nuk ka shitur diploma edhe ne kohen tende.Ministria le ti verifikoje te gjithe te diplomuarit gjate ketyre 15 vjeneteve dhe do gjesh gjysmen e tyre qe nuk kane mbaruar as te mesmen.Po ti shikoje ne sezonet e provimeve studentet mernin ne provim profesoret.
shkurt fare tallje leshi me arsimin se sa vite http://bit.do/sexy-and-rich
Qe nga viti 1990 e deri tani viti 2014, ndigjohet vetem fjalet REFORMA ketu, REFORMA atje. Si perfundim keto reforma qe behen me keto handikapat te politikes shqiptare nuk na kan derguar hic gje kundi, vetem ne shkaterrim te sistemeve si p.sh. ne kulture, arsim, shendetesi, ekonomi, drejtesi, gjithandej rrumpalle.
Vetem nje reforme eshte ne rregull dhe bile e sofistikuar vjedhja, grabitja, shperdorimi, korrupsioni, etj.
Kapaku dhe “MREKULLIA” ndodhi me vjedhjen dhe grabitjen per here te dyte te THESARIT te SHTETIT dhe te TAKSA PAGUESIT shqiptar nga ARDIAN FULLHAJNI. Tung.
Desha te thosha dicka per sistemin parashkllor te femijeve te vegjel ( pa hyre akoma ne shkolle ) ne Zvicer. Ketu femijet 4 deri ne 6 vjec i çojne ne “grupin e lojrave” (Spielgruppe), ku femijet nepermjt lojrave te ndryshme njohin me mire njeri tjetrin. Pastaj femijet shkojne ne shkolle ne moshen 7 vjeç.
Shume te huaj nuk i dergojne femijet e tyre ne keto Spielgruppe qe jane gratis dhe te paisura me shume mjete metodike. Djali im ka qene atje.
Me falni se e zgjata por institucjonet perkatese ketu ne Zvicer kane bere nje studim dhe thone se kjo gje eshte nje investim me shume perspektive dhe konkretisht :
Ne se ti dergon femijet e vegjel ne keto Gruppe, shteti harxhon per shembull “NJE HERE” per femije.
Ne se ti nuk i dergon femijet ne keto Spelgrupe dhe femijet me vone kane probleme ne shkolle duke e lene shkollen,atehere keta femije kur te riten do te jene problem se do jene pa shkolle, pa zanat, do jene te papune ose do futen neper burgje. Pra shteti do te harxhoje shume me shume leke, sepse ndihma socjale eshte e garantuar me kushtetute.
Nga studimi del se ne keto raste shteti ( taksapaguesit) do paguajne per keta njerez kur te rriten “20 HERE” me teper se sa do paguante per shkollimin e tyre kur jane te vegjel.
Prandaj qeveria i sqaron prinderit dhe argumenton se parashkollimi eshte nje investim me shume perspektive.
Me vjen keq, por une kam folur ne Tirane me disa “profesore” te universitetve tona dhe me erdhi per te vjelle kur i degjoje te argumetnonin diçka. Per sa i perket “nivelit” te ketyre porfesoreve dhe publicisteve, mjafton te shofesh panelet televizive te “Opinion”, “Top Story”, “Shqip” etj.
Djali im po ben aktualisht shkollen per pune zyre ( tre here ne jave punon ne nje zyre dhe dy here ne jave shkon ne shkolle ). Sa per dijeni kete vit ai do te shkoje nje muaj ne Monpelje ne France per ushtrimin e gjuhes franceze, do paguhet nga shteti dhe vitin tjeter do shkoje perseri nje muaj ne Angli per ushtrimin e gjuhes angleze, perseri paguhet nga shteti. Hej, miq, petullat nuk behen me uje. Shkollimi cilesor do leke. Shteti shqiptar nuk ka breke ne bythe dhe aktualisht borxhi publik i Shqiperise eshte reth 12miljarde Euro.
Une falenderoj cdo dite zotin qe djali im ka fatin te shkollohet ketu ne Zvicer.