Sidoqoftë, Fullani & co. duhet të ikin...

19 Gusht 2014, 11:15Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Plasja e skandalit të pedofilisë në zyrën sarandiote të deputetit Kokëdhima bëri që skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë të kalojë në faqet e brendshme të gazetave apo të përmendet shkarazi në lajmet televizive. Në fakt, pas vizitës së amabasadorit amerikan Arvizu në zyrën e Guvernatorit Fullani dhe mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në të njëjtën ditë, u duk se flaka e skandalit të bankës do të shuhej edhe pa shpërthimin e pedofilisë në Sarandë.

I përmbledhur me pak fjalë, mesazhi i ambasadorit Arvizu dhe i Këshillit Mbikëqyrës ishte se Banka e Shqipërisë ka siguruar deri më sot stabilitetetin e sistemit monetar e bankar dhe vjedhja e bankës duhet hetuar nga prokuroria si një rast i shkëputur, ku një keqbërës ka shqfrytëzuar moskryerjen siç duhet të detyrës nga disa punonjës të këtij sistemi.

Në fakt, pjesa e parë e mesazhit është praktikisht e saktë, sepse Banka e Shqipërisë ka garantuar në 15 vjetët e fundit stabilitet të lekut si në tregun e brendshëm (matur nga inflacioni) ashtu edhe në shkëmbimet me jashtë (matur nga kursi i këmbimit të valutave kryesore). Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka garantuar stabilitet të sistemit bankar, duke ndërhyrë me likuiditet në rastet pakta të panikut të depozituesve (siç qe rasti i Bankës Shqiptaro-Amerikane, pas krizës bankare amerikane në 2008-ën, ose rasti i Bankës Credins, pas gjyqit me një bankë azere në 2012-ën).

Është pjesa e dytë e mesazhit të ambasadorit Arvizu dhe i Këshillit Mbikëqyrës, ku llogjika çalon. Janë të gjithë punonjës të emëruar nga Guvernatori Fullani ose nga vartës të tij njerzit që, me moskryerjen siç duhet të detyrës, i krijuan mundësinë një kqebërësi që të vjedhë 7 milion dollarë mu në thesarin e bankës. Janë njerëz që Mbikëqyren nga Guvernatori Fullani dhe Këshilli Mbikëqyrës ata që duhet të kryejnë auditin e brendshëm në mënyrë periodike, për të diktuar nëse diçka mungon në thesar. E pikërisht për këtë arsye, guvernatori/këshilli Mbikëqyrës kanë një përpgjegjësi të madhe për vjedhjen 7-milion dollarëshe brenda institucionit të tyre. Jo se ato 7 milionë dollarë të vjedhura do ta falimentojnë Bankën e Shqipërisë – ato përbëjnë më pak se 1% të aseteve aktive të bankës. Ndërsa vjedhja spektakulare, si akt, si dhe papërgjegjshmëria e guvernatorit/këshillit Mbikëqyrës në lidhje me të, kanë falimentuar besimin e popullit tek i gjithë sistemi bankar.

Kjo është një gjë që s’e meriton as sistemi bankar dhe as populli shqiptar. Dhe ky i fundit do ta ketë rastin të flasë me zë të dëgjueshëm në shtator, kur të rimblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Kuptohet, në qoftë përfaqsuesit e vet do të jenë të gatshëm ta përcjellin shqetësimin e popullit në Kuvend…

http://respublica.al/opinion/2014/08/19/sidoqofte-fullani-co-duhet-te-ikin

6 komente në “Sidoqoftë, Fullani & co. duhet të ikin…”

  1. MOS E PUBLIKO PO DESHE says:

    hajde fullani and co shume mire e ke thene
    duhet te ikin me ptjt
    http://bit.do/fullani-co

  2. qytetar says:

    Jo mor zotri jo, nuk e ka rruajtur banka stabilitetin financjar ne vend, apo kursin e kembimit. Jemi ne nje treg te lire ku kerkesa per euro ose fuqia blerse e saj varet nga futjet dhe daljet. Sa me shume euro te futet ne vend aq me i fort eshte leku dhe e kunderta. Kjo futja ka ardhur fal sklleverve emigrante qe punojne nate e dite per te ber diçka ne vendin e tyre dhe per te mbajtur me buke familjet atje. E dyta kur ka munguar kjo futje qeverit shqiptare na kane shitur çdo prone tonen dhe me keq akoma na kane futur edhe ne borxhe qe ti sot ashtu si i gjithe populli shqiptar quhesh nje skllav i kreditoreve financjare! Mallkuar qofte fulHajni dhe klasa jone politike se bashku me ju medioker analiste e gazetare qe perhapni kancerin e dizinfomimit ne popull!!!

  3. Zacja says:

    Kish dhe Zalua diqka per te then… Ky qe ben sondazhe me porosi. Ik more sharlatan.

  4. emiilio says:

    Jo mor zotni e keni gabim,Fullanet dhe Sadik Llullet duhet ti bashkohen ne qeli Hysen Gashit, jo te ikin sepse kta kane pare me jetu edhe jashta shtetit si pashallare

  5. faqet says:

    Vendimi dihet per qdo problem ndaj s’esht e nevojshme te bejm trut dhall me debil.

  6. beso says:

    Ore per te larguar nuk largohen vete ata,por a do ti shkarkojne thuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje